Connect with us

Lajme nga vendi

SKIJIM: KUPA E  SHARRIT PRIORITET I FEDERATËS SË SKIJIMIT

Published

on

Federata e skjimit të Maqedonisë së Veriut  ka hartuar plan program për fillimin e sezonit të ri të skijimit, ndërsa prioritet  i saj mbetet organizimi i garës ndërkombëtare ‘’Kupa e Sharrit 2025’’ dhe disa garave për grup moshat e reja

 Sezoni i  ri sporteve dimërore  në veçanti atij të skijimit këtë  vit me kohë ka  filluar në të gjitha qendrat e njohura të  skijimit me  garat  e  nivelit  botërorë , ndërsa  përgatitjet e  duhura  për  fillimin e  sezonit  të  ri 2024/2025  të  skijimit  i ka  bërë edhe  Federata e  skijimit  të Maqedonisë së Veroiut. Nënkryetari  Dardan Dehari tha se  Federata hartua planin  e  saj  dhe  përgatitjet  intensive  fillon nga  jave  ardhshme kur  edhe  do të  fillojnë  me  gara, ndërsa  pritet edhe kësaj radhe  mbetet  organizimi i garës  ndërkombëtare për  sendor Kupa e Sharrit   edhe  pse çdo gjë varet nga kushtet  klimatike  dhe sasia e borës në shtigjet e Qendrës turistike dimërore Kodra e Diellit.

  ‘’Vitin e kaluar  ishim shumë pranë organizimit  sepse  kishim edhe një plan B që të shkojmë në një shtet fqinjë  që ta organizojmë mirëpo edhe atje kushtet klimatike nuk na  premtuan dhe mbeti  pa u organizuar. Mendoj që këtë vit  do të  arrijmë që ta organizojmë . Është çështja më shumë te kushtet klimatike se sa te  organizimi i Federatës dhe klubeve  apo elementeve të  cilat  duhen për të organizua një garë. Mendoj  që me ata  jemi të gatshëm dhe të përgatitur  që ta realizojmë. Neve kemi dëshirë që kupa e  Sharrit të organizohet aty ku e ka vendin në Kodrën e Diellit. Prandaj  pikë pyetja më e madhe janë kushte  klimatike bora’’ Tha  nënkryetari Federatës së skijimit Dardan Dehari

  Krahas  garave  që  do të organizohen në  qendra  të  ndryshme  dimërore, nënkryetari Federatës së skijimit  Dardan Dehari  premtoi  se gara vendore  do të organizohen edhe  në shtigjet e  Kodrës së Diellit.

‘’Po, ne  kemi bërë një plan program për garat  republikane kryesisht janë ato për moshat e ultë d.m.th për fatosa, pionier  të ri, pionier të vjetër. Kemi hartua edhe një program për gara  ndërkombëtare të  cilat  do të jenë krahas  Kupës së Sharrit dhe mendoj  që nëqoftëse Kupa e Sharrit do të organizohet  e cila është prioritet njëkohësisht do të organizohen edhe garat tjera ndërkombëtare në vendin tonë’’  tha  nënkryetari Dardan Dehari.

Advertisement

Aktualisht në Kodrën e Diellit   ka  një sasi  sado pak të bollshme  që  klubet  dhe shkollat e skijimit të  fillojnë me përgatitje të garave  të tyre  që kanë program për sezonin e ri. SHABAN SINANI TV KOHA

 

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat