Lajme nga vendi
VLEN: Ajri ndotur si pasojë e papërgjegjësisë së ish pushtetit
BDI non grata vazhdon të nënvlerësoj intelegjencën e qyetarëvetanë që e dënuan me votë këtë kastër korruptive të stërvjetruar. Ky klub njerëzish të etur për pushtet e të zhytur në korrupsion me vite të tëra kanë udhëhequr me mjedisin me kuadro katastrofal që për pasojë edhe sjellën këtë gjendje. Madje, nuk duhet të harrojmë edhe nismën e kaçakut, Artan Grubi, që tentoi BDI-në ta shndërroj në parti të gjelbër pasi kishin shkatrruarmjedisin, por edhe në këtë tentativë dështuan siç dinë më së miri vetë ata.
Ajri ndotur e mjedisi shkatërruar janë si pasojë e papërgjegjësisë së ish pushtetit të kaluar, të cilët Ministrinë e Mjedisit e trajtonin si institucion të parëndësishëm e sa për ta bërë ndokënd ministër. Pra, për ish pushtetin Ministria e Mjedisit ishte produkt tregu që plotësonin pakënaqësitë e tyre.
Ajri ndotur në Shkup daton shumë herët. Ne po sjellim në kujtesën tuaj kohën e ish ministrit të BDI-së, Sadulla Duraku, siç preferojnë ta quajnë ata gaga. I cili pa fije turpi e pëgjegjësie kur pyetej nga gazetarët për këtë temë që qytetarët po shqetësohen për ajrin e ndotur. Përgjigja e tij ishte si në vijim: “nuk brengosem unë çfarë mendojnë qytetarët”.
Pra, me këso kuadro të BDI-së mjedisi erdhi në gjendje të mjerueshme e ajri ndotur ka depërtuar vendbanimet tona. Por, tani kjo çështje ka marrë fund sepse BDI në opozitë gjitha gjërat po vijnë binar.
Prej kur VLEN është në pushtet jan ndarë 50 milionë euro, nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, për komunat. Me çka do të kenë mundësi të zhvillojnë projekte të rëndësishme në fushën e mjedisit.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nën udhëheqjen e ministrit Mexhiti suksesshëm ka fituar donacion të Bashkimit Evropian, me çka kemi siguruar 6 autobusë ekologjik. Ndërkaq, si Qeveri e Maqedonisë së Veriut po shqyrtojmë mundësinë e blerjes së 100-120 autobusëve elektrikë, me qëllim të një zgjidhjeje të qëndrueshme të problemit të transportit publik, por edhe për të ndikuar drejtëpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së ajrit të Qytetit të Shkupit.
VLEN të përkushtuar maksimalisht në përmirësimin e cilësisë së ajrit të ndotur nga papërgjegjësia e ish pushtetit.
Lajme nga vendi
AUTIZMI: FËMIJËT NGA 0 – 3 VJEÇ LARG EKRANEVE DHE CELULARËVE!
Republika e Maqedonisë ende përballet me nevojën e një Regjistri Kombëtar i cili në mënyrë më të saktë do t`i ndjek nevojat e personave me autizëm, nga fëmijëria e hershme e deri në pjekuri. Ky ka qenë mesazhi nga Instituti për Shëndet Publik me rastin e Ditës Botërore për ngritjen e vetëdijes për Autizmin, I cili shënohet me 2 Prill. Në pesë vitet e fundit në Maqedoni, sikurse edhe në botë, vërrehet trendi i rritjes së numrit të rasteve të diagnostifikuara me Autizëm.
ISHP-ja thotë se sipas vlerësimeve, në Maqedoninë e Veriut, janë të regjistruar rreth 1.000 deri 1.500 fëmijë me diagnozën zyrtare (F84.0) të autizmit, por supozohet se numri është shumë më i madh, duke marrë parasysh se shumë raste mbeten të pa diagnostifikuara ose evidentohen nën kategori tjera me pengesa në zhvillim.
E ftuar në emisionin “Pas Dite” në Tv Koha, specialistja e Logopedisë Ajshe Beqiri – Mehmedi, thotë se intervenimi i hershëm tek fëmijtë ka dhënë rezultate pozitive dhe më të shpejta.
“Mos ta lëmë fëmijën që të jetojë në botën e tij, por thjesht ta largojmë prej botës së tij dhe ta inkuadrojmë në ambientet ku është. Intervenimi i hershëm ka dhënë rezultate pozitive dhe I shohim fëmoijët që kanë qenë të kyçur në intervenimet e hershme terapeutike dhe këshillimore, mundet që ndonjë fëmijë ta tejkalon, kemi rezultate pozitive sa që mund të themi se fëmijtë I kanë eliminuar të gjitha simptomat e spketrit të autizmit dhe që e kanë të menaxhuar jetën”
Specialistja e Logopedisë, Ajshe Beqiri – Mehmedi, ka edhe një thirrje për prindërit. Nga mosha 0 deri në 3 vjeç, fëmijtë të jenë sa më larg ekraneve dhe celularëve.
“E rëndësishme është për prindërit, ju kisha sygjeruar, tanimë duke e parë se është aktuale dhe problematike ky fenomen negativ, është që t`i largojnë fëmijët prej ekraneve, që ndoshta qëndrojnë më gjatë se sa që është e paraparë, ndërsa prej moshës 0 – 3 vjeç, fëmija fare nuk duhet të qëndrojë para ekranit, ta kenë parasysh këtë”
Autizmi paraqet situatë të ndërlikuar të zhvillimit neurologjik që zakonisht paraqitet në fëmijërinë e hershme dhe zgjat gjatë gjithë jetës. Kjo ndikon në mënyrën se si një person komunikon dhe hynë në interaksion me njerëzit tjerë dhe botën përreth tij.
Sipas vlerësimeve të Shoqatës Shkencore për Autizëm, në Maqedoni jetojnë rreth 20.000 persona me spektër autistik.
Edhe pse numri i saktë mbetet i panjohur për shkak të evidencës sistematike, është fakt se bëhet fjalë për një nga situatat më të shpeshta por edhe më të keqkuptuara të zhvillimet neurogjik të fëmijëve. TV KOHA
Lajme nga vendi
SPB ; Kronika e zezë për ditën e djeshme 02 Prill Tetovë dhe Gostivar
Dje, në orën 22:15, në rrugën “155” në lagjen Drenovec të Tetovës, zyrtarë policorë nga SP Tetovë kanë privuar nga liria një 17-vjeçar nga Tetova. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj personit, janë gjetur dhe sekuestruar pesë paketime me lëndë të gjelbër bimore. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme, ndërsa pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës sipas nenit 215 të Kodit Penal.
……Dje, në orën 09:00, në fshatin Skudrinjë, komuna e Mavrovës dhe Rostushës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Rostushë kanë privuar nga liria një 46-vjeçare nga fshati Skudrinjë, në bazë të urdhërarrestit me urdhër gjykate për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej pesë vitesh e gjashtë muajsh, për vepër penale të kryer sipas nenit 190 dhe nenit 45 të Kodit Penal. Ajo është dërguar në institucionin ndëshkues-përmirësues për vuajtjen e dënimit.
……Dje, në orën 16:00, në SPB Tetovë, një grua 39-vjeçare nga një fshat i Tetovës ka denoncuar veprën penale “falsifikim i dokumentit” sipas nenit 378 të Kodit Penal, përkatësisht dyshon se vëllai i saj, duke përdorur nënshkrime dhe dokumente të falsifikuara, ka kaluar në emrin e tij pronën familjare në fshat. Ajo gjithashtu ka denoncuar falsifikim të dokumenteve edhe nga anëtarë të tjerë të familjes. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
…..Dje, në orën 16:55, në rrugën “Ilinden” në Tetovë, ka ndodhur një aksident komunikacioni midis dy automjeteve të udhëtarëve “Kia” dhe “Peugeot”. Automjeti “Peugeot” drejtohej nga një 36-vjeçar nga Tetova, e cila nuk posedonte patentë shoferi, ndërsa për shkak të stresit të pësuar dhe duke pasur parasysh se ishte shtatzënë, është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore. Automjeti është sekuestruar përkohësisht sipas nenit 297-a të Kodit Penal dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
……Sot në orën 08:10, në rrugën “Ilinden” në Gostivar, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Gostivar, kanë privuar nga liria një 25-vjeçar nga fshati Vrapçisht. Personi drejtonte automjetin e udhëtarëve “Golf” me targa të Gostivarit pa patentë shoferi. Automjeti është sekuestruar përkohësisht dhe pas dokumentimit të rastit ndaj personit do të paraqitet parashtresa përkatëse.
Lajme nga vendi
Filipçe: Nëse nuk anëtarësohemi në BE gjysma e maqedonasve do të marrin pasaporta bullgare
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi se çështja e integrimit në Bashkimin Evropian nuk duhet parë më si një temë e zakonshme politike mes qeverisë dhe opozitës, por si një çështje kyçe për të ardhmen e shtetit dhe qytetarëve.
Në një paraqitje në RTVM, Filipçe paralajmëroi se ngecja në procesin e integrimit evropian përbën rrezik serioz për vendin. Sipas tij, pasojat e këtij stagnimi mund të jenë afatgjata dhe të ndikojnë drejtpërdrejt në strukturën demografike të vendit.
Ai theksoi se ekziston rreziku që një pjesë e madhe e qytetarëve të kërkojnë alternativa jashtë vendit, duke përfshirë marrjen e pasaportave të huaja dhe emigrimin për të përfituar nga mundësitë që ofron Bashkimi Evropian.
“Çështja e BE-së është çështje e së ardhmes së shtetit dhe popullit. Nuk është më një debat i zakonshëm politik, por një sfidë që përcakton drejtimin e vendit në dekadat e ardhshme,” u shpreh Filipçe.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni1 week agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota1 week ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

