Lajme nga vendi
Gashi proceson interpelancën kundër Ilire Dautit, mban anën e “Branitellave” dhe “Levicës”
Koalicioni jolegjitim VLEN dhe Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, janë bërë bashkë me Levicën kundër Kryetares së Komisionit për Politilë Sociale, Demografi dhe të rinjë, Ilire Dauti, për të debllokuar ligjin për “branitella”. Kryeparlamentari Gashi ka procesuar interpelancën e ngritur nga deputetët e Levicës ndaj Ilire Dautit, që nënkupton se me shkarkimin e saj do të zgjidhet një kryetar tjetër, i cili mund të mos jetë nga radhët tona dhe më pas ta vendoste në rend dite ligjin për “branitella” për ta procesuar të njëjtin më tej deri në votimin përfundimtar. VMRO, LSDM dhe Levica kanë votat e mjaftueshme dhe nuk ka më asnjë mekanizëm tjetër për ta bllokuar.
I bëjmë thirje Afrim Gashit që urgjentisht të tërhiqet nga ky veprim skandaloz i cili nuk ka të bëjë thjeshtë me një pozicion të kryetares së komisionit e as me deputeten Ilire Dauti, por me betejën e saj për barazi të qytetarëve. E kujtojmë Gashin se bëhet fjalë për një betejë që deputetja Ilire Dauti bashkë me kolegët e saj e ka zhvilluar edhe në kohën kur luftonte për të siguruar shtetësinë e shqiptarëve, kur edhe Afrim Gashi ishte pjesë e koalicionit. Por, sot kur deputetja Dauti vazhdon betejën për barazi të shqiptarëve, Gashi ka zgjedhur të bëhet bashkë me ata që edhe atëherë edhe sot e luftojnë Ilire Dautin dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Afrim Gashi duhet të ndjek shembullin e deputetes Ilire Dauti dhe ashtu siç ajo nuk vendosi në rend dite ligjin për “branitella” edhe ai të mos vendos në rend dite interpalancën ndaj saj. Në të kundërtën kjo do të ishte edhe një goditje e rëndë ndaj shqiptarëve, kësaj radhe me nënshkrimin dhe vulën e një deputeti dhe kryeparlamentari shqiptar.
– Aleanca për Shqiptarët –
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

