Connect with us

Lajme nga vendi

Pas diplomacisë, ish-ministri Osmani i kthehet kirurgjisë së avancuar

Published

on

Ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, duket se i është kthyer në plotni profesionit të tij prej kirurgu.

Kështu lë të kuptojë një fotografi e tij, të cilin e ka shoqëruar me një dedikim falënderues ndaj një spitali në Oslo, për mundësinë e trajnimit në kirurgjinë robotike.

”Mirënjohës për mundësinë e trajnimit në kirurgjinë robotike për trajtimin e kancerit në spitalin prestigjioz Ulleval në Oslo.

Kjo teknologji moderne po revolucionarizon saktësinë kirurgjikale dhe shërimin e kancerit.

Kirurgji Robotike Trajtimi i Kancerit Spitali Ulleval”, shkruan ish-kryediplomati në facebook.

Advertisement

Bujar Osmani mban titullin specialist Kirurg në Kirurgji Digestive dhe njëkohësisht ushtronte edhe detyrën shtetërore si Ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut.

Lajme nga vendi

VLEN: Salla “Boris Trajkovski” sot kumbon nga NJË ZË shqiptar!

Published

on

Sot, koalicioni VLEN do të mbajë konventën zgjedhore në sallën më të madhe të vendit, “Boris Trajkovski” në Shkup, ku do të promovohen kandidatët për kryetarë komunash dhe do të shpaloset vizioni i fitores së 19 tetorit.

Kjo ngjarje nuk është vetëm një tubim politik, por një manifestim i unitetit, vendosmërisë dhe energjisë së re që ka përfshirë shqiptarët kudo në Maqedoninë e Veriut.

Në këtë konventë, që do të jetë më e madhja ndonjëherë, ku mijëra qytetarë do të bashkohen për të treguar se shqiptarët janë më të fuqishëm kur janë të bashkuar dhe se ndryshimi është tashmë i pakthyeshëm.

VLEN u bën thirrje të gjithë shqiptarëve, të rinj e të moshuar, gra e burra, punëtorë, studentë, intelektualë dhe mërgimtarë, të jenë sot NJË ZË në sallën “Boris Trajkovski”. Zëri i shpresës, i dinjitetit dhe i fitores.

Më 19 tetor, shqiptarët do ta vulosin përfundimisht rrugën e re të politikës së pastër, të përgjegjshme dhe dinjitoze. Sot është dita që ky zë të dëgjohet fuqishëm nga Shkupi deri në çdo cep të vendit.

Advertisement

Sepse VLEN është ndryshimi, VLEN është e ardhmja, VLEN është fuqia e bashkimit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

MASH-i rrit mbështetjen për nxënësit e talentuar, do të financoj pjesëmarrjen e tyre në garat ndërkombëtare

Published

on

Sukseset e të rinjve tanë gjithmonë ngjallin emocione të fuqishme dhe inkurajojnë besimin se kemi duar të sigurta ku mund ta lëmë Maqedoninë dhe të besojmë në një të ardhme më të mirë. Prandaj, e rritëm mbështetjen ndaj të talentuarve, në mënyrë që ata të ndiejnë kujdes të mjaftueshëm nga shteti, të qëndrojnë këtu dhe të kontribuojnë në zhvillimin e tij.

Kështu deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në konferencën e organizuar nga Instituti i Kimisë pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup, ku u prezantuan sukseset e nxënësve dhe mentorëve të tyre të arritur në olimpiadat ndërkombëtare shkencore në fushën e kimisë gjatë këtij viti kalendarik.

“I ndjek pjesëmarrjet e të gjithë të rinjve tanë në garat ndërkombëtare, dhe e udhëhequr nga sukseset tuaja dhe të gjeneratave para jush, ndjeva detyrë të angazhohem. Ndërsa Qeveria më dha mbështetje dhe së bashku e zgjidhëm sfidën që zvarritej nga e kaluara dhe që e vënë në pikëpyetje pjesëmarrjen e përfaqësuesve maqedonas në gara të mëdha ndërkombëtare për nxënës. Nga ky vit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbulon plotësisht shpenzimet për udhëtim dhe regjistrim të nxënësve dhe mentorëve të cilët do të kualifikohen në olimpiadat ose garat ndërkombëtare shkencore. Krijuam zgjidhje sistematike dhe askush më nuk do të ketë sfida financiare për të udhëtuar dhe për të përfaqësuar vendin e vet“, tha Janevska.

Në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë që u mbajt këtë vit në Dubai, nxënësit nga Maqedonia fituan nga një medalje të argjendtë dhe të bronztë, si dhe një mirënjohje , ndërsa në olimpiadën ndërkombëtare “Mendeleev” në Belo Horizonte të Brazilit fituan dy medalje të bronzta.

“Këta fëmijë janë pjesë e atij brezi që ne besojmë se mund të sjellin kohë më të mira. Sepse e vlerësojnë diturinë, për t’u avancuar vazhdimisht, ata e dinë se shkenca është shtyllë e prosperitetit”, tha Janevska.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

“Gjatë hapjes së një shtabi në Tetovë, dëmtohet gjelbërimi i parkut”

Published

on

Drejtori i ndërmarrjes Publike Komunale të Tetovës Samet Bislimi ka akuzuar se gjatë hapjes së një shtabi në Tetovë është dëmtuar gjelbërimi i parkut përpara tij, por edhe kanë lënë një grumbull mbeturinash në park. Bislimi, sot bashkë me disa punëtorë të kësaj ndërmarrje, dolën edhe në terren për ta rregulluar dëmin e bërë ndërsa paralajmëroi edhe dënime për ata që kanë dëmtuar gjelbërimin në park.

“Manifestimin që e patën mbrëmë këtu, e kanë shkatërruar këtë park që jemi munduar ta rregullojmë dhe mirëmbajmë. Apeloj që të gjithë të rinjtë të bëhemi bashkë që të kemi një qytet më të pastër dhe më të bukur, dhe jo ta shkatërrojmë në këtë mënyrë. Ne rastin e kemi paraqit edhe në inspektoratin komunal edhe në policinë e Tetovës dhe presim të ketë edhe dënim për këtë dëm që kanë bërë”, deklaroi Samet Bislimi. Drejtor i NPK “Tetova” Tetovë.
Continue Reading

Më të lexuarat