Connect with us

Lajme nga vendi

Filloi debati parlamentar për Propozim – buxhetin për vitin 2025

Published

on

Kuvendi në kuadër të seancës plenare të 22-të sot ka filluar debatin pesëditor për Propozim-buxhetin për vitin 2025.

Në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, në seancë deputeti gjatë debatit mund të flasë më shumë herë në kohëzgjatje prej gjithsej 20 minuta, ndërsa koordinatori i grupit parlamentar gjithsej 30 minuta. Përfaqësuesi i Qeverisë mund të flasë më shumë herë, por jo më shumë se 30 minuta.

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska para deputetëve theksoi se viti i ardhshëm do të jetë vit i investimeve.

Të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 358,8 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në nivel prej 400,2 miliardë denarë. Deficiti buxhetor, ndërkaq me shumë absolute prej 41.350 milionë denarëve apo 4 për qind nga BPV-ja.

Inflacioni pritet të ulet në 2,2 për qind si rezultat i stabilizimit të çmimeve të produkteve themelore ushqimore dhe të energjensëve në tregun ndërkombëtar, ngadalësimi i inflacionit të huaj efektiv dhe presionit më të matur nga inflacioni bazik. Për eksportin projeksione për rritje prej 4,2 për qind, ndërsa për importin prej 4,4 për qind.

Advertisement

Për investime kapitale janë planifikuar 50,5 miliardë denarë, si dhe 349,6 miliardë denarë për shpenzime rrjedhëse, si pagesa të rrogave, për pensione, të drejta sociale, subvencione në bujqësi, mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të kategorive të ndjeshme të qytetarëve dhe për ekonominë…

Shpenzimet për rroga janë në nivel prej 48,1 miliardë denarë dhe shënojnë rritje prej 8 për qind, ndërsa për mallra dhe shërbime 26,2 miliardë denarë me ulje prej 0,5 për qind në strukturën e shpenzimeve të përgjithshme. Për pagesë të pensioneve janë planifikuar 105,5 miliardë denarë me të cilat sigurohen mjete për rritjen e paralajmëruar të pensioneve për 2.500 denarë nga marsi i vitit të ardhshëm. Për kompensime të mbrojtjes sociale rreth 14,5 miliardë denarë, për kompensim në të holla në rast të papunësisë 1,6 miliardë denarë, ndërsa për zbatim të politikave dhe masave aktive për punësim 2,3 miliardë denarë. Më shumë mjete janë siguruar për mbrojtje shëndetësore, përkatësisht 52,5 miliardë denarë apo për 10,7 për qind më shumë. Mbështetja në bujqësi është planifikuar në nivel prej 8 miliardë denarëve, përderisa transferet drejt njësive për vetëqeverisje lokale në nivel prej 33,2 miliardë denarëve apo për 2,5 miliardë denarë më shumë.

Më herët, deputetët kanë marrë vendime për zgjedhjen e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Agjencisë për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe vendimin për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit të Prokurorëve publikë. Gjithashtu është votuar nevoja për miratimin e disa ligjeve mes të cilëve ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për fëmijët, Ligjin për furnizime publike, Propozim ligjin për zbatimin e buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025 dhe Propozim ligjin për Sistemin e kontrollit të brendshëm financiar në sektorin publik me procedurë të shkurtuar.

Lajme nga vendi

Garë mes 10 kandidatësh, për kreun e Antikorrupsionit

Published

on

Rreth dhjetë kandidatura kanë mbërritur në Kuvend për shpalljen publike për kryetar të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, e cila përfundon sot, përcjell TV21. Numri përfundimtar do të dihet të hënën, pasi të mbërrijnë edhe ato që janë dërguar me postë. Procedura për këtë shpallje do të vazhdojë pas 3 nëntorit, pra pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.

Të mërkurën, Komisioni parlamentar për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve mbajti seancë, në të cilën formoi Komisionin për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar të KSHPK-së. Anëtarët e Komisionit për përzgjedhje autorizohen të kryejnë përpunimin e të dhënave personale, duke qenë të detyruar të sigurojnë fshehtësinë dhe mbrojtjen e të dhënave në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, për çka do t’i dorëzojnë deklarata Komisionit kuvendor./tv21.tv

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sela ; Arbën Xhaferi ishte më shumë se një politikan ,ishte lisi i madh nën hijen e së cilit ishin të gjithë të tjerët

Published

on

Ishte më shumë se një politikan, ishte mendimtari, vizionari që një jetë të tërë ia përkushtoj kauzës së drejtë, paqës së mirfilltë, të drejtës që kanë shqiptarët si çdo popull tjetër për të qenë bashkë.
Ka të tillë që për nevoja të politikës ditore Arbën Xhaferin me ose pa vetëdije e lëshojnë në një dimension të shëmtuar. Ai sishte antipodi, ishte maja e mendimit politiko-filozofik rreth së cilit krijoheshin antipode. A ishte lisi i madh nën hijen e së cilit ishin të gjithë të tjerët.
Trembëdhjetë vite pa Arbën Xhaferin janë po aq vite jetë me porosite e tij.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Arbën Xhaferin!
Continue Reading

Lajme nga vendi

MPB dhe “Gazeta Zyrtare” të lidhura në mënyrë digjitale! Më e lehtë publikimi i dokumenteve të humbura dhe nxjerrja e të rejave

Published

on

Një platformë e re digjitale lidh Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Gazetën Zyrtare për publikim më të shpejtë të dokumenteve të humbura dhe nxjerrje të të rejave, përcjell TV21. Me këtë zgjidhje, ndalet praktika e mëparshme e shkëmbimit të të dhënave përmes e-mail-it, dhe në bazë të marrëveshjes mes dy institucioneve, procesi kalon në platformën kombëtare për ndërveprueshmëri.

Kështu, Gazeta Zyrtare çdo ditë do t’i marrë automatikisht dokumentet e humbura ose të vjedhura për t’i shpallur të pavlefshme. Pas shpalljes, MPB po ashtu automatikisht i merr nga platforma kombëtare dhe i azhurnon në sistemin e saj të brendshëm, duke i mundësuar qytetarëve të nxjerrin më shpejt dokumente të reja.

Continue Reading

Më të lexuarat