Lajme nga vendi
Me VLEN në SHBA – Shqiptarët kanë zërin e tyre të vërtetë!

Liderët e koalicionit VLEN, të pranishëm në zemër të inaugurimit të presidentit Trump, po dëshmojnë fuqishëm përkushtimin e tyre për interesat e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Kjo pjesëmarrje madhështore në kryeqendrën botërore, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është një moment historik që tregon lidhjet tona të ngushta me demokracinë perëndimore dhe vlerat e saj.
VLEN është aty për të treguar se shqiptarët janë dhe mbeten pro-amerikanë, të lidhur ngushtë me parimet e lirisë dhe drejtësisë që përfaqëson SHBA. Por kjo dashuri për Amerikën shpesh është keqpërdorur nga disa politikanë të pandershëm, që kanë shfrytëzuar këtë ndjenjë fisnike për të pasuruar veten dhe për të shkelur mbi interesat e popullit.
Shqiptarët tani e dinë, VLEN është zëri i vërtetë i interesave të shqiptarëve dhe aleancave me SHBA-të!
Koalicioni VLEN është forca që po sjell ndryshimin e vërtetë dhe është shpresa për të ardhmen e shqiptarëve!
Të gjithë e dinë tani se me VLEN, shqiptarët do të kenë një të ardhme të ndritur!
Lajme nga vendi
Aksident pranë kufirit Serbi–Hungari, humbi jetën shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 05:15 në autostradën afër Horgoshit, pranë kufirit Serbi–Hungari, ku një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur rëndë i lënduar, raportojnë mediat serbe. Sipas informatave të para, aksidenti ka ndodhur kur automjeti “KIA” me targa të Maqedonisë, që po lëvizte në autostradë në drejtim të Horgoshit, ka dalë nga rruga në afërsi të vendbanimit Vishnjevac, mes nyjës rrugore në Zhednik dhe pikës së pagesës në Suboticë, dhe më pas është përmbysur.
“Në aksident ka humbur jetën pasagjeri N. A. (39), ndërsa shoferi A. A. (60) ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në spitalin e Suboticës, ku po i jepet ndihma e nevojshme mjekësore”, raportojnë mediat serbe.
Sipas mediave serbe, nga Drejtoria e Policisë në Suboticë njoftojnë se ndaj shoferit do të ngrihet kallëzim penal për vepër të rëndë kundër sigurisë së trafikut rrugor.
Pasagjeri që ndodhej në veturë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes nga plagët e marra, ndërsa shoferi është transportuar me lëndime të rënda trupore në Spitalin e Përgjithshëm në Suboticë.
Hetimet janë në vazhdim dhe pritet të zbardhin rrethanat e plota që çuan në këtë aksident fatal./tv21.tv
Lajme nga vendi
Tetovë, arrestohen dy persona të dyshuar për përdhunimin e dy vajzave të mitura

Më datë 02.07.2025, në dy aksione të ndara të realizuara në orën 15:30 dhe 22:55, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë dhe Stacioni Policor Kamjan kanë privuar nga liria dy persona, A.E. (18) dhe një të mitur, të dy nga Tetova.
Veprimet policore janë ndërmarrë pas një kallëzimi të paraqitur nga një grua 37-vjeçare nga Tetova, e cila ka raportuar se në disa raste të dyshuarit kanë kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqim me dy vajzat e saj të mitura. Sipas denoncimit, ata gjithashtu kanë realizuar video-incizime me telefon celular dhe njërën nga të miturat e kanë detyruar të përfshihet në marrëdhënie seksuale me persona të tjerë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe pas dokumentimit të plotë, do të ngriten kallëzimet penale përkatëse ndaj personave të dyshuar.
“Prokurori publik është njoftuar dhe pas dokumentimit të rastit, do të parashtrohen kallëzime përkatëse”, shtojnë nga MPB.
Lajme nga vendi
UT SHËNON 4 KORRIKUN DITËN E PAVARËSISË SË SHBA-ve

Univeristiieti i Tetovës me dy aktivitet sportive Tur me biçikleta dhe Volejboll në rërë shënon 249 vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së.
Me rastin 249 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës – 4 Korrikut, Fakulteti i Kulturës Fizike i Universitetit të Tetovës ka organizuar aktivitet sportive si Volejbolli në rërë dhe Tur me biçikleta që për synim kanë të nderojnë vlerat e lirisë , miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet popujve si dhe promovimin e jetesës aktive dhe shëndetit përmes sportit. Në aktivitetin e sotëm Tur me biçikleta ku starti ishte nga sheshi i Universitetit derri në sheshin Iliria dhe anasjelltas pjesëmarrës ishin stafi drejtues i UT-së, profesor dhe student
‘’Universiteti i Tetovës në kuadër të ushtrimit të veprimtarisë së tij si kurse arsimore, shkencore siç e shihni tani edhe kreative ka mjaftë partner . Sigurisht një partneritet mjaft të rëndësishëm edhe me komunitetin ndërkombëtar me theks të veçantë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sikurse është ambasada e SHBA-ve këtu në Shkup, Këndi amerikan. Por ne kemi bashkëpunim jashtë zakonisht të mirë me shumë universitet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për të çmuar, për të respektuar partneritetin tonë , miqtë tanë natyrisht këto ditë kemi disa aktivitete sportive, kreative me të cilat shënojmë edhe ditën e pavarësisë të SHBA-ve për të qenë përkrahë miqëve tanë për ta shfaqur atë solidaritetin dhe për të qenë në kuadër të afirmimit të vlerave të cilat kanë të bëjnë sikurse me sferën e arsimit po ashtu edhe me respektimin e të drejtave të qytetarëve në nivel botërorë, me sundimin e ligjit, zhvillimin e demokracisë. Pra të jemi përkrahë botës së civilizuar dhe ti çmojmë miqtë tanë‘’ deklaroi rektori i UT-së prof.Dr. Jusuf Zejneli
Aktivitetet e sportive që organizohen me rastin 4 Korrikut ditës së Pavarësisë së SHBA-ve përfundojnë me ndeshjet finale të Volejbollit në rërë ditën e nesërme me fillim në ora 18:30
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve