Lajme nga vendi
Ministri i Ekologjisë Izet Mexhiti paralajmëron masa konkrete për uljen e ndotjes alarmante të ajrit
Ministri i Ekologjisë Izet Mexhiti thotë se Qeveria po punon për uljen e ndotjes së ajrit dhe se sipas tij inspektorati çdo ditë është në terren për gjobitjen e ndërmarrjeve që nuk respektojnë masat. Mexhiti thotë se shkaktarë kryesorë të ndotjes nuk janë vetëm industritë, por edhe amvisëritë që djegin gjithçka për të ngrohur. Mexhiti tha se tani më do të ketë masa konkrete për uljen e ndotjes së ajrit.
“Prej këtu kemi një takim për masat përfundimtare. E para do të jetë kthimi, pra do provojmë edhe një herë ta vejmë në funksion gazifikimin e plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sidomos në qendrat urbane, po ashtu në të njëjtën kohë do jepet prioritet edhe centraleve të gazit të cilat po ashtu do të ndihmojnë në ngrohjen qendrore. Në të njëjtën kohë ti afrohet alternativë qytetarëve edhe për gazifikim edhe për ngrohje qendrore, për veç asaj që do të mbështeten edhe më tutje inverterët dhe sistemet tjera, që të zëvendësojnë drurin apo mjetet tjera të ngrohjes. Po punojmë edhe në drejtim që të stimulohen kompanitë e taksive për vetura elektrike”, tha Izet Mexhiti, zv/kryeministër.
Edhe qytetarët e Tetovës për ditë me radhë thithin ajër të ndotur. Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami thotë se komuna respekton të gjitha masat.
“Sigurisht, ne punojmë Inspektorati i Tetovës del në terren dhe çdo ditë i dënon kompanitë dhe amvisëritë e papërgjegjshme të cilët përdorin mjete jo të duhura për ngrohje në shtëpitë e tyre dhe kompanitë e tyre”, tha Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.
Ndërkohë LSDM vazhdon me akuzat ndaj pushtetit se nuk ndërmerr asgjë për ndotjen e ajrit, dhe për këtë propozuan disa masa për luftimin e ndotjes.
“Të miratohet urgjentisht një program për ajër të pastër në Ministrinë e Mjedisit. Me subvencione për amvisëritë për të zëvendësuar sistemet e ngrohjes jo ekologjike për mjedisin, si dhe për shkollat, ndërtesat publike që të kalojnë në teknologji të pastra. Duke ndjekur shembullin e Programit Ajror që qeveria e LSDM-së e zbatoi me sukses për disa vite”, tha Kristina Kostova, LSDM.
Nga LSDM gjithashtu thonë se përgjegjësia për ndotjen e ajrit është e qeverisë, e cila duhet të ndryshojë politikat e saj të gabuara dhe të fillojë të mendojë për qytetarët./Alsat.mk
Lajme nga vendi
Ndalohet 18-vjeçari pasi drejtoi makinën pa patentë shoferi dhe goditi për vdekje një grua në Shkup
18-vjeçari S.S. është ndaluar pasi drejtoi makinën pa patentë shoferi dhe goditi për vdekje një grua në Kapishtec të Shkupit, më 9 janar.
Sipas avokatit Zvonko Davidoviq, i cili publikoi informacionin, S.S. u kap në Serbinë fqinje, në qytetin e Vranjës.
“Personi do të ekstradohet nga Serbia në Maqedoni. Me shumë mundësi, edhe babai i tij është ndaluar”, tha Davidoviq në podkastin “Petres so Landov”, i cili është avokati mbrojtës i të afërmve që transportuan babanë dhe djalin përtej kufirit.
“Unë besoj se klientët e mi nuk e dinin se po transportonin një autor të një krimi kaq të rëndë. Burri punon në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe është prind i një fëmije me nevoja të veçanta dhe shpesh udhëtonte në Serbi për të blerë suplemente”, shtoi avokati.
Lajme nga vendi
LAMM; Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet në kushte dimërore dhe në rrugë me lagështi.
Nga atje theksojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.
“Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM.
Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut.
Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi jugor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri 6, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 9 deri 14 gradë celsius.
Në ditët në vazhdim moti do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut

