Lajme nga vendi
Zv. Kryeministri i Parë Mexhiti, në panel diskutim me studentët: “Investimi tek të rinjtë është investim për të ardhmen”
Në një panel diskutues të organizuar nga Universiteti “Nënë Tereza”, zv. kryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, z. Izet Mexhiti, diskutoi mbi sfidat dhe perspektivat e rinisë dhe arsimit cilësor në vend.
Në fjalimin e tij, z. Mexhiti theksoi se rinia dhe arsimi janë shtyllat kryesore për një shoqëri të zhvilluar, duke nënvizuar përkushtimin e qeverisë për të investuar në të ardhmen e të rinjve përmes projekteve konkrete dhe mbështetjes së qëndrueshme.
“Nëse duam një të ardhme të sigurt dhe prosperuese, duhet të investojmë sot tek të rinjtë dhe studentët tanë – jo vetëm me fjalë, por me projekte konkrete,” tha z. Mexhiti.
Ai ndau disa nga vendimet kyçe të qeverisë për fuqizimin e arsimit dhe mbështetjen e rinisë:
- Investim në Kampusin e Universitetit “Nënë Tereza” – Me një fond prej 35 milionë eurosh, qeveria ka siguruar ndërtimin e një kampusi modern, që synon të përmirësojë infrastrukturën dhe të krijojë një mjedis frymëzues për studentët dhe stafin akademik.
- Mbështetje për studentët – Nga viti 2025, do të ofrohen vauçerë prej 250 eurosh për blerjen e pajisjeve teknologjike si kompjuterë, telefona apo tableta, duke lehtësuar qasjen në mjetet e nevojshme për arsimimin cilësor.
- Fondi prej 10 milionë eurosh për të rinjtë – Ky fond është i dedikuar për zhvillimin e bizneseve të reja, me financim deri në 30,000 euro për çdo projekt të suksesshëm, duke mbështetur idetë dhe iniciativat e të rinjve deri në moshën 29 vjeç.
Z. Mexhiti i ftoi studentët të jenë aktivë dhe të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive me institucionet për të adresuar sfidat e tyre.
“Studentët nuk janë vetëm pjesëmarrës në auditorë, por edhe partnerë të rëndësishëm në ndërtimin e së ardhmes së vendit. Bashkë, mund të krijojmë një shoqëri më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë,” përfundoi z. Mexhiti.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

