Lajme nga vendi
U nënshkrua marrëveshje për investim afër Kumanovës nga një kompanie zvicerane, mundësi për rreth 200 vende të reja pune
Sot ne po nënshkruajmë një marrëveshje për një investim të ri në vend.
Marrëveshja e ndihmës shtetërore që po nënshkruhet sot parashikon një investim prej të paktën 7 milionë euro në 5 vitet e ardhshme dhe të paktën 200 vende të reja pune. Sipas informacioneve të fundit të marra nga menaxhmenti i kompanisë, investimi do të kalojë këtë shumë minimale për të cilën është e detyruar kontraktualisht.
Plani i investimit përfshin investime në blerjen e tokës, ndërtimin e plotë të impianteve dhe pajisjen e tyre me makineri dhe pajisje për prodhimin e ndërtesave modulare me qëllime të ndryshme. DM Bau International është pjesë e grupit DM Bau – një prodhues zviceran i ndërtesave modulare me mbi 100 vjet histori.
Përveç prodhimit të objekteve të tilla, kompania vepron edhe si kontraktore për to. Me një qarkullim vjetor prej rreth 10 milionë franga zvicerane, mbi 70 punonjës dhe rreth 30 projekte në vit, DM Bau llogaritet ndër prodhuesit më të mëdhenj europianë në këtë segment.
Prodhimi aktual bëhet në dy lokacione në Zvicër, dhe planet për ndërkombëtarizim dhe rritje të kapaciteteve DM Bau vendosi t’i zbatojë përmes Maqedonisë. Në një zonë industriale afër Kumanovës, DM Bau International do të ndërtojë një kompleks të madh të përbërë nga disa objekte për prodhim, montim dhe magazinim, me një sipërfaqe totale prej rreth 35,000 metra katrorë nën çati.
Për këtë qëllim, në vitin 2024 kompania bleu tokë me sipërfaqe rreth 72 mijë metra katrorë. Aktualisht aty po kryhen punimet fillestare tokësore për nivelimin e tokës, pas së cilës gjatë vitit 2025 do të fillojë ndërtimi i objekteve të tyre prodhuese.
Do të përmend se kompania DM Bau International është në pronësi të bashkëqytetarit tonë me origjinë nga Maqedonia, i cili jeton dhe punon në Zvicër, por që planet e tij investuese vendosi t’i realizojë në vendin tonë.
Ne vazhdojmë të kontribuojmë çdo ditë për një ekonomi të zhvilluar dhe për të riparuar dëmet dhe problemet e pushtetit katastrofik që trashëguam nga LSDM dhe BDI.
Pikërisht hap pas hapi arrijmë rezultatet më të larta historikisht në tërheqjen e investimeve prej një miliard eurosh këtë vit. Ky është qëllimi ynë, ky nuk do të jetë investimi i vetëm këtë javë, gjatë javës do të kemi një tjetër investim, po fillojmë me vendosjen e gurthemelit, por do të informoheni për këtë. Jemi zotuar të punojmë me ndershmëri dhe me përkushtim. Po shënojmë rekorde në kushte të vështira gjeostrategjike, politike dhe ekonomike, por gjithsesi si Qeveri e re synimi ynë është të japim për qytetarët.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

