Connect with us

Lajme nga vendi

VLEN: BDI non grata në opozit, Drin Ahmeti në hollet e Prokurorisë, përfundoi epoka e ndikimit në gjykata

Published

on

Kur përmendet BDI nuk mund të mendojm tjetër pos për keqpërdorime dhe korrupsion. Dëshirojmë të informojmë opinionin publik për një çështje të rëndësishme që lidhet me aktivitetin ekonomik të kompanisë “Everest JD” DOOL, e cila është pronë dhe menaxhohet nga Drin Ahmeti, nipi i liderit të partisë non grata BDI, Ali Ahmeti. Sipas informacioneve të disponueshme, kompania në fjalë nuk ka paguar tarifën e koncesionit për shfrytëzimin e burimeve minerale në lokacionin “Bukoviq”, duke shkelur kështu ligjet dhe rregulloret.

Ky veprim i papërgjegjshëm paraqet një formë të rëndë të mostransparencës dhe abuzimit me privilegjet e dhëna për shfrytëzimin e pasurive natyrore, dhe për këtë arsye, koalicioni VLEN inicion që të merren masa të menjëhershme dhe të plotapër të zbardhur këtë çështje.

Ne me krenari të plotë ndajmë këtë informim në vijim që me kalimin e BDI-së nongrata në opozitë përfunduan edhe mbrojtjen apo mbështetjet në gjykata e prokurori. Prandaj, kjo është shenjë që po përfundon epoka e ndikimit të politikës në institucionet që duhet të jenë plotësisht të pavarura dhe të pa ndikuara në punën e tyre, organet e gjyqësisë. 

Pas zbulimit të këtij akti, Drin Ahmeti është ftuar nga Prokuroriapër të dhënë shpjegime dhe është duke u hetuar për këtë rast. Koalicioni VLEN si pjesë e qeverisë i bën thirrje institucionevetë drejtësisë të veprojnë në përputhje me ligjin dhe të sigurojnënjë proces të sigurt dhe transparent të hetimeve, për të shmangurçdo formë të ndikimit politik në mënyrë që vendimipërfundimtar të jetë I bazuar plotësisht nëë ligjet e vendit tone. E keqpërdoruesit sikur Drin Ahmeti ta marrin dënimin e merituar.

Koalicioni VLEN me vendosmëri të plotë dhe përgjegjësi maksimale mbështet çdo përpjekje për të siguruar që ky rast të trajtohet me prfoesionalizëm dhe paanshmëri që të vendoset rend dhe ligjshmëri në këtë fushë.

Advertisement

Koalicioni VLEN do të ndjek me vëmendje këtë çështje dhe do të qëndrojë stoik në luftën për transparencë dhe drejtësi dhe se nuk do të toleroj asnjëherë keqpërdorimet. Sigurojmë qytetarët që jemi këtu për ti zbuluar gjitha mashtrimet që lidhen me BDI-në non grata dhe se do të ketë përgjegjësi për gjithsecilin.

VLEN është koalicion i gjithë qytetarëve, VLEN nuk angazhohet për nipa e mbesa por për secilin për jush. Secili qytetarë gëzon respekt dhe trajtim të barabartë nga koalicioni më i madh shqiptar, VLEN. 

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat