Lajme nga rajoni
‘Frika nga humbja e pushtetit’, gazetari i medias gjermane ‘godet’ Vuçiqin: Edhe psikologët po merren me deklaratat e tij!
Gazetari i medias gjermane Bahri Cani, ka komentuar protestat e fundit në Beograd, të cilat po zhvillohen kundër regjimit të Aleksandar Vuçiqit.
Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se Vuçiq nuk ka qenë kurrë më shumë nën presion, madje edhe duke dhënë deklarata shumë të pamatura.
“Kjo atmosferë po ma kujton pak gjendjen e viteve 90-të kur protestonte opozita kundër Millosheviqit, por zhvillimet e tetorit të vitit 2000 kur Millosheviqi u rrëzua nga pushteti me protesta.
Sidoqoftë, në Serbi protestat e studentëve dhe qytetarëve kanë vazhduar edhe gjatë festave të fundit, po vazhdojnë edhe tani, Vuçiqi dhe qeveria e tij po akuzohen se “i kanë duart e përgjakura”…”, shkroi ndër të tjera Cani, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
“I keni duart e përgjakura”, vazhdojnë protestat kundër Vuçiqit, ndërsa ai “kërcënon” me njësi paramilitare!
Nuk e di a po e përcillni dhe sa po e përcillni gjendjen në Serbi, por kam një përshtypje që presidenti Aleksandar Vuçiq nuk ka qenë kurrë më shumë nën presion. Kohët e fundit ka dhënë edhe disa deklarata shumë të pamatura, siç i quajnë në Serbi. Ja disa prej tyre: “Tashti të vijnë këtu në studio pesë vetë me automatë, nuk do të trembesha, vetëm i kisha pyetur, ku është problemi…”.
“Mua më ka kërcënuar një prej kriminelëve më të mëdhenj me pistoletë midis Beogradi nga disa metra largësi dhe nuk jam trembur”. “Është krijuar një grup që e quajnë veten lojalistë, që ndërkohë numëron 17.000 anëtarë, për të mbrojtur vendin… kanë shkuar me një kishë të vogël dhe janë betuar në gjakun e tyre për mbrojtje… Ndër ta është edhe vëllau im, është edhe dikush tjetër i familjes, unë nuk jam…”
“A duhet t’i nxjerrë tani ‘beretkat’ në rrugë dhe t’i shpartallojnë për 5-6 sekonda studentët…” “Mund të më vrasin, por nuk ua jap qeverinë teknike”. “Nuk ka birë nane që më detyron”…
Deklarata të tilla ka me dhjetëra, gati çdo ditë. Shumë analistë, e madje edhe psikologë në Serbi po merren me këto deklarata. Por fakt është, Vuçiqi kurrë nuk ka qenë më shumë nën presion në Serbi.
Më së shumti shqetësime ka shkaktuar kjo deklarata për krijimin e një njësie paramilitare (lojalistët) prej 17.000 vetash, që janë zotuar se do ta mbrojnë ate në rast nevoje. Shumëkush në Serbi e ka cilësuar këtë si një përgatitje për gjakderdhje. Ata pyesin, çka i duhet njësia paramilitare Vuçiqit në qoftë se ka policinë dhe ushtrinë? Apo do të mbrohet prej popullit të vetë, prej studentëve, prej kujt?
Kjo atmosferë po ma kujton pak gjendjen e viteve 90-të kur protestonte opozita kundër Millosheviqit, por zhvillimet e tetorit të vitit 2000 kur Millosheviqi u rrëzua nga pushteti me protesta.
Sidoqoftë, në Serbi protestat e studentëve dhe qytetarëve kanë vazhduar edhe gjatë festave të fundit, po vazhdojnë edhe tani, Vuçiqi dhe qeveria e tij po akuzohen se “i kanë duart e përgjakura”…
Lajme nga rajoni
“Stolat” e betonit u rrokullisën në bulevard, Rama ironizon pedagogët dhe refuzimin e tyre për dialog: Erdhën përsëri…
Duket se në tre ditë komunikim virtual me pedagogët, kryeministri Edi Rama ka thuajse të njëjtën përgjigje pasi këta të fundit e refuzojnë.
Rama publikon në rrjetet sociale pjesë nga mbledhja e tyre para kryeministrisë dhe shkatërrimi i karrigeve, sikurse ka bërë edhe sot ku shihen disa persona duke zhvendosur “stolat” e betonit që kreu i qeverisë kishte nxjerrë para zyrës së tij.
Rama sërish i ka ironizuar duke i quajtur në thonjëza pedagogë, ndërsa në fund të fjalisë ka vendosur imazhin e një klouni.
“Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri… 🤡”, shkruan Rama.
Lajme nga rajoni
E fundit! Marrin flakë zyrat e Top Channel në Air Albania! Anullohen të gjitha emisionet, thuhet se ka ndodhur një
Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, digjen studiot dhe ndërpriten transmetimet! Reagon Ledion Liço: Jemi të shokuar
Një zjarr i papritur ka përfshirë mëngjesin e kësaj të enjteje, 22 tetor 2026, ambientet e Top Albania Radio, duke shkaktuar dëme materiale në studio dhe duke ndërprerë programacionin e zakonshëm të radios. Si pasojë e incidentit, emisioni i njohur i mëngjesit “Wake Up” nuk është transmetuar.
Sipas informacioneve të publikuara në media, flakët janë përhapur në ambientet e regjisë dhe në disa studio të Top Albania Radio, duke dëmtuar infrastrukturën e përdorur për realizimin e programeve.
Situata e krijuar ka bërë të pamundur zhvillimin normal të transmetimeve të mëngjesit, ndërsa stafi është detyruar të ndërpresë aktivitetin e zakonshëm.
Menjëherë pas ngjarjes, Top Channel ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, duke informuar publikun se emisioni “Wake Up” nuk do të transmetohej gjatë ditës së sotme.
Për shkak të një zjarri të papritur në ambientet e Top Albania Radio, emisioni ‘Wake Up’ nuk do të transmetohet sot. I gjithë stafi është mirë dhe ndodhet në kushte të sigurta. Ju falënderojmë për mirëkuptimin!”**, thuhet në njoftimin e publikuar nga Top Channel.
Lajme nga rajoni
Përplasje fizike në Kuvendin e Shqipërisë, rrahje mes deputetëve (VIDEO)
Ndërkohë që Niko Peleshi po e kalonte me shpejtësi rendin e ditës, vijoi konfrontimi fizik mes deputetëve.
Flamur Noka i Partisë Demokratike po u merrte kartonët kolegëve të Partisë Socialiste, kur nisi konfrontimi fizik në mes të sallës.
Fidel Kreka i PD-së me Ervin Hoxhën e PS-së ishin iniciatorët.
Pasi Sali Berisha qetësoi demokratët dhe u kërkoi të ktheheshin te foltorja, Kuvendi vijoi me votimin e ligjeve mes tensioneve.
-
Lajme nga rajoni1 month agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni1 month agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni1 month agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

