Connect with us

Lajme nga vendi

BDI-ja reagon për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve

Published

on

Poshtrimi sistematik dhe hap pas hapi i statusit të gjuhës shqipe! Vlen do të mbajnë përgjegjësi historike për këtë tradhti.

Qeveria jolegjitime ka shkelur jo vetëm Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe Marrëveshjen e Ohrit dhe Ligjin për Gjuhët.

Miratimi i ndryshimit të ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, ku përcaktohet që licencat të lëshohen në gjuhën shqipe vetëm me kërkesën e përfituesit, është një akt që minimizon rëndësinë e gjuhës shqipe, duke e reduktuar nga gjuhë zyrtare dhe detyruese në një mundësi të kërkuar, duke shkelur me dy këmbë të drejtat themelore të shqiptarëve në këtë shtet.

Ky vendim është një hap prapa dhe një dështim tërësor për të respektuar standardet e barazisë dhe të drejtave të garantuara me Kushtetutë dhe ligje ndërkombëtare.

Gjuha shqipe është një e drejtë e pacenueshme dhe nuk mund të trajtohet si një opsion që jepet sipas kërkesës.

Advertisement

Ky ndryshim i ligjit është një akt i papranueshëm dhe i dëmshëm për të ardhmen e marrëdhënieve interetnike dhe përmbushjen e premtimeve të bëra për të siguruar një shoqëri të barabartë.

BDI e ka bërë të qartë vazhdimisht: ne nuk do të pranojmë asnjë ulje të statusit të gjuhës shqipe, asnjë hap që cenon të drejtat e shqiptarëve dhe asnjë përpjekje për të shtyrë përpara një agjendë të padrejtë.

Ky ndryshim i ligjit është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në statusin e gjuhës shqipe. Kërkojmë nga Qeveria të korrigjojë menjëherë këtë gabim dhe të veprojë në përputhje me Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Ohrit.

BDI do të vazhdojë të qëndrojë e fortë për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve, për të siguruar që gjuhët zyrtare të trajtohen me të njëjtin respekt dhe barazi, siç është paraparë nga ligjet e këtij shteti.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje partive të vlen, që të ndalojnë ndihmën që i bëjnë këtij poshtërimi dhe degradimi të statusit të gjuhës shqipe.

Advertisement

Do të mbajnë përgjegjësi historike për këtë tradhti, pasi asnjë privilegj pushteti nuk mund të justifikojë pjesëmarrjen në këtë akt që cenon dinjitetin dhe të drejtat e shqiptarëve.

Lajme nga vendi

Privohet nga liria një 44-vjeçar nga Gostivari tentoi t’i sulmojë gruan dhe vajzën e tij

Published

on

Më 09.02.2026 në ora 02:15, punonjës policie nga SP Gostivar kanë privuar nga liria një burrë 44-vjeçar nga Gostivari. paraprakisht, në ora 01:25, bashkëshortja e tij 43-vjeçare ka denoncuar se ai ka tentuar t’i sulmojë atë dhe vajzën e tyre. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Në vendbanimin Hanet e Mavrovës gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë

Published

on

Më 08.02.2026 në ora 20:00, në vendbanimin Hanet e Mavrovës, punonjës policie nga Stacioni Policor Mavrovë kanë privuar nga liria personat G.D. (28) dhe D.A. (28) nga Shkupi, të cilët po transportoheshin me automjetin pasagjerë „Golf“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.D.. Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u përgatitet parashtresë përkatëse.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Incident në një bastore në Tetovë: kërcënohet punonjësja dhe thyhet xhami i pultit

Published

on

Më 08.02.2026 në ora 20:15, në SPB Tetovë, A.M. (31) nga fshati Bellovisht, e punësuar në një bastore sportive në Tetovë, ka raportuar se personi B.B. (65) nga Tetova është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka kërcënuar punonjësen, pas së cilës ka thyer xhamin e pultit.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat