Connect with us

Lajme nga vendi

VLEN: Përkushtohemi që çdo familje gjatë festave të kenë sofrat plotë

Published

on

Koalicioni VLEN edhe një herë dëshmon se është pranë qytetarëve për të plotësuar nevojat e tyre, duke treguar kujdes të veçantë për gjitha familjet e në veçanti ato shqiptare në këto periudha festive.

Përmes “Shportës së Vitit të Ri” qytetarët tanë do të kenë tavolina më të mbushura që këtë vit të ndryshimit ta festojnë ndryshe, edhe më shumë edhe më mirë. Kjo masë që është vendosur gjatë Vitit të Ri, e njëjta do të vlejë edhe për muajin Ramazan.

Inspektorati Shtetëror i Tregut është çdo ditë në terren ku tregtarët po respektojnë masat e qeverisë,  dhe kjo rezulton me atë që qytetarët janë të kënaqur me këtë masë, pasi më lehtë po i përballojnë shpenzimet e fundvitit.

VLEN po kujdeset që çmimet e produkteve bazë të jenë më të lira gjatë festave të fundvitit, duke vendosur edhe standarde të reja të kujdesit për qytetarët. Që me automatizëm çrrënjosim metodat e prapështa të instaluara nga BDI kur talleshin me qytetarët teksa ulnin çmimet e produkteve të luksit duke i ndihmuar xhepave të tyre, pasi qytetarët e rëndomtë nuk kishin kontakt me ato produkte çmimet e të cilëve ulte ish-pushteti.

VLEN vazhdimisht edhe në periudhën e ardhshme do të angazhohet për çmime më të lira për qytetarët tanë.  Kujdesemi për mirëqenien dhe standardin më të lartë të qytetarëve. VLEN tani ka kaluar në veprim.

Advertisement

Lajme nga vendi

Sukses mjekësor në Maqedoni! Realizohet transplantimi i parë nga nëna te fëmija me sindromën Alport

Published

on

Për herë të parë në Maqedoninë e Veriut është kryer transplantimi i veshkës nga nëna te fëmija me sindromën Alport, një sëmundje e rrallë trashëguese që dëmton veshkat dhe, në rastet më të rënda, mund të çojë në insuficiencë renale.

Pas ekzaminimeve mjekësore, është konstatuar përputhshmëri mes nënës dhe fëmijës, ndërsa ajo është vlerësuar si dhuruese e përshtatshme e gjallë.

“Ky është një shembull i më të mirës që ofron shëndetësia jonë – profesionalizëm, punë ekipore dhe humanizëm. Çdo veshkë e transplantuar nënkupton një mundësi të re për jetë”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.

Transplantimi është një nga tri ndërhyrjet e kryera së fundmi në Klinikën Universitare të Urologjisë. Te dy pacientë është transplantuar veshkë nga dhurues të ndjerë, ndërsa te pacienti i tretë është përdorur organ nga dhurues i gjallë.

Me këto ndërhyrje, numri i transplantimeve të veshkave në Klinikë këtë vit ka arritur në 15. Për krahasim, gjatë gjithë vitit 2025 ishin kryer 11 transplantime.

Advertisement

Sindroma Alport është një sëmundje gjenetike e trashëguar që prek indet e veshkave, por mund të shkaktojë edhe dëmtim të dëgjimit dhe shikimit. Në rastet më të rënda, ajo çon në insuficiencë renale, duke bërë që pacientët të kenë nevojë për dializë ose transplantim.

“Shprehim mirënjohje për familjen për besimin dhe për pëlqimin që ky rast të ndahet publikisht, si dhe për të gjithë ekipin mjekësor të përfshirë pandërprerë në këtë procedurë komplekse”, deklaroi prof. dr. Biljana Kuzmanovska, koordinatore kombëtare për transplantim.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Në Maqedoninë e Veriut jetojnë 23.847 serbë, Vuçiqi mori vetëm 994 vota – BIRN zbulon 111.700 euro për shoqata pro-SNS-së

Published

on

Në Maqedoninë e Veriut jetojnë 23.847 qytetarë të përkatësisë etnike serbe, ndërsa lista e Aleksandar Vuçiqit mori vetëm 994 vota në zgjedhjet parlamentare serbe në dy vendvotimet e hapura në vend. Ndërkohë, lista studentore mori 185 vota. Sipas rezultateve të publikuara nga ministri për Vetëqeverisje Lokale, Ivan Stoilkoviq, lista e Vuçiqit mori 507 vota në Shkup, ndërsa studentët 150. Në Kumanovë, lista e Vuçiqit fitoi 487 vota, kundrejt 35 votave për listën studentore.
Rezultati në Maqedoninë e Veriut ndryshon nga ai në Serbi, ku, sipas të dhënave paraprake të raportuara, lista studentore mori më shumë vota.
BIRN: Të paktën 111.700 euro për tri shoqata
Një hulumtim i BIRN-it, i publikuar para zgjedhjeve, zbulon se shteti serb, që nga viti 2023, u ka ndarë të paktën 111.700 euro tri shoqatave në Maqedoninë e Veriut, përfaqësuesit e të cilave publikisht kanë mbështetur Partinë Progresive Serbe (SNS) dhe presidentin Aleksandar Vuçiq.
Të dhënat për financimin e shoqatave janë pjesë e hulumtimit të BIRN-it, ndërsa rezultatet zgjedhore dhe numri i qytetarëve serbë bazohen në të dhënat e publikuara nga institucionet dhe med

Continue Reading

Lajme nga vendi

Haxhiu pritet me ceremoni shtetërore në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nisur vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu i saj, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Ajo do të ketë takime edhe me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe kryeministrin Hristijan Mickoski.

Ajo do të takohet edhe me kryetarët e komunave me shumicë shqiptare.

Ndërsa programi i vizitës përfshin edhe një vizitë në Muzeun e Artit Bashkëkohor.

Continue Reading

Më të lexuarat