Lajme nga vendi
BDI: Interpelanca ndaj Mexhitit, hap i rëndësishëm për të mbrojtur unitetin, barazinë dhe stabilitetin e Maqedonisë së Veriut

Deri sa Kuvendi do të shqyrtojë iniciativën e BDI-së për shkarkimin e dy zëvendëskryeministrave të Qeverisë, Ivan Stoilkoviqit dhe Izet Mexhitit, nga kjo parti thonë se shkarkimi i Mexhitit është mundësi që ai të shpëtojë nga, siç thonë ata, “ajo që përfaqëson Stoilkoviqi, të cilin e quajnë mbështetës besnik të “botës serbe””.
“Iniciativa jonë për shkarkimin e Stoilkoviqit nuk është vetëm një kundërshtim ndaj tij si individ, por një veprim i nevojshëm për të mbrojtur Maqedoninë nga politikat që minojnë unitetin dhe stabilitetin. Ne nuk mund të lejojmë që një njeri që përfaqëson agjenda të huaja dhe që përpiqet të dëmtojë tani edhe institucionalisht raportet ndëretnike dhe marrëdhëniet tona ndërkombëtare të vazhdojë të drejtojë një sektor kaq të rëndësishëm për të ardhmen tonë. Ndërkaq, iniciativa për shkarkimin e Mexhitit ka një qëllim edhe më të thellë”.
“Ky veprim nuk është vetëm një kritikë ndaj tij, por një mundësi për ta shpëtuar atë nga rreziku i shndërrimit të tij në shembëlltyrë të po të njëjtës politikë, thjeshtë të bëhet “faqja tjetër e monedhës së njëjtë” që përfaqëson Stoilkoviqi. Në fakt, me këtë mocion mosbesimi duam t’i japim mundësi Mexhitit të braktisë homologun e vet Stoilkoviq dhe të tjerë që iu shërbejnë interesave të huaja, duke e vendosur pushtetin personal mbi interesin e përgjithshëm”.
“BDI ka marrë këtë hap për ta shpëtuar Mexhitin nga rreziku që përfundimisht të bëhet pjesë e politikave që Maqedoninë e largojnë nga rruga drejt një shteti të barabartë dhe të qëndrueshëm”, thonë mes tjerash nga BDI.
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve