Connect with us

Lajme nga vendi

Durmishi: Numri i produkteve në “Shportën e Vitit të Ri” ka arritur në 1036, rritet interesi i kompanive për t’iu bashkuar aksionit

Published

on

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, së bashku me zëvendësministrin Marjan Risteski dhe drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vllatko Stojkoski, mbajtën konferencë për media në të cilën informuan për aksionin “Shporta e Vitit të Ri” qëfilloidje.Siç informuam dhe siç ishte paralajmëruar, filloi dje aksioni “Shporta e Vitit të Ri”, të cilin e paralajmëruam nëfillimtëvjeshtës.

Kam kënaqësinë të them se numri i produkteve në “Shportën e Vitit të Ri” është në rritje të vazhdueshme dhe deri më sot ka arritur në 1036 produkte. Aksionit deri më tani i janë bashkuar më shumë se 90 prodhues dhe shpërndarës të produkteve, ndërsa produktet prej dje janë në dispozicion të qytetarëve në 38 zinxhirë të marketeve. Ky aksion është bërë me iniciativën e sektorit të biznesit, ku ata ofruan produkte që ofrohen me çmime më të ulëta për qytetarët prej të paktën 10 për qind, dhe do të zgjasë nga 15 dhjetori i vitit 2024 deri më 15 janartëvitit 2025.Përmes kësaj mase, ne ndihmojmë drejtpërdrejt në përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve për të kaluar festat e Vitit të Rinëkushtetëmira.

Të gjitha produktet që janë përfshirë me aksionin janë shënuar në raftet e marketeve me shenjën “Kujdesemi! Më pak harxhime, më shumë për ty”, tha ministri Durmishi.

Siç sqaroi ministri, edhe pse dje për një pjesë të madhe të marketeve në të gjithë shtetin ishte ditë jopune, respektivisht punon vetëm marketet në qendrat tregtare dhe në vendet turistike, produktet në rafte u shënuan siç e ka vërejtur këtë Inspektorati Shtetëror i Tregut. Të gjitha informacionet në lidhje me aksionin, listën e produkteve dhe kompanitë që janë pjesë e shportës (prodhuesit, shpërndarësit, marketet…) janë publikuar në faqen e internetit www.mojakosnica.mk. Lista e produkteve nuk është mbyllur dhe të gjitha palët e interesuara mund të aplikojnë me produktet e tyre në info@mojakosnica.mk

“Dua të ritheksoj se këtë “ Shportë të Vitit të Ri ”e kemi bërë në konsultim me biznesin, ku kemi zhvilluar dhjetra takime me tëgjithë.Përherëtëparë, kjo “Shportë e Vitit të Ri” është e ndryshme nga masat që janë miratuar më parë me qëllim mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve për shkak se kjo masë vjen nga biznesi dhe nuk është vendim i Qeverisë. Kjo e ashtuquajtur masë është një ulje aksioni në çmimet e produkteve të caktuara ushqimore, pijeve alkoolike dhe joalkoolike që do të jenë e vlefshme njëmuaj”,  theksoiDurmishi.

Advertisement

Ministri informoi se monitorimi i çmimeve bëhet në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve dhe Ligjin për tregtinë, respektivisht mund të shihen çmimet e produkteve që janë në Shportën e Vitit të Ri dhe çmimet më të ulëta të të njëjtave produkte që kanë qenë në 30 ditët e fundit.

“Në raftet duhet të theksohen çmimi i ri me ulje dheçmimi i vjetër.

Në ueb faqen e Shporta ime janë publikuar në mënyrë transparente të gjitha produktet që kompanitë, shpërndarësit dhe tregtarët ua kanë ofruar qytetarëve, ku të gjithë do të mund të informohen se si numri i produkteve rritet çdo ditë. Ministria e Ekonomisë dhe Punës po punon vazhdimisht për miratimin e masave që do të nënkuptojnë shpenzime më të ulëta për qytetarët dhe mbrojtje të standardit jetësor”, tha Durmishi dhe u bëri thirrje kompanive që të respektojnë vazhdimisht aksionin që e kanë krijuar vetë, e nëse qytetarët kanë vërejtje, ata duhet t’i denoncojnë ato në Inspektoratin Shtetëror të Tregut në numrin e telefonit falas 191 ose në faqen e internetit www.dpi.gov.mk

Lajme nga vendi

Pendarovski: Pa ndryshime thelbësore, LSDM rrezikon zhdukjen

Published

on

Ish-presidenti Stevo Pendarovski i dërgoi një paralajmërim të fortë udhëheqjes së LSDM-së, duke theksuar se partia ndodhet në një kryqëzim kritik dhe pa ndryshime të thella mund të përballet me rënie të mëtejshme dhe margjinalizim politik.

Pendarovski vuri në dukje një paradoks: edhe pse VMRO-DPMNE ka humbur pjesë të mbështetjes së saj tradicionale, LSDM nuk ka arritur ta shfrytëzojë këtë dhe të tërheqë votuesit opozitarë.

“Kur nuk e bëtë këtë, receta është e qartë, ose ndryshoni strategjinë politike dhe qasjen ndaj qytetarëve, ose sillni njerëz të rinj që dinë të arrijnë shtresat e ndryshme të elektoratit”, theksoi ai.

Ish-presidenti shtoi se problemi nuk është vetëm në komunikim, por edhe në thelbin e veprimit politik, strategjinë, vendosjen e kuadrove dhe mënyrën se si partia i drejtohet publikut.

Ai paralajmëroi se me trendin aktual të uljes së mbështetjes, LSDM rrezikon një rezultat edhe më të keq në zgjedhjet e ardhshme.

Advertisement

“Ekziston një rrezik real që partia të zhduket ose të futet në margjinën statistikore të gabimit”, përfundoi Pendarovski.

Continue Reading

Lajme nga vendi

FILIPÇE: MASA TË VONUARA – QYTETARËT TASHMË PAGUAJNË ÇMIMIN!

Published

on

Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, ka kritikuar Qeverinë dhe Kryeministrin Mickoski për implementimin e ngadaltë të masave ekonomike që do ta lehtësonin situatën financiare të qytetarëve. Sipas tij, qytetarët tashmë po ndjejnë spiralen e çmimeve të shkaktuar nga rritja e çmimeve të karburanteve dhe produkteve bazë ushqimore.

“Çmimi i naftës tek ne është rritur për 34,5%, pra nga 71 në 95,5 denarë. Nga transporti dhe bizneset e kompanive, deri te ajo që qytetarët e ndjejnë më së shumti: shtrenjtimi i produkteve bazë ushqimore.

Para krizës, buka e bardhë prej 500 gramësh kushtonte 34 denarë, ndërsa tani në disa markete shkon në 47,5 denarë. Vaji nga 77,5 në 110 denarë. Vezët nga 220 në 290 denarë. Mielli nga 40 në 52,5 denarë, ndërsa qumështi me 3,2% yndyrë nga 67,5 në 82,5 denarë. Rritje drastike ka edhe te perimet dhe frutat: domatet nga 130 në 235 denarë, ndërsa mollët vendase nga 45 në 70 denarë.

Kjo është dëshmi se qytetarët janë lënë të përballen vetë me situatën. Se as kryeministri dhe as kushdo tjetër në qeveri nuk kanë vullnet – e jam i bindur se nuk kanë as kapacitet – për t’i ndihmuar qytetarët, për të hartuar dhe zbatuar masa që do t’i zbusnin këto goditje të çmimeve.

Ka pasur një rritje të pagës minimale prej 1.667 denarësh. Me këtë nuk arrihet asgjë. Shporta e konsumit ka arritur pothuajse në 68.000 denarë. Duke pasur parasysh se më parë është rritur edhe çmimi i energjisë elektrike, si dhe i ngrohjes qendrore, kjo rritje nuk sjell ndonjë përmirësim real – qytetarët nuk e ndjejnë atë në jetën e përditshme” – tha në një press-konferencë, lideri socialdemokrat Venko Filipçe.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

KRYQËZIME PA SEMAFORË, RREZIK PËR VOZITËSIT DHE KËMBËSORËT

Published

on

Mungesa e semaforëve në kryqëzimet e bulevardit Vidoe Smilevski Bato po shkaktojnë aksidentë të shumëta në udhëkryqet që me rrugën tek kontrolli i vjetër teknik dhe tek rruga e kazermës së qytetit. Përveç mungesës së semaforëve, problem në vete del të jetë edhe mungesa e shenjave të komunikacionit të cilat janë dëmtuar nga aksidentet dhe më nuk janë zavendësuar. Qytetarët që banojnë dhe punojnë në këtë rajon thanë se janë dëshmitar të aksidenteve të shpeshta. Ata thonë se deri në vendosjen e semaforëve, aksidentet në këto dy pika nuk do të pakësohen pasi që edhe shpejtësia e lëvizjes së automjeteve në këtë rrugë është lartë.

Vozitësit ndërka thonë se vendosja e semaforëve në këto dy udhëkryqe do të thotë rritje e sigurisë edhe për ngasësit e veturave por edhe për këmbësorët.

Nga Komuna e Tetovës thonë se janë të vetëdijshëm se pas depërtimit të bulevardit VS BATO deri në fshatin Poroj, dukshëm është rritur lëvizja e veturave në këtë pjesë. Nënkryetari Albi Qamili premton se për një periudhë të shpejtë kohore do të vendosen semaforët dhe me këtë ai pret që të zgjidhet ky problem.

Aksidente të shumëta kanë ndodhur në këto dy udhëkryqe që nga lëshimi në përdorim i bulevardit VS Bato, sidoms pas asfaltimit deri rrugën rajonale që lidh Tetovën me Jazhincën.

Continue Reading

Më të lexuarat