Connect with us

Lajme nga vendi

VLEN: Krimi e korrupsioni nuk kanë përkatësi etnike

Published

on

Ka kaluar koha kur fjalën kryesore në qytetet tona, lagjet e rrugët tona e kishin kriminelët. Vrasjet në mes të qytetit, tentim vrasjet në qendrat tregtare, vjedhjet, thyerjet e makinave, gjithë këto ngjarje makabre i kalojnë të kaluarës.

Qytetarëve ju ka rikthyer shpresa e besimi në institucionet shtetërore, pasi qeveria ka vendosur rend e ligj. Kjo plotëson nevojën e të qenurit të sigurt kudo që jetojnë e veprojnë qytetarët.

Arrestimet e fundit janë tregues i angazhimit dhe disponimit të partnerëve të koalicionit qeveritar për ta luftuar krimin dhe korrupsionin dhe për të rikthyer rendin e sigurinë në mjedisin tonë. Koalicioni VLEN dhe Qeveria tani janë bërë sinonim i luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Arrestimet e fundit të grupeve kriminale janë një dëshmi e qartë se institucionet shtetërore, po bëjnë hapa të rëndësishëm drejt përmbushjes së angazhimeve të tyre për garantimin e sigurisë dhe drejtësisë.

Bëjmë të ditur se janë ngrit 5 kallëzime penale nga policia financiare ndaj personave që kanë të bëjnë me institucion që është udhëhequr nga BDI non grata, konkretisht në Byronë për Metrologji.

Angazhimi i Qeverisë ka garantuar dhe u kanë lënë duart e lira institucioneve ligjzbatuese të veprojnë dhe të arrestojnë kriminelët dhe të mos lejojnë më veprimtarinë e tyre ashtu siç ishte deri më tani. Bëjmë të ditur qytetarët se ky është një proces i cili kërkon kohë dhe angazhim të vazhdueshëm.

Advertisement

Vazhdojmë të qëndrojmë të angazhuar dhe të vendosur në luftën për një shoqëri pa krim dhe korrupsion, në mënyrë që qytetarët të ndihen të sigurt kur ecin në qytet dhe të kenë besim të plotë në institucionet shtetërore.

VLEN është garanci e stabilitetit dhe sigurisë. VLEN është e ardhmja e shqiptarëve.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat