Connect with us

Lajme nga vendi

Auto pjes SG fituesi i turneut ’KF Reçica – TV Koha’’Fitues i edicionit të 33-të

Published

on

Turneu tradicional i futbollit të vogël ‘’KF Reçica – TV Koha’’ doli ekipi AUTO PJESË SG pasi në finalen e madhe mundi ekipin IMERI BODEN me rezultatin 5-3, vendi i tretë i takoi ekipit EMKA PETROLL Pas fitore 5-2 kundër ekipit KF PIROK. Futbollisti më i mirë i turneut u shpall Jasir Zeqiri e ekipit fitues, ndërsa portieri më i mirë Shefki Berisha i ekipi EMKA PETROLL. Ekip më fair pley u shpall KF Piroku. Pas përfundimit të turneut futbollisti më i mirë dhe portieri më mirë Jasir Zeqiri dhe Shefki Berisha u shprehën të lumtur për epitetin e më të mirëveJASIR ZEQIRI – FUTBOLLISTI MË I MIRË I TURNEUT‘’Jashtëzakonisht i lumtur. I lumtur se ekipi arriti ta fitoj këtë turnir të madh. E përgëzoj organizatorët për një organizim shumë të mirë. Synimi ynë ka qenë trofeu dhe më në fund ia arritëm’’SHEFKI – BERISHA – PORTIERI MË MIRË I TURNEUT{ faleminderit shumë ekipit dhe faleminderit publikut që na ka mirëprit. Jam i kënaqur tej mase shpresojmë që edhe vitin tjetër të jemi një ekip cilësore me ambicie shumë më të mëdhaja’’.Tre ekipet fituese krahas Kupës u shpërblyen edhe me 90 mijë denar vendi i parë, 40 mijë denar vendi i dytë dhe 20 mijë denar vendi i tretë. Kujtojmë se dz ndeshjet finale dhe ndeshjen revyale me veteranve tëë KF Reçica dhe KF Pirok që përfundoi me fitoren e vendasve pas ekzekutimit të penaltive u transmetuan drejtpërdrejt në rrjetin social fejsbuk të Televizionit Koha

Lajme nga vendi

Të tjera arrestime për 2 vrasjet në ‘Gjorgje Petrov’ Shkup, gjithsej 3 të ndaluar

Published

on

Një person tjetër është arrestuar mbrëmë nën dyshimin për përfshirje në dy vrasjet në Shkup. Deri më tani, në lidhje me rastet janë ndaluar gjithsej tre persona.

Një person tjetër i dyshuar për vrasjet në komunën e Gjorgje Petrovit në Shkup është arrestuar mbrëmë, sipas informacioneve jozyrtare të portalit “4NEWS”.

Ky është arrestimi i tretë në lidhje me dy rastet, pasi gjatë ditës së djeshme u raportua për ndalimin e një personi të dyshuar.

Brenda një periudhe prej pesë ditësh, në Gjorgje Petrov janë gjetur të vdekur një 62-vjeçar dhe një 76-vjeçare, të dy me shenja të dukshme dhune.

Gruaja u gjet e pajetë dje në një shtëpi në rrugën “Gjurgjin Kokale”, ndërsa rasti i burrit ishte raportuar më 22 tetor.

Advertisement

Nga institucionet kompetente priten informacione shtesë lidhur me bazën e dyshimeve dhe rolin e mundshëm të secilit prej personave të ndaluar në këto dy raste.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Nga sot vendoset regjim i përkohshëm i trafikut në autostradën Kërçovë–Ohër, në segmentin Presekë–Pesoçan

Published

on

Regjimi i përkohshëm i komunikacionit në autostradën A2, segmenti Presekë – Pesoçan (deri në Arbinovë), vendoset për shkak të punimeve ndërtimore për sanimin e korsisë së majtë. Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” njoftojnë se ky ndryshim hyn në fuqi nga data 28 tetor 2026 dhe do të zgjasë deri në përfundimin e plotë të ndërhyrjeve sanuese në këtë pjesë të aksit rrugor Kërçovë–Ohër. 
Për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, detajet kryesore të këtij kufizimi janë si më poshtë:

Karakteristika Detajet e Regjimit të Trafikut
Aksi Rrugor Autostrada A2, Kërçovë – Ohër
Segmenti i Prekur Presekë – Pesoçan (deri në Arbinovë)
Shkaku Punime ndërtimore për sanimin e korsisë së majtë
Kohëzgjatja Deri në përfundimin e plotë të punimeve
Sinjalizimi Në vendngjarje është vendosur sinjalistikë përkatëse rrugore

Shoferëve u bëhet thirrje të lëvizin me kujdes të shtuar, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes sipas kushteve të rrugës dhe të respektojnë rreptësisht shenjat e përkohshme të komunikacionit.
Continue Reading

Lajme nga vendi

-3°C në Kodrën e Diellit! Mot i ndryshueshëm, temperaturat deri në 18 gradë në Maqedoni

Published

on

Temperatura më e ulët e mëngjesit, prej minus 3 gradë Celsius, është matur në Kodrën e Diellit, ndërsa zero gradë janë matur në Lazaropolë, Krushevë dhe Mavrovë Hanet.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, 3 gradë janë regjistruar në Pretor dhe Ohër, 4 në Berovë dhe Prilep, ndërsa 5 gradë në Kriva Pallankë, Vinicë, Tetovë, Manastir dhe Demir Kapi.

Në Shtip dhe Strumicë janë matur 6 gradë, në Kavadar 7, ndërsa më ngrohtë ka qenë në Veles, Shkup – Zajçev Rid dhe Gjevgjeli, me 8 gradë Celsius.

Gjatë 24 orëve të fundit, deri në orën 7:00, më së shumti reshje shiu janë regjistruar në Demir Kapi, me 3 litra për metër katror. Nga 1 litër për metër katror janë matur në Strumicë, Pretor, Kavadar, Gjevgjeli, Tetovë, Kriva Pallankë, Manastir, Lazaropolë dhe në Kodrën e Diellit.

Sot moti do të jetë pjesërisht i vranët, me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, e cila në disa vende përgjatë luginës së Vardarit do të arrijë shpejtësi mbi 60 kilometra në orë.

Advertisement

Temperatura maksimale ditore do të lëvizë nga 11 deri në 18 gradë Celsius.

Në Shkup pritet mot pjesërisht i vranët, me periudha me diell dhe erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior, e cila në disa pjesë të luginës herë pas here do të jetë e përforcuar. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 14 gradë Celsius.

Continue Reading

Më të lexuarat