Connect with us

Lajme nga rajoni

Misteri i zhdukjes së australianit në Valbonë/ Zbulohen detaje të reja, mesazhi i fundit me mikeshën e tij, dyshohet se është ngrënë nga…

Published

on

Vijon të jetë mister zhdukja në Shqipëri e alpinistit australian Cameron Twiss.

Sipas Daily Mail, ai dyshohet se mund të jetë vrarë nga një ari.

28-vjeçari nga Australia e Jugut u pa për herë të fundit më 13 tetor pasi u nis në një shteg 17 km midis Valbonës dhe Thethit në Alpet Shqiptare, një zonë e ngarkuar për turistët.

Twiss thuhet se po udhëtonte vetëm pa një udhërrëfyes.

Policia dhe vullnetarët e Shërbimit të Kërkimit dhe Shpëtimit Malor të Shqipërisë dhe Kosovës kaluan dy javë duke kërkuar në këmbë, me helikopterë dhe me drone për australianin e zhdukur.

Të shtunën, një vullnetar i Shërbimit Shqiptar të Kërkimit dhe Shpëtimit tha se Tëiss mund të jetë sulmuar nga një ari i murrmë.

Sulme të tilla janë jashtëzakonisht të rralla, pasi janë 200 grabitqarë ende në natyrë, por disa nga kafshët dihet se janë në afërsi të shtegut.

Advertisement

Udhërrëfyesi turistik Arben Kola i tha Adelaide Advertiser se fillimisht mendoi se zoti Twiss mund të ishte çorientuar në një udhëkryq të ndërlikuar në shteg.

Megjithatë, ekipet e kërkimit dhe shpëtimit kanë përcaktuar se Twiss kishte ndjekur rrugën e duhur përpara se të zhdukej.

“Kjo vetëm shton misterin,” tha zoti Kola.

Tëiss është rasti i dytë në dy muaj, pasi një burrë lituanez u zhduk në shtator.

Pasi u ngrit alarmi, autoritetet zbuluan sendet dhe pasaportën e Twiss në hotelin e tij në qytetin e Shkodrës.

Advertisement

Purnima Flanagan, një mike e Twiss, ka ndarë mesazhet e saj të fundit me të zhdukurin.

Në mesazhin e fundit të dërguar, Twiss tha se po pinte vodka me një ‘shqiptar të rastësishëm’.

“Ai ishte udhëtari i përsosur dhe gjithmonë bënte miq kudo që shkonte”, tha ajo.

Flanagan tha se Twiss ishte nisur në shtegun e Valbonës me një grup turistësh nga qyteti, por një rrugë të shkurtër vendosi ta bënte vetëm.

Vetëm pasi mesazhet e saj mbetën pa përgjigje, mësoi se ai ishte zhdukur.

Advertisement

“Unë thjesht nuk e kuptoj se si askush nuk mund të kishte parë apo dëgjuar asgjë. Besoj se ai kishte bërë miq në atë qytet, ai ishte një alpinist me përvojë dhe ishte i mirë me drejtimin”, tha ajo.

Përpjekjet zyrtare të kërkimit u ndërprenë më 3 nëntor.

Në qytetin e Thethit, alpinistët holandezë me përvojë Gido dhe Stella i thanë The Advertiser se kishin parë fletushka të personave të zhdukur si për Tëiss ashtu edhe për udhëtarin lituanez, ata u shqetësuan se ishte lojë e keqe.

“Në fillim po mendoja, “Oh a kishte ndonjë rrëmbim këtu”, ose diçka e tillë”, tha Stella.

“Unë mendoj se është gjithmonë e rrezikshme në male, veçanërisht kur je lart … një hap mund të jetë fatal”, tha Gido.Top Channel

Advertisement

Lajme nga rajoni

Sot varoset studentja 25-vjeçare nga Gjakova ‘Pusho e qetë në Parajsë, dritë e syve të mi’! Babai rrëqeth me fjalët e ndjera për bijën e humbur

Published

on

Babai i Daorsa Spahijës, studentes 25-vjeçare nga Gjakova, e cila u gjet e vdekur të mërkurën mbrëma në Tetovë, ka shpërndarë një postim emocionues në rrjetet sociale pas humbjes tragjike të vajzës së tij.

Në postimin e tij, ai ka ndarë një fotografi të së bijës dhe ka shkruar: “Pusho e qetë në Parajsë, dritë e syve të mi”. Ky mesazh ka prekur thellë zemrat e miqve dhe të njohurve të familjes, të cilët e kanë shprehur ngushëllimin dhe solidaritetin e tyre.

Vajza e ndjerë, Daorsa, do të varroset sot në varrezat e qytetit të Gjakovës, në orën 14:00. Familja dhe të afërmit do të mblidhen për ta nderuar dhe kujtuar të dashurën e humbur, ndërsa qyteti i Gjakovës ka shprehur mbështetje për tragjedinë që ka goditur këtë familje.

Për momentin, ende nuk janë dhënë detaje të plota mbi shkakun e vdekjes së Daorsa Spahijës, por hetimet vazhdojnë.

Continue Reading

Lajme nga rajoni

Sot varrosen dy vëllezërit e vrarë në Malishevë

Published

on

Driton dhe Naim Morina, dy vëllezërit që mbetën të vrarë në fshatin Gollubovc të Malishevës, do të varrosen sot nga ora 16:00.

Lajmi u bë i ditur përmes rrjeteve sociale nga familjarët e viktimave.

Vëllezërit dyshohet se u vranë nga dhëndri i tyre, Astrit Isufi, i cili u arrestua sot nga Policia e Kosovës dhe aktualisht po trajtohet në QKUK.

Continue Reading

Lajme nga rajoni

E rrahu ditën e Bajramit, i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë e kishte paralajmëruar gruan e tij se ‘nëse ndahesh do ta vrasë familjen’

Published

on

Rrahje me kabllo, kërcënime se do t’i vrasë familjen, paralajmërime se mbante armë në të kaluarën, KALLXO.com ka arritur që të zbuloj detaje për ngjarjen që ishte regjistruar në mars të këtij viti e ku viktimë ishte gruaja e tashmë tëdyshuarit kryesor për vrasjen e vëllezërve Morina në Malishevë.

KALLXO.com raportoi më 06.11.2025, se ndaj Isufit kishte pasur një aktakuzë në prill të këtij viti për dhunë në familje e kanosje.

Për këtë ngjarje KALLXO.com zbuloi se ekzistonte edhe një vendim i Gjykatës Themelore të Prishtinës për çka e dënonte Isufin për rrahjen dhe kërcënimin e bashkëshortes së tij.

E madje ngjarja shkon edhe më larg kur vendoset që dënimi i Gjykatës së Prishtinës të ndryshohet nga Gjykata e Apelit, dënimi ulet duke vlerësuar se ka arritur efektin e përgjegjësisë së të dënuarit.

Isufi ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës më 07.04.2025. Në vendimin që ka siguruar KALLXO.com jepen detaje të ngjarjes së dhunës në familje dhe kanosjes ndaj bashkëshortes së tij.

Advertisement

Dosja përshkruan se Astrit Isufi më 30 mars 2025, rreth orës 15:00 por edhe në të kaluarën kishte rrahur gruan e tij e kishte kërcënuar që nëse ndahet nga ai do t’ia vrasë familjen.

Ky paralajmërim është theksuar edhe në dosjen e gjykatës për vendimin që i ishte dhënë me burgim.

E rrahu gruan në ditën e festës së Bajramit

Më 30 mars 2025, Astrit Isufi sipas dosjes së gjykatës rreth orës 06:00 të mëngjesit përderisa gruaja e tij e kishte përgatitur drekën e festës së Brajramit, i pandehuri ishte zgjuar nga gjumi e kishte thirrë gruan e tij dhe e kishte goditur me peshqir në trup duke i kërkuar të njëjtës që t’i zgjoj fëmijët nga gjumi.

Gruaja kishte shkuar të fëmijët por ata nuk ishin zgjuar e ishte kthyer sërish te Astrit Isufi për t’i treguar. Dosja që ka siguruar KALLXO.com tregon se Astrit Isufi ishte nervozuar e më pas kishte nisur ta sulmoj gruan e tij me shuplakë e grushte në fytyrë e trup.

Advertisement

Disa orë më vonë, kur Astrit Isufi ishte kthyer në shtëpi pasi kishte shkuar të përshëndes familjarët për festën e Bajramit, kishte kërkuar ushqim nga gruaja e tij dhe kjo e fundit i kishte thënë se mungonte një produkt ushqimor e kjo më pas sërish kishte qenë një sherr i cili shkaktoi dhunën fizike të dytë brenda ditës nga Astrit Isufi te bashkëshortja e tij.

Dosja shpjegon se kur kishte marrë vesh Astriti se mungon një produkt, i kishte marrë pjatat e ushqimit dhe i kishte gjuajtur në tokë e më pas e kishte kap gruan e tij për dore e kishte tërhequr zvarrë e kishte futur brenda dhomës dhe kishte nisur ta qëlloj me një kabllo të rrymës në pjesë të ndryshme të trupit.

Në ato momente vajza e tyre kishte hyrë brenda dhomës dhe i kishte kërkuar babait të saj të ndaloj sepse ‘po e mbyste nënën’.

Ani pse kishte kërkesë nga vajza, dosja shpjegon se Astrit Isufi nuk kishte ndaluar deri sa i është dukur mjaftueshëm se e ka rrahur të dëmtuarën në këtë rast gruaja e tij dhe më pas e kishte larguar nga shtëpia.

Në po të njëjtën ditë, Astrit Isufi sipas dosjes që ka siguruar KALLXO.com e kishte kërcënuar gruan e tij dhe e kishte paralajmëruar se nëse ndahet nga ai do t’ia vrasë gjithë familjen.

Advertisement

“Ti nuk guxon me u nda me mua, se ka me ta vra familjen, ka me t`i faru krejt”- përshkruhet kërcënimi që i kishte bërë Astrit Isufi, gruas së tij më 30 mars 2025.

Kjo situatë të njëjtës i kishte shkaktuar ankth, frikë dhe pasiguri për jetë.

Më krejt këto veprime që Astrit Isufi kishte kryer ndaj gruas së tij, Gjykata në Prishtinë- Dega në Drenas, kishte dënuar të njëjtin me burg në kohëzgjatje me 154 ditë dhe 300 euro gjobë për dhunë në familje ndërsa për kanosje ishte gjobitur me 500 euro.

Xhelozia shkak i dhunës në familje  

Pa telefon, duke përjetuar dhunë të vazhdueshme fizike, gruaja e Astrit Isufit në deklarimin e saj në seancën për caktimin e paraburgimit kishte thënë se burri i saj nuk i kishte lejuar telefon, nuk ka mundur më herët të raportoj dhunën në familje sepse nuk kishte mundësi, burri i saj ishte xheloz dhe i njëjti nuk ia kishte dashur familjen gruas së tij dhe i kishte thënë shumë herë që ‘nuk kanë çka lypin këtu’.

Advertisement

KALLXO.com zbuloi se gruaja kishte informuar organet e rendit muaj më parë se burri i saj kishte një armë të cilën e posedonte kohë më parë.

Ajo pas ngjarjes kishte qëndruar te familja e saj ndërsa fëmijët te babai për shkak që të mos ndërpritej shkollimi i tyre.

Për vendimin e Themelores, Astrit Isufi ishte ankuar në Apel

Astrit Isufi ishte dënuar me rreth 5 muaj nga Gjykata Themelore e Prishtinës ndërsa Gjykata e Apelit kishte bërë ndryshim të vendimit të shkallës së parë duke i ndryshuar edhe kohëzgjatjen e dënimit nga 5 në 3 muaj për rrahjen brutale të gruas së tij si dhe kërcënimet ndaj të njëjtës.

KALLXO.com zbulon se Gjykata e Apelit më 26.06.2025 kishte marrë vendim që të aprovoj ankesën e mbrojtësit të Astrit Isufit.

Advertisement

Gjykata e Apelit kishte vendosur që në total t’i jap Astrit Isufit dënim me burg 3 muaj dhe gjobë prej 300 euro për dhunë në familje ndërsa nuk kishte ndryshuar dënimin me gjobë për veprën penale të kanosjes.

Për vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, kishte bërë ankesë avokati i Astrit Isufit, Muhamet Binaku. Në përgjigjen në ankesë ishte paraqitur edhe përfaqësuesi i gruas së Astritit, Faik Morina duke treguar se gruaja ishte kthyer në shtëpinë e përbashkët me Astritin në Komoran te fëmijët e saj më 22.04.2025 me marrëveshjen e dy palëve të familjes.

Gjykata e Apelit kishte mbajtur edhe seancën e kolegjit dhe kishte shqyrtuar ankesën e cila nuk ishte për shkelje esenciale të vendimit por për ndryshimin e saj. Mbrojtësit e dy palëve në këtë rast Astrit Isufit dhe gruas së tij kishin mbështetur kërkesën që të shqiptohej një dënim alternativ siç është ai me kusht.

Gjykata e Apelit kishte shqyrtuar të gjithë situatën dhe kishte ardhur në përfundim që t’i ulte dënimin me burgim të dënuarit Astrit Isufit nga 5 muaj në tre muaj burgim duke shtuar se ky dënim është më i butë është në harmoni me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore të kryerjes së veprës penale me shkallën e përgjegjësisë së të akuzuarit dhe kjo do të shërbej si preventivë gjenerale.

Kush është Astrit Isufi

Advertisement

Astrit Isufi deri më tani dyshohet se është i dyshuari kryesor për vrajsen e dy vëllezërve të gruas së tij në fshatin Gollubovc të Malishevës.

Deri më tani ende nuk janë të qarta rrethanat që çuan deri te vrasja por që nga Policia është konfirmuar se i njëjti është i plagosur po ashtu.

Në vendin e ngjarjes ishin gjetur dy armë ndërsa për më shumë se 15 orë, Isufi ishte në arrati ndërsa u arrestua më 07.11.2025 në fshatin Plloçicë.

Ai aktualisht ndodhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës duke marrë tretman mjekësor ndërsa gjendja e tij është stabile.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat