Connect with us

Lajme nga vendi

Sot bëhet hapja e çerdhes së re në Tetovë

Published

on

Çerdhja e re “Rilindja” në kuadër të Institucionit Publik “Rinia” do të hapet sot në Tetovë, njoftoi Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

Me rastin e hapjes së çerdhes, janë paralajmëruar fjalime të ministrit të këtij dikasteri, Fatmir Limani, ambasadorit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas, kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami dhe drejtoreshës së IP “Rinia”- Tetovë, Fatlinda Jaja.

Advertisement

Lajme nga vendi

Ka ndërruar jete mësimdhënësi Reshat Latifi, pishtar i arsimit

Published

on

Ka ndërruar jete mësimdhënësi, profesori i Biologjisë Reshat Latifi. Tanime i ndjeri per dekada me radhe kishte punuar ne procesin edukativo-arsimor, si mësimdhënës Biologjie, ne shkollen fillore “Bajram Shabani” Kumanovë.

Nje periudhe kohore ishte edhe drejtor ne kete shkolle. Poashtu ka qene aktiv edhe ne politike ku eshte shquar per kontribut te theksuar.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Lajm i mirë veçanërisht për mërgimtarët! Prej sot, vetëm një pikë kontrolli në “Tabanoc”

Published

on

Në vendkalimin kufitar me Serbinë “Tabanoc” – “Preshevë”, sot do të lëshohet në përdorim Sistemi “One Stop” për kontroll të integruar të përbashkët, në një pikë kufitare.

Vendosja e këtij sistemi, siç deklaroi së fundmi ministri Toshkovski do të mundësojë fluks shumë më të shpejtë të qytetarëve në “Tabanoc”-“Preshevë”, që për momentin është vendkalimi kufitar më i frekuentuar në vend.

Mënyra e re e kontrollit duhet të lehtësojë mbingarkesën në kufij, veçanërisht gjatë periudhës së verës kur qarkullimi është në rritje, për shkak të ardhjes së mërgimtarëve.

Sistemi “One Stop” është vendosur tashmë me Kosovën në vendkalimet kufitare të Bllacës dhe Jazhincës, një rrjedhë janë bisedimet me Shqipërinë për të vendosur dy vendkalime kufitare, ndërsa me Bullgarinë dhe Greqinë si anëtarë të BE-së dhe zonës Shengen, do të ketë vetëm përmirësime organizative.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Aksident pranë kufirit Serbi–Hungari, humbi jetën shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Published

on

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 05:15 në autostradën afër Horgoshit, pranë kufirit Serbi–Hungari, ku një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur rëndë i lënduar, raportojnë mediat serbe. Sipas informatave të para, aksidenti ka ndodhur kur automjeti “KIA” me targa të Maqedonisë, që po lëvizte në autostradë në drejtim të Horgoshit, ka dalë nga rruga në afërsi të vendbanimit Vishnjevac, mes nyjës rrugore në Zhednik dhe pikës së pagesës në Suboticë, dhe më pas është përmbysur.

“Në aksident ka humbur jetën pasagjeri N. A. (39), ndërsa shoferi A. A. (60) ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në spitalin e Suboticës, ku po i jepet ndihma e nevojshme mjekësore”, raportojnë mediat serbe.

Sipas mediave serbe, nga Drejtoria e Policisë në Suboticë njoftojnë se ndaj shoferit do të ngrihet kallëzim penal për vepër të rëndë kundër sigurisë së trafikut rrugor.

Pasagjeri që ndodhej në veturë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes nga plagët e marra, ndërsa shoferi është transportuar me lëndime të rënda trupore në Spitalin e Përgjithshëm në Suboticë.

Hetimet janë në vazhdim dhe pritet të zbardhin rrethanat e plota që çuan në këtë aksident fatal./tv21.tv

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat