Connect with us

Lajme nga vendi

Mashtrimet për vjedhjen e të dhënave personale në RMV nuk kanë të ndalur, këtë herë dërgohen mesazhe të rreme në emër të bankave

Published

on

Halkbank ShA Skopje informoi se nga 28 dhjetori 2024 janë regjistruar përpjekje për grumbullim të paautorizuar të të dhënave personale dhe financiare përmes mesazheve false, të cilat u dërgohen qytetarëve të Maqedonisë. Këto aktivitete janë ende aktuale, shtojnë nga aty, transmeton Portalb.mk.

“Dërgohen SMS të rreme me emrin e keqpërdorur të bankës, që përmbajnë link me uebfaqe të rreme me qëllim mashtrimi. Qëllimi i këtyre mesazheve është mbledhja e të dhënave për kartelat e pagesës dhe mundësia e keqpërdorimit të tyre”, thonë nga Halkbank ShA Shkup.

Banka i bën thirrje opinionit që të përmbahet nga hapja e linqeve të marra përmes mesazheve të tilla, që qytetarët të mos vendosin të dhëna personale apo financiare në faqet e treguara dhe të kenë kujdes.

“Halkbank ShA Skopje thekson se asnjëherë nuk do të kërkojë nga klientët e saj të dhëna personale apo informacione për kartat e pagesës përmes këtij lloj të mesazheve. Të gjitha komunikimet nga banka bëhen ekskluzivisht përmes kanaleve zyrtare dhe të sigurta”, thonë nga kjo bankë.

Kujtojmë se jo më larg se dje MPB njoftoi se po kryhen mashtrime telefonike përmes teknikave të devijimit të numrave të telefonit dhe falsifikimit të Caller ID-së dhe se është duke marrë masa aktive për hetimin dhe trajtimin e tyre.

Advertisement

Nga aty thonë se këto mashtrime janë gjithnjë e më të shpeshta në kohët e fundit dhe synojnë manipulimin e qytetarëve dhe qëllimi i të cilave është marrja e të dhënave konfidenciale apo aseteve financiare.

Për situatë të ngjashme, Ministria e Punëve të Brendshme informoi me 14 nëntor dhe më 5 dhjetor 2024 me ç’rast edhe atëherë bëri thirrje për kujdes.

Kujtojmë se edhe gjatë muajit shtator të vitit që lam pas qytetarët ishin shënjestër e një mashtrimit për vjedhjen e të dhënave personale. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se qytetarët merrnin e-maile në emër të drejtorit të Byrosë për Siguri Publike (BPS), Sasho Tasevski, i cili dukej si ftesë në gjykatë.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat