Sport
LIGA E KOMBEVE: SONTE NË SHKUP PËRBALLJA MAQEDONI – LETONI
Reprezentacioni mbrëmë ka zhvilluara séance e fundit stërvitore para sfidës së sontme që fillon në ora 20 e 45, ndërsa para stërvitjeve u mbajt press konferenca zyrtare ku të pranishëm ishin seleksionuesi Bllagoja Milevski dhe zëvendës kapiteni Stole Dimitrievski . Seleksionuesi Milevski për ndeshjen e sontme para gazetarëve u shprehë tepër optimist pasi ka besim maksimal tek te përzgjedhurit e tij të cilët si gjithmonë japin më të mirën nga vetja e tyre.“Presim një ndeshje krejtësisht tjetër nga ajo e Rigës dhe duhet të hyjmë sa më shumë në ndeshje për të konfirmuar formën tonë të mirë. Këta djem, pavarësisht problemeve nga klubet, gjithmonë e lënë pas dhe gjithmonë japin maksimumin. Ata kanë respektin tim. Karakteri i tyre është në nivelin më të lartë dhe gjithmonë japin maksimumin në stërvitje te klubet. Ata janë në filmin e tyre kur luajnë për Maqedoninë dhe harrojnë gjithçka. Secili ka planin e tij, fokusi është se si do të luajmë. Ne jemi të gatshëm dhe gjithçka do të varet nga ne, vendosim vetë dhe qëllimi është vendi i parë”, tha Milevski.Gardiani i reprezentacionit të vendit tonë Stole Dimitrievski tha se edhe në këtë ndeshje shpreson që porta e tij të mbetet e pa prekur ashtu si në tre përballjet e fundit “Edhe pas kësaj ndeshje dua të ruaj portën e pastër. Nuk ndjejmë presion. Kur them se dua rrjetë të pastër, më sjell lumturi dhe realisht nuk pranoj gol”, tha Dimitrievski.Ndeshja Maqedoni e Veriut – Letoni, luhet sonte me arenën “Todor Proeski” në Shkup, me fillim në ora 20 e 45, ndërsa ndeshja tjetër e këtij grupi Armeni – Ishujt Faroe luhet në Jerevan fillim në ora 18:00. Pas katër xhirove të zhvilluara tabelën e kryeson Maqedonia me 10 pikë, para Armenisë dhe Letonisë me nga 4 dhe Ishujt Faroe me 3 pikë.
Sport
SHKËNDIJA BËN NJË HAP PRAPA NË “BETEJËN” PËR TITULLIN KAMPION!
Në ndeshjen e xhiros së 25-të në Ligën e Parë të futbollit, në Tetovë, Shkëndija zhgënjeu tifozët duke pësuar humbje nga Pelisteri me rezultatin 2 me 1.
Shkëndija bëri një hap prapa në betejën për titullin kampion. Në Tetovë, Pelisteri, mbase shfrytëzoi ditën e keqe të tetovarëve dhe kthehet me tri pikë në Manastir.
Padyshim se suksesit të Pelisterit më së shumti I gëzohen tifozët e Vardarit duke marrë parasysh rivalitetin mes dy skuadrave për titullin kampion.
Ndryshe, në ndeshjen e sotme në Tetovë, të parët avancuan mysafirët me golin e Spirovskit në minutën e 37-të, kurse barazoi Besart Ibraimi në minutën e 43.
Vlen të përmendet se Ibraimi golin e tij të sotëm ia kushtoi bashkëlojtarit Reshat Ramadani i cili pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut në Irlandë.
Kur pritej që Shkëndija në pjesën e dytë ta tregojë në vepër cilësinë dhe domininimin, krahas shumë rasteve, në minutat shtesë të ndeshjes, Pelisteri, përmes Kerimit shënoi edhe golin e dytë dhe të fitores në Tetovë.
Pavarësisht humbjes do të vazhdojë “beteja” për titullin kampion, pasi edhe rezultati I ndeshjes së sotme në Tetovë, por edhe fitorja e Arsimit ndaj Vardarit dëshmojnë se sa e paparashikueshme është Liga e Parë e futbollit.
Gjithashtu edhe “lufta” për ekzistencë ka për të qenë mjaft dinamike, me cka priten edhe ndeshja interesante dhe vendimtare deri në fund të kampionatit.
Sport
BASKETBOLL: OLIMPIAKOSI DHE FENERBAHÇE KRYESOJNË EUROLIGËN
Në Euroligën e basketbollit në kategorinë e meshkujve janë zhvilluar ndeshjet e raundit të 35-të të sezonit 2025/2026. Tabelën e kryesojnë Olimpiakosi dhe Fenerbahçe me nga 23 fitore e 12 humbje
Shtatë fitore të skuadrave vendase dhe tre të atyre mysafire është epilogu i ndeshjeve të raundit të 35-të në Euroligën e basketbollit në kategorinë e meshkujve .
Baskonia ishte surpriza e madhe e javës së 35-të pasi para tifozëve vendas mundi Real Madridin me rezultatin e ngushtë 98-96 . Për Baskomian ishte kjo fitorja e 18 sezonale, ndërsa për Realin ishte disfata e 13 sezonale
Madridin ishte fitorja e vendit të 18-të kundër vendit të 3-të në renditje, por jo vetëm kaq por i pengoi madrilenët të merrnin kreun pasi kryesuesit Fenerbahçe u mund nga Bajerni të mërkurën. Si rrjedhojë përfiton Olimpiakos, që fitoi ndaj Lionit dhe merr kreun në bashkëshoqërim me Fenerbahçen. Fitore surprizë ka shënuar edhe skuadra gjermane Bajerni ndaj kryesuesit ekipit Fenerbahçe me rezultat 85-76. Tre skuadrat që kanë regjistruar fitore në transfertë janë Olympiakosi, Partizani dhe Valencia, ndërsa në të gjitha duelet tjera fitues dolën me meritë skuadrat vendase.
Pas kompletimit të raundit të 35-të renditjen e kryesojnë Olimpiakosi dhe Fenerbahçe me nga 23 fitore e 12 humbje para Real Madridit dhe Valencias që kanë nga 22 fitore e 13 humbje ndërsa në pozitën e pestë dhe të gjashtë janë Hapoel Tel Aviv dhe Zalgiris Kaunas me nga 21 fitore e 14 disfata
Rezultatet e Raundit të 35-të
Baskonia – Real Madrid 98 – 96
Virtus Bologna – Valencia 81 – 94
Lyon Villeurbanne – Olympiakos 74 – 82
Maccabi Tel Aviv – Anadolu Efes 103 – 89
Paris – Milano 103 – 93
Crvena Zvezda – Partizan 82 – 89
Dubai – Monaco 101 – 91
Hapoel Tel-Aviv – Panathinaikos 92 – 88
Zalgiris Kaunas – Barcelona 83 – 71
SHABAN SINANI TV KOHA
Sport
MAKOLLI: KOSOVËN TA PËRFAQËSOJMË SA MË DENJËSISHT NË ARENËN NDËRKOMBËTARE!
Kryetari i Federatës së Kik Boksit të Kosovës, Fatmir Makolli, nderohet me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontributin në sport. Gjatë një prononcimi për Tv Koha, Makolli ka folur edhe për sfidat me të cilat përballet sporti i Kikboksit.
Fatmir Makolli është nderuar me Medaljen Presidenciale të Meritave nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në sportin e Republikës së Kosovës, veçanërisht në kick-box.
‘’Për mua kjo mirënjohje ka qenë një nderë i madh që më është bë dhe punës time dhe rrugës time. Rrugëtimin tim që e kam bë në sport kjo në fund u kurorëzua me këtë medalje dhe besoj që unë kam qenë shumë i nderuam dhe jam i priveligjuar që kam arrit ta kem këtë medalje prej presidentes. Gjithashtu kisha falënderua shumë presidenten për këtë çmim që ma ka nda dhe besoj që kjo tregon që unë 50 vite merrem me sport dhe ia kam kushtua sportit . Besoj që kjo u kurorëza në fund me këtë mirënjohje’ ’ deklaroi Fatmir Makolli
Duke marrë parasysh se sportet luftarake paraqesin sinonim të suksesit sportiv, sipas Makollit sfida kryesore mbetet që Kosova sa më denjësisht të prezantohet në arenën ndërkombëtare.
‘’Me të thënë të drejtën, tani ne nuk kemi shumë sfida, se dihet neve na përkrah gjithmonë ministria e sportit, shteti, e kemi përkrahjen dhe besoj se në arenën ndërkombëtare ku e përfaqësojmë vendin tonë, flamurin tonë dhe shtetin tonë, besoj se ka vend edhe me i pas kushtet edhe më të mira. Besoj që në të ardhmen do t`i kenë sportistët tonë dhe do të na përfaqësojnë sa ma denjësisht në arenën ndërkombëtare’’ tha Fatmir Makolli
Fatmir Makolli, ndër vite, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në sportin e Republikës së Kosovës, fillimisht si garues, veçanërisht gjatë periudhës së gjeneratës së sakrificës në vitet ’90.
Pas luftës, ai vazhdoi angazhimin e tij në sport si kryetar i Federatës së Kick-Box-it të Kosovës, detyrë të cilën e ushtron edhe sot.
-
Lajme nga rajoni1 week agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota1 week ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga vendi2 months ago20-vjecari nga fshati Novo Sellë е Tetovës drejtonte mjetin pa leje i sekuestohet përkohësisht “BMV”

