Lajme nga vendi
Durmishi: Çmime më të ulëta të mbi 650 produkteve në “Shportën e Vitit të Ri”
Pas më shumë se një muaj konsultimesh me biznesin, sot shpallëm “Shportën e Vitit të
Ri”, të cilën e paralajmëruam për qytetarët gjatë festave të Vitit të Ri.
Ndjej kënaqësi të madhe meqë kjo “Shportë e Vitit të Ri” është diçka shumë më ndryshe nga masat e
deritanishme që janë miratuar me qëllim të mbrojtjes së standardit të qytetarëve.
Është ndryshe sipas asaj se në vend se ne si Ministri e Ekonomisë dhe Punës dhe Qeveria të
marrim vendime për ngrirjen dhe kufizimin e çmimeve dhe marzheve, dhe zgjidhjeve të
tjera jo të tregut në mënyrë që të ndikojmë në uljen e çmimeve të produkteve themelore
ushqimore, në bashkëpunim me odat ekonomike me prodhuesit, shpërndarësit dhe
tregtarët, sot kemi “Shportën e Vitit të Ri” që rezulton pikërisht nga biznesi”, tha ministri
Besar Durmishi në prezantimin e sotëm të “Shportës së Vitit të Ri” në Qeverin me
kryetarin e Qeverisë Hristijan Mickoski.
“Kjo iniciativë për “Shportën e Vitit të Ri” u iniciua nga prodhuesit, shpërndarësit dhe
tregtarët e produkteve ushqimore dhe produkteve alkoolike dhe joalkoolike të cilët u
ofruan të dorëzojnë listë të produkteve të tyre më të shitura gjatë festave të Vitit të Ri që
do të shiten me aksion me çmime më të ulëta prej 10 e më shumë për qind.
Shporta konsumatore e Vitit të Ri është ulje aksioni në çmimet e produkteve të caktuara
ushqimore, pijeve alkoolike dhe joalkoolike që do të jetë e vlefshme për një muaj,
respektivisht në periudhën nga 15 dhjetori i vitit 2024 deri më 15 janar të vitit 2025, një
kohë kjo kur përfshihen disa festa.
Me uljen e aksionit të çmimeve janë përfshirë produktet themelore ushqimore
nga grupe të ndryshme të produkteve (bukë dhe drithëra, produkte buke, mish
dhe përpunime të mishit, peshk, qumësht dhe produkte të qumështit, produkte konditore,
fruta dhe perime të freskëta, të ngrira dhe të konservuara, pije joalkoolike
(të gazuara dhe të pagazuara), pije alkoolike (verë dhe birrë), etj.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

