Lajme nga vendi
Taravari: Na duhen të paktën 1000 mjekë, urgjentisht dhe pa vonesë

“Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut i mungojnë së paku 1000 mjekë”, theksoi për Zërin e Amerikës ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
Sipas tij, duhen së paku 1000 mjekë, urgjentisht dhe pa vonesë, të paktën deri në fund të vitit të ardhshëm.
“Për të tejkaluar këtë situatë, Qeveria ka marrë vendim që të punësojë 600 specialistë privatë, 300 prej të cilëve deri në fund të këtij viti dhe 300 të tjerë gjatë vitit të ardhshëm. Deri në fund të vitit presim të zgjidhet statusi i 1200 punonjësve të tjerë shëndetësorë, disa prej të cilëve punojnë me kontratë prej 10 vitesh”, theksoi Taravari për VOA.(INA)
Lajme nga vendi
Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare

Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë sot në mëngjes koha e pritjes është rreth 30 minuta, njoftoi sot Lidhje Auto Moto e Maqedonisë.
Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Në rrugët shtetërore komunikacioni zhvillohet pandërprerë, në rrugë të thata.
LAMM informon se nga sot deri më 16 shtator të vitit 2025, në seksionin rrugor Gradsko – Drenovë, e cila është pjesë e rrugës ekspres A1 dhe Korridorit 10d, do të zbatohet regjim i përkohshëm i modifikuar i komunikacionit për shkak të realizimit të projektit “Ndërtimi i seksionit rrugor Gradsko – Drenovë”. Komunikacioni do të ridrejtohet dhe rregullohet me sinjalistikën e duhur për komunikacion.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Lajme nga vendi
Kasami: Përfundon “Tetova n’festë”, 19 ditë, 32 aktivitete kulturore, sportive, koncerte, netë rinore

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka njoftuar se më natën finale të Streetballit, ka përfunduar edhe Vera Tetovare “Tetova n’festë”.
“Me natën finale të Streetballit 3×3 përfundoi edhe Vera Tetovare “Tetova n’festë”! 19 ditë, 32 aktivitete kulturore, sportive, koncerte, netë rinore dhe shumëçka tjetër!
Një falënderim i veçantë për qytetarët dhe mërgimtarët për pjesëmarrjen e tyre gjatë aktiviteteve!
Ju faleminderit nga zemra”, ka shkruar kryetari i Besës, Bilall Kasami.
Lajme nga vendi
QMK: Katër zjarre aktive, dy janë nën kontroll

Qendra për Menaxhim me Kriza informoi sot në mëngjes se në territorin e vendit ka katër zjarre aktive, në komunat Çashkë, Likovë, Studeniçan dhe Makedonski Brod.
Në komunën e Çashkës, mbi Bogomillë po digjet një pyll i përzier, në komunën e Likovës midis fshatrave Vaksincë dhe Sllupçan është djegur një pyll i ulët, në komunën e Studeniçanit, më saktësisht pranë fshatit Dreçavicë, ka zjarr pyjor në male, ndërsa në komunën e Makedonski Brod pranë fshatit Greshnicë po digjet një pyll i degraduar me bimësi të ulët.
Nën kontroll janë zjarret në komunën e Dollnenit, pranë fshatit Strovijë, pas vendit të quajtur Gajdarec – Klepalë, ku është djegur një pyll me bimësi të ulët, dhe në komunën e Zhelinës, në afërsi të fshatit Cerovë, ku po digjet një pyll i përzier.
Sipas informacioneve të QMK-së, në 24 orët e fundit kishte gjithsej 23 zjarre nga të cilat 17 janë shuar.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve