Lajme nga vendi
Mot i ftohtë, me dukuri të mjegullës në mëngjes. gjatë ditës me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare
Moti në mëngjes do të jetë i ftohtë me dukuri të mjegullës apo vranësirave të ulëta nëpër disa lugina, ndërsa gjatë ditës me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri 1, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 10 deri 16 gradë.
Siç informojnë nga DPHM, në Shkup moti në mëngjes do të jetë i ftohtë me kushte për dukuri tlë mjegullës apo vranësirave të ulëta. Gjatë ditës me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri -3, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 12 gradë.
Të martën moti do të jetë stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit dhe me kushte për paraqitje të mjegullës apo vranësirave të ulëta nëpër disa lugina. Më pas, në ditët në vijim, nën ndikim të serisë së valëve të lagështa ajrore moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me erë, me reshje të kohëpaskohshme të shiut me intenstitet të ndryshueshëm, të cilat në viset malore kohë pas kohe do të jenë me borë.
Nga e mërkura deri të premten do të fryjë erë e përforcuar juglindore dhe perëndimore, ndërsa të shtunën erë e përforcuar veriore.
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

