Lajme nga vendi
VLEN: BDI është në panik, ka nevojë për reformim dhe rishikim të programit
Këto ditë morëm vesh pse BDI është në panik dhe me sjellje paranojake dëshiron të shkaktojë desbatilizim. BDI ka marrë tatëpjetën dhe po qëndron në këmbë të qelqta, thuhet në reagimin e VLEN-it.
“Ata destabilizimin po tentojnë ta përdorin si tymnajë për ta mjegulluar gjendjen brenda partisë së tyre. Me instalimet e tyre nëpër çdo institucion kjo parti ka pasur një mision: Mbulimin e krimeve dhe përçarjeve të tyre brenda radhëve të saj. Po si duket gënjeshtrat brenda BDI-së po shpërthejnë si fluska sapuni. S’mund ta mbulosh diellin me shosh andaj ish-zyrtari nga radhët e BDI-së Azem Avdiu shpalosi një të vërtetë të madhe që VLEN e thotë për një kohë të gjatë. BDI ka nevojë për rifreskim të figurave brenda vetes së saj. Nuk mund për një grusht njerëzish të cilët janë bërë milionerë të vuan I gjithë populli shqiptar dhe fati i popullit të diktohet nga disa persona të korruptuar dhe të zhytur në krim. Nuk mund për Soravinë e Drin
Ahmetit të vuan i gjithë populli shqiptarë. Dhoma 161 u është bërë makth, janë në ethe që sms-të të mos dalin në publik si dëshmi e ofertave të pandershme që kishin për të hyrë në qeveri në vend të VLEN me gjysmën e ministrive, pa kryeparlamentarin dhe me premtim për mbështetje në terren për zgjedhjen e maqedonasve për kryetarë të komunave në Strugë dhe Kërçovë në zgjedhjet lokale të vitit
2025. VLEN mjet funksionimi ka bashkëpunimin dhe mbështetjen, prandaj do t’I luftojë mjetet e mbrapshta që instaloi BDI, kushtëzimin e kërcënimin. VLEN ka nevojë për opozitë konstruktive!”, qëndron në komunikatën e VLEN-it.
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

