Connect with us

Lajme nga vendi

Nga seria e sulmeve në Ukrainë, është dëmtuar edhe ambasada e Maqedonisë së Veriut në Kiev

Published

on

Në serinë e sulmeve me raketa që ndodhën mëngjesin e sotëm në kryeqytetin e Ukrainës, është dëmtuar edhe ndërtesa në të cilën ndodhet Ambasada e Maqedonisë së Veriut në qendër të Kievit, njofton MPJ, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dënon ashpër sulmet e sotme me raketa nga ushtria ruse në Kiev. Në të njëjtën kohë, ju informojmë se gjatë sulmit është prekur edhe infrastruktura kritike në rajonin e Holosejevit, duke përfshirë edhe ndërtesën ku ndodhen gjashtë ambasada, përfshirë edhe Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kiev. Asnjë personel diplomatik nuk u lëndua gjatë sulmit, por dëme materiale janë shkaktuar në Ambasadë. Shërbimet kompetente kanë kryer kontrollin fillestar të dëmtimeve në vend dhe tashmë po punohet për riparimin e tyre”, thonë nga MPJ.

Ambasada maqedonase në Kiev,  nuk ka qenë shënjestër e drejtpërdrejtë e sulmeve, por shënjestër, me shumë gjasa, ka qenë një objekt aty pranë që përdoret nga shërbimet e sigurisë-ushtarake të Ukrainës.

Ambasada e vendit në Kiev ndodhet në rrugën 12 Ivan Fedorov.

Herët në mëngjes mediat botërore raportuan se një sërë sulmesh me raketa janë kryer në Kiev, duke shkaktuar dëme materiale në të gjithë kryeqytetin e Ukrainës.

Advertisement

Edhe kryebashkiaku i Kievit konfirmoi se disa shpërthime u regjistruan në disa lokacione në qytet, si dhe se mbetjet e granatës së rënë në zonën e Kholostivit dogjën disa makina.

Advertisement

Lajme nga vendi

Arrestohet polici nga Gostivari, dyshohet se ka vjedhur 25,000 € dhe ar në vlerë të 50,000 € nga Stacioni Policor

Published

on

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një zyrtar policor nga Gostivari, pasi i njëjti dyshohet se ka vjedhur ar dhe para që ishin sekuestruar gjatë bastisjeve të Policisë. Nga MPB thonë se është arrestuar edhe një person, i cili dyshohet se e ka blerë arin.

“Më 03.07.2025, në orën 17:50, zyrtarët policorë nga SPB Gostivar kanë arrestuar zyrtarin policor D.S. (51) nga Gostivari, për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer vepër penale sipas nenit 353 dhe 354 – “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar” nga Kodi Penal. Ai nga dollapi në Stacionin e Policisë, ku ruheshin gjësendet e marra nga bastisjet, në të cilat kishte marrë pjesë si i punësuar në krim-teknikë në SP Gostivar, ka vjedhur rreth 25.000 euro dhe stoli ari në vlerë prej rreth 50.000 euro. Kontrolli në objektin e Stacionit Policor të Gostivarit u krye nga një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike Gostivar, në prani të ekipit hetimor dhe udhëheqësisë së SPB Gostivar. Po ashtu, në orën 20:30 në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar, zyrtarët policorë nga SPB Gostivar arrestuan I.Sh. (32) nga Gostivari, për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “fshehje”, përkatësisht se ka blerë stolitë e arit të vjedhura”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kasami: 100 trotinetë të rinj elektrik në Tetovë

Published

on

Kreu i komunës së Tetovë, Bilall Kasami ka njoftuar që nga sot në qytet do të operojnë 100 trotinetë elektrikë, të cilët qytetarët mund t’i marrin me qira për relacione të shkurtra. Kasami tha se minuti do të kushtojë 6 denarë, ndërsa përdoruesit duhet të jenë mbi moshën 13 vjeçe, ndërsa shpejtësia është e kufizuar në 25 km/h.

“Me vetëm një aplikacion në dorë, ti lëviz lirshëm në qytet, vetëm 6 denarë për minut. Përdoruesi duhet të jetë mbi 13 vjeç. Helmetë dhe jelek reflektues të detyrueshëm në kushte të caktuara. Shpejtësia e kufizuar në 25km/h, sepse siguria është mbi të gjitha. Ndalohen: vozitja nga më shumë se një person, heqja e duarve nga timoni si dhe transporti i sendeve!”, ka shkruar Kasami.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mickoski paralajmëron tatim shtesë për të pamartuarit në Maqedoni

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski sot në debatin në qeveri, me temë “Trende demografike, sfida dhe zgjidhje të mundshme” – Zhvillimi i dokumenteve strategjike për rezistencë demografike, njoftoi se po mendojnë për vendosje të tatimit shtesë për personat e pamartuar. Mickoski tha se kjo mund të bëhet për të stimuluar rritjen e popullsisë.

“Këtu seriozisht mendojmë për vendosjen e tatimeve shtesë për të pamartuarit. Të nderuar, nuk ka asgjë më të shenjtë se jeta, dhe nuk ka asgjë më të trishtë nga ajo që sot shteti ynë ngadalë po zbrazet. Por gjithashtu, nuk ka asgjë më të guximshëm sesa populli që zgjohet. Për këtë themi, koha është për të ardhmen, për shtetin ku do të lindin më tepër fëmijë. Këtë e kemi imperativ kryesor, më shumë të rinj të hyjnë në martesë dhe të lindin më tepër fëmijë”, deklaroi Mickoski.

Continue Reading

Më të lexuarat