Lajme nga vendi
Festat e fundvitit, kaos në komunikacion
Festat e fundvitit si zakonisht kthejnë mërgimtarët në vendlindje.Mirëpo, edhe këtë fundvit, nuk mungon kaosi në komunikacionin rrugor në qytetin e Tetovës. Mijëra automjete që arkullojnë brenda në qytet, me mungesë të vendeve të parkimit, vozitës të nervozuar dhe kaos gjithandej, është pamja që e shoqëron qytetin e Tetovës në këtë fund vit. Vozitësit ankohen se mungojnë vendet e parkimit, nuk respektohen rregullat në komunikacion, ka edhe vozitës që parkohen vend e pa vend, në trotuare, në mes të rrugës, në kryqëzime dhe kjo e bën të vështirë trafikun rrugor në Tetovë.AnketaNë ndërkohë, nga policia e Tetovës thonë se prej datës 20dhjetor, në rajonin e gjerë të Pollogut, vërehet intensiteti në rritje i kthimit të mërgimtarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, ndërsa në javën e fundit të vitit dhe në fillim të janarit të vitit të ardhshëm, pritet që numri i tyre të rritet edhe më shumë, për këtë arsye rregullisht ndërmerren të gjitha masat dhe aktivitetet e intensifikuara për të mundësuar qarkullim normal dhe të qetë nëpër zonat qendrore të qyteteve Tetovë dhe Gostivar, e veçanërisht në drejtim të parandalimit dhe sanksionimit të parkimeve të gabuara dhe të paligjshme të automjeteve.Deklarata fatmirNdërkaq edhe nga komuna e Tetovës theksojnë se me përfundimin e vitit shkollor pritet që disa oborre të shkollave fillore dhe të mesme të lirohen për parkim për qytetarët.Kërkojnë që qytetarët më shumë të shfrytëzojnë transportin urban me qëllim që të shmanget kaosi në trafikun rrugorDeklarata Nga policia apelojnë që vozitësit të jenë të kujdesshëm dhe të ketë një kulturë më të lartë të sjelljes në komunikacion, sidomos dhënia e përparësisë qoftë këmbësorëve qoftë vozitësvje tjerë të shmanget kaosi dhe në këtë mënyrë të kontribuohet për një komunikacion të sigurtë për të gjithë pjesëmarrësit. TV KOHA
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

