Lajme nga vendi
Zyrtarët policorë në bashkëpunim me punonjës socialë kanë kryer aksion kontrollues për parandalimin e lypësve në zonën e Tetovës dhe Gostivarit
Më datë 12.11.2024, nga ora 11 deri në ora 14, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë dhe DPB Gostivar kanë kryer aksion kontrollues për parandalimin e lypjes në zonën e Stacionit Policor Tetovë dhe Stacionit Policor Gostivar në bashkëpunim me punonjës socialë nga QPS-Tetovë dhe Gostivar. Në orën 13:00, A.J.(22) nga Shkupi është gjetur duke lypur në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, ndërsa në orën 13:30 në kryqëzimin e rrugës ,,Ilinden” me rrugën ,,Gjoce Stojçeski” është gjetur duke lypur K.Sh (28) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, e cila ka qenë së bashku me dy fëmijë të mitur, të cilët janë marrë nga punonjësit socialë. Gjithashtu, në ora 11:10 është gjetur S.T.(38) nga Prilepi duke lypur lëmoshë në bulevardin ,,Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, në ora 11:30 në rrugën ,,Major Çede Filipovski” në Gostivar është gjetur E.A.(36) mga Shkupi dhe në orën 10:30 është gjetur në bulevardin ,,Vëllezërit Gjinoski”. M.A.(21) nga Shkupi. Për ta janë përgatitur parashtresat përkatëse dhe janë dorëzuar te punëtorët e Qendrës për Çështje Sociale – Tetovë dhe Gostivar.
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

