Lajme nga vendi
Ky është parashikimi i motit për sot

Moti sot me vranësira dhe i ftohtë, me reshje shiu dhe dëbore në vendet më të ulëta, ndërsa në male dhe viset me të larta me reshje dëbore. Reshjet do të jenë më të dendura në pjesët perëndimore ku nëpër male do të rritet shtresa e dëborës, ndërkohë që shtresë më e ulët e dëborës do të formohet në disa vende më të ulëta. Do të fryjë dhe erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugor, ndërsa në mbrëmje nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 2 deri në 7 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe i ftohtë dhe me reshje shiu, ndërsa në pjesët më të larta të luginës reshjet do të jenë me dëborë. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi juglindor, ndërsa gjatë natës erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 5 gradë Celsiusë.
Lajme nga vendi
Mickoski paralajmëron tatim shtesë për të pamartuarit në Maqedoni

Kryeministri Hristijan Mickoski sot në debatin në qeveri, me temë “Trende demografike, sfida dhe zgjidhje të mundshme” – Zhvillimi i dokumenteve strategjike për rezistencë demografike, njoftoi se po mendojnë për vendosje të tatimit shtesë për personat e pamartuar. Mickoski tha se kjo mund të bëhet për të stimuluar rritjen e popullsisë.
“Këtu seriozisht mendojmë për vendosjen e tatimeve shtesë për të pamartuarit. Të nderuar, nuk ka asgjë më të shenjtë se jeta, dhe nuk ka asgjë më të trishtë nga ajo që sot shteti ynë ngadalë po zbrazet. Por gjithashtu, nuk ka asgjë më të guximshëm sesa populli që zgjohet. Për këtë themi, koha është për të ardhmen, për shtetin ku do të lindin më tepër fëmijë. Këtë e kemi imperativ kryesor, më shumë të rinj të hyjnë në martesë dhe të lindin më tepër fëmijë”, deklaroi Mickoski.
Lajme nga vendi
6.026 aplikime deri tani nga plani për vetëpunësim në Maqedoninë e Veriut

Deri më tani janë dorëzuar 6.026 aplikime për masat aktive nga Plani Operativ për punësim dhe ka nisur përzgjedhja e kandidatëve. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.
Ai prezantoi masën për praktikë profesionale për të rinjtë deri në moshën 29 vjeç, e cila synon të përfshijë 1.352 persona të papunë me së paku arsim të mesëm, për t’i ndihmuar ata të fitojnë aftësi praktike dhe përvojë pune.
Për herë të parë do të zbatohet edhe praktika virtuale për 40 pjesëmarrës – trajnim në distancë i përshtatur me nevojat moderne të tregut të punës që nuk kërkon prani fizike. Pjesëmarrësit do të marrin kompensim mujor prej 12.000 denarë për tre muaj, me sigurim shëndetësor dhe tatim personal të përfshirë.
Durmishi theksoi se ky Plan Operativ përfshin një fond rekord prej 40 milionë euro, të dedikuar për më shumë se 10.000 qytetarë që kërkojnë punë, dëshirojnë të hapin biznes ose të trajnohen në një profesion konkret.
Ndihma financiare për përfituesit përfshin:
Deri 70.000 euro për hapjen e biznesit për të rinjtë deri në 29 vjeç,
Deri 10.000 euro për ide inovative të të rinjve,
Deri 20.000 euro për biznes të përbashkët nga së paku dy persona.
Sipas tij, këto nuk janë vetëm shifra, por shpresë dhe mundësi reale për qytetarët.
Lajme nga vendi
Izet Mexhiti nuk e përjashton mundësinë të kandidojë për kryetar të Komunës së Çairit.

Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherësh ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ka deklaruar në emisionin “24 Analiza” se nuk përjashton mundësinë për të kandiduar sërish për kryetar të Komunës së Çairit, një post që e ka mbajtur më parë me sukses për disa mandate.
Mexhiti theksoi se aktualisht janë duke u zhvilluar anketa të brendshme në kuadër të partisë së tij për të testuar potencialin elektoral të kandidatëve të ndryshëm. Sipas tij, këto analiza do të ndihmojnë në përzgjedhjen e kandidatëve më të denjë dhe më të pranueshëm për qytetarët në secilën komunë ku opozita shqiptare synon të garojë.
“Ne nuk kemi frikë. Jemi të fokusuar te zgjedhjet lokale, te një program i mirë dhe kandidatët e duhur. Këto zgjedhje do të jenë një konfirmim i fitores së arritur në zgjedhjet e fundit parlamentare, ku opozita shqiptare mori mbi 107.000 vota. Ky është një moment historik për opozitën shqiptare”, u shpreh Mexhiti, transmeton Zhurnal.mk.
Duke folur për përgatitjet për zgjedhjet lokale që pritet të zhvillohen në vitin 2025, Mexhiti tregoi ambicie të qarta për të fituar shumicën e komunave me shumicë shqiptare. Ai përmendi veçanërisht komunat kyçe si Tetova, Çairi, Gostivari, Dibra dhe Struga, si zona ku opozita shqiptare ka gjasa të larta për fitore.
“Gara reale zhvillohet në 17 komuna shqiptare dhe ne presim të fitojmë në shumicën prej tyre. Kemi terren të favorshëm, përkrahje qytetare dhe struktura të konsoliduara. Po analizojmë terrenin dhe në bazë të të dhënave do të marrim vendime strategjike për kandidaturat”, shtoi Mexhiti.
Në lidhje me marrëdhëniet me partnerët qeveritarë dhe mundësinë e bashkëpunimeve elektorale, ai ishte i qartë: nuk do të ketë negociata për mbështetje në rrethin e parë, ndërsa bashkëpunimi eventual do të shqyrtohet vetëm në rrethin e dytë të zgjedhjeve.
“BDI dëshiron ta kandidojë Bujar Osmanin për Çair dhe atyre u është e qartë se kandidat tjetër nuk është në lojë. Për ne është me rëndësi ta fitojmë Çairin. Po bëhen analiza dhe nuk e përjashtoj opsionin që të kandidoj për kryetar të Çairit”, deklaroi ai, duke nënvizuar vendosmërinë për të mos lejuar humbjen e kësaj komune strategjike.
Përparësia e Mexhitit në Çair dhe bilanci elektoral
Izet Mexhiti gëzon një profil të lartë në komunën e Çairit dhe konsiderohet si një ndër politikanët më me ndikim në këtë zonë. Krahasuar me Bujar Osmanin, që përflitet si kandidat i BDI-së për këtë komunë, Mexhiti ka një përparësi të dukshme në perceptimin publik dhe në besueshmërinë elektorale.
Që nga hyrja e tij në politikë, Mexhiti nuk ka pësuar asnjë humbje në asnjë cikël zgjedhor, gjë që e bën atë një nga figurat më të qëndrueshme dhe të suksesshme në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Përvoja e tij si ish-kryetar i Çairit dhe si drejtues qeveritar e bën një kandidat të fortë dhe të besueshëm për sërish marrjen e drejtimit të kësaj komune me rëndësi simbolike dhe strategjike.
Në një klimë të polarizuar politike, ku partitë shqiptare po përballen me sfida të mëdha përfaqësimi, kandidatura e Izet Mexhitit do të shihej jo vetëm si një test i fuqisë së opozitës shqiptare, por edhe si një përballje e drejtpërdrejtë midis dy vizioneve politike për Çairin dhe për shqiptarët në përgjithësi.
Në muajt në vijim, vendimet për kandidaturat dhe strategjitë elektorale pritet të qartësohen më tej, por një gjë është e sigurt: Çairi do të jetë një ndër betejat më të ashpra politike në zgjedhjet lokale të ardhshme, shkruan Zhurnal.mk
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve