Lajme nga bota
SHBA-ja e mbyll Ambasadën në Kiev shkaku i rrezikut nga sulmi ajror
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kiev ka pranuar informata për mundësinë e një sulmi të madh ajror të mërkurën, dhe si pasojë do të mbyllet përkohësisht, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit për Çështjet Konsullore.
“Ambasada do të mbyllet dhe punonjësit e Ambasadës janë udhëzuar të strehohen në vend, si masë parandaluese”, tha Departamenti në një komunikatë të publikuar në uebsajtin e Ambasadës amerikane në Kiev.
“Ambasada amerikane i këshillon shtetasit amerikanë të jetë të gatshëm për strehim të menjëhershëm në rast se njoftohet për ndonjë sulm ajror”, tha ajo.
Kjo nuk është hera e parë që Ambasada amerikane në Kiev mbyll dyert nga rreziku i sulmeve ajrore.
Ky njoftim vjen një ditë pasi Ukraina i përdori raketat amerikane me rreze të gjatë, ATACMS, për të kryer sulme në tokën ruse, duke e shfrytëzuar lejen që administrata në largim e presidentit amerikan, Joe Biden, ia tha në ditën e 1.000-të të luftës.
Rusia ka muaj që e paralajmëron Perëndimin se, nëse Uashingtoni e lejon Ukrainën të hedhë raketa amerikane, britanike dhe franceze thellë brenda Rusisë, atëherë Moska do t’i konsiderojë këto vende anëtare të NATO-s si të përfshira drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha në tetor se Moska do të përgjigjet, nëse Ukraina sulmon me armë amerikane thellë brenda Rusisë.
Të martën, Putini e ndryshoi doktrinën bërthamore të Rusisë, duke e rritur rrezikun për sulme bërthamore në një kohë kur tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit kanë arritur pikën më të lartë në 50 vjetët e fundit.
Lajme nga bota
Çmime rekord të karburantit në Gjermani, një litër naftë në disa pompa arrin deri në 3 euro
Pavarësisht masave të qeverisë gjermane për të parandaluar rritjen e çmimeve të karburantit , disa derivate të tilla si nafta arritën çmime rekord historik të enjten përpara festave të Pashkëve.
Çmimi mesatar i një litri naftë në stacionet e benzinës në Gjermani u rrit në një rekord prej 2.32 eurosh të enjten, dhe në disa vende madje edhe 3 euro, njoftoi Klubi Gjerman i Automobilave (ADAC). I gjithë super çmimi është gjithashtu më i larti ndonjëherë me 2.19 euro.
Kjo tejkaloi rekordin e vendosur në mars të vitit 2022, kur çmimet u rritën për shkak të luftës në Ukrainë.
Aktualisht, po diskutohet mundësia e futjes së lehtësirave shtesë tatimore për udhëtimet me makinë, si dhe ulja e taksave mbi produktet energjetike, siç është rasti me disa vende të tjera të BE-së.
Pak ditë më parë, Polonia njoftoi se do të “monitoronte” dhe nëse do të ishte e nevojshme të reagonte ndaj fenomenit në stacionet e benzinës në zonën kufitare me Gjermaninë, ku ka pasur mungesa ditët e fundit për shkak të mbërritjes masive të shoferëve gjermanë në Poloni, ku karburanti është shumë më i lirë.
Ministri gjerman i Financave dhe zëvendëskancelari Lars Klingbeil (Partia Socialdemokrate e Gjermanisë SPD) u dërgoi një letër disa ministrive të enjten duke kërkuar masa urgjente për të parandaluar rritjen e çmimeve të energjisë dhe inflacionin.
Lajme nga bota
Çmimi i naftës rritet pasi Trump paralajmëron vazhdimin e sulmeve ndaj Iranit
Çmimet e naftës rriten dhe tregjet bien pasi presidenti amerikan Donald Trump thotë se ShBA-ja do ta godet Iranin “jashtëzakonisht fort” në një fjalim televiziv nga Shtëpia e Bardhë.
Në fjalimin e tij, Trump u bëri thirrje aleatëve të “grumbullojnë guximin” për të siguruar transportin detar në Ngushticën e Hormuzit, duke argumentuar se ShBA-ja nuk ka nevojë për të, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv
Çmimet e naftës u rritën në 106 dollarë për fuçi dhe aksionet ranë në Azi, një rajon ku shumë vende varen shumë nga nafta e Lindjes së Mesme.
Lajme nga bota
Hapësira ajrore e Spanjës mbyllet për avionët e SHBA
Spanja ka ndërmarrë një hap të fortë politik dhe ushtarak ndaj Shteteve të Bashkuara, duke mbyllur hapësirën e saj ajrore për avionët amerikanë që lidhen me operacionet ushtarake kundër Iranit.
Lajmi është raportuar nga gazeta spanjolle El Pais, e cila citon burime ushtarake.
Ky vendim vjen pasi më herët Madridi kishte refuzuar përdorimin e bazave të përbashkëta ushtarake në Rota dhe Moron nga ana e SHBA-ve.
Sipas raportimeve, ndalimi i hapësirës ajrore nuk përfshin situatat emergjente, por detyron avionët ushtarakë amerikanë të devijojnë rrugët drejt Lindjes së Mesme.
Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka qenë ndër zërat më kritikë ndaj operacioneve ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, duke i cilësuar ato si të paligjshme dhe të rrezikshme.
-
Lajme nga rajoni1 week agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota1 week ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga vendi2 months ago20-vjecari nga fshati Novo Sellë е Tetovës drejtonte mjetin pa leje i sekuestohet përkohësisht “BMV”

