Connect with us

Lajme nga vendi

KOMBËTARJA: OPTIMIZËMI THEKSUAR  PËR NDESHJET NDAJ  LETONISË DHE ISHUJVE FAROE

Published

on

Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut në prag të dy ndeshjeve kundër Letonisë dhe Ishujve Faroe bindshëm mban pozitën e parë në grupin 4 të divizionit C, në edicionin e katërt të UEFA Liga e Kombeve.

Edhe pse është e sigurt se do të përfundojë në pozitën e parë megjithatë ekipi po punon me intensitetin më lartë që në dy sfidat e fundit të arkëton 6 pikë për të arritur suksesin më të madh sa i përket pikëve të fituara  në garat ndërkombëtare me çka në edicionin e radhës të pestin me do të garon në divizionin B, që edhe ishte objektivi i drejtuesve të FFM-së dhe i stafit teknik me në krye Blagoja Milevski. Ekipi edhe mbrëmë ka vazhduar me përgatitjet intensive ku vërtet ka një atmosferë pozitive, kë e pohoi futbollisti sulmuesi Bojan Çurlinov  thotë pikët nga këto ndeshje janë shumë domethënëse.

 “Pavarësisht se jemi të parët, pikët janë të rëndësishme për ne, sepse na çojnë në një vend të parë dominues në grup dhe për një vetëbesim të fortë përpara për të gjitha sfidat e ardhshme. Cilësia individuale nuk është aq e rëndësishme sa cilësia e ekipit, e cila del në sipërfaqe dhe sjell rezultate. Ky  seleksionim i reprezentacionit bazohet në cilësinë e ekipit” – thotë Çurlinov,

Gjoko Zajkov është i bindur se secili futbollist i reprezentacionit do të japë maksimumin në të dyja ndeshjet që të përfundojnë ciklin me  sukses maksimal pa  i nënçmuar ekipet kundërshtare.

 “Po, ne e fituam atë ndeshje, por duhet të dini se Letonia është një kundërshtar shumë i mirë dhe luajti një ndeshje të madhe kundër nesh atëherë. Prandaj tani duhet të jemi shumë më të përqendruar, të japim maksimumin si në mbrojtje ashtu edhe në sulm dhe të konfirmojmë edhe një herë se jemi një ekip më i mirë. Nuk ka asnjë ndryshim për ne nëse luajmë kundër Italisë apo Letonisë. Ne përgatitemi maksimalisht për çdo kundërshtar dhe me të njëjtin synim ndaj të gjithëve – të fitojmë” – thotë qendër mbrojtësi Gjoko Zajkov.

Advertisement

 Reprezentacioni sonte do të zhvilloj seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme kundër Letonisë që fillon në ora 20:45

 Shaban Sinani / TV Koha/

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat