Lajme nga vendi
Taravari: Instalohet sistemi i ri i ajrit të komprimuar në “Nënë Tereza”
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka dhënë një lajm të madh për qytetarët, duke zgjidhur një problem të rëndësishëm që ka prekur shëndetin e qytetarëve. Pas shumë vitesh vonesë, sistemi i ajrit të komprimuar në Qendrën Klinike Universitare “Nënë Tereza” – Shkup, që kishte lënë pacientët pa shërbime për shkak të mungesës së ajrit të kompresuar në sallat e operacionit, tani po vihet në funksion.
“Ju informojmë se është përfunduar plotësisht montimi dhe instalimi i Sistemit të ajrit të komprimuar në Kompleksin e Klinikave ‘Nënë Tereza’ Shkup”, ka shkruar Taravari në rrjetin e tij social Facebook, duke theksuar përkushtimin për të ofruar kushte më të mira për shërbimet shëndetësore dhe pacientët.
Nga Ministria e Shëndetësisë janë tërhequr edhe detaje të rëndësishme për përfundimin e punimeve.
“Janë montuar dhe instaluar tre kompresorë me pajisjet shoqëruese të nevojshme,” thuhet në komunikatë, duke shtuar se gjithashtu janë përmirësuar pikat e shpërndarjes dhe lidhjes së tubave të bakrit për të siguruar funksionimin optimal të sallave operative.
Pas realizimit të këtyre aktiviteteve, sistemi i ajrit të komprimuar do të sigurojë që sallat e operimit të funksionojnë pa ndërprerje, duke ofruar shërbime cilësore dhe të sigurt për pacientët. Kujtojmë se sallat e operimit në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ndaluan së punuari për shkak të një ere të pakëndshme që u përhap përmes sistemit të ventilimit dhe problemi i furnizimit me oksigjen.
Lajme nga vendi
Trashësia e borës në Kodrën e Diellit është 64 centimetra
Në orën 07:00 në Kodrën e Diellit janë matur -2 gradë celsius, ndërsa trashësia e borës është 64 centimetra.
Në Berovë dhe Mavrovë janë matur 0 gradë, 1 në Kriva Pallankë, Krushevë dhe Llazaropole, 3 në Pretor dhe Vinicë, 4 në Ohër, 5 në Tetovë, Manastir, Prilep, Shtip dhe Strumicë, 6 në Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid, Veles dhe Kavadar, 7 gradë në Gjevgjeli dhe 8 në Demir Kapi.
Nga Drejtoria Hidrometeorologjike (HMA) bëjnë të ditur se më së shumti reshje në 24 orët e fundit, prej orës 07:00, kanë rënë në Kodrën e Diellit, 17 litra për metër katror, e ndjekur nga Pozharana me 14, Krusheva 7, Mavrovë 5, Tetova dhe Strumicë.
Lajme nga vendi
Një shtetas i Maqedonisë së Veriut deshi ta korruptoj policin me 5 euro, arrestohet në pikën kufitare
Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar të hënën mbrëma, më 9 shkurt 2026, rreth orës 20:55, në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, nën dyshimin për veprën penale “Dhënie e ryshfetit”.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari gjatë kontrollit të dokumenteve ka tentuar të korruptojë zyrtarin policor duke futur para në vlerë prej 5 eurosh në dokumentet e tij.
Me vendim të prokurorit kompetent, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt ligjore.
Njoftimi i policisë:
DHËNIE E RYSHFETIT
PKK. Vërmicë 09.02.2026, 20:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut pasi që i njëjti gjatë kontrollit të dokumenteve kishte futur para në vlerë 5 euro. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Lajme nga vendi
Për shkak të protestës së LSM-së, regjim i veçantë trafiku në Shkup
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njoftoi sot se për shkak të protestës së Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), sot në Shkup do të ketë një regjim të veçantë trafiku.
“Sot (10.02.2026) Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë do të mbajë një protestë para Parlamentit në rrugët “11 Tetori” dhe “Dame Gruev” me çrrastë trafiku do të devijohet në rrugët përreth. Për këtë arsye, Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor do të marrë masa për një regjim të veçantë trafiku në zonën qendrore të qytetit të Shkupit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.
SPB Shkup u bën thirrje të gjithë qytetarëve që marrin pjesë në trafik të respektojnë urdhrat e dhëna nga oficerët e policisë.

