Lajme nga vendi
Ndërroi jetë humanisti i palodhshëm kumanovar, Demirali Shabani
Ndërroi jetë humanisti i palodhshëm kumanovar, Demirali Shabani, ka njoftuar Kryesia e degës të OH. El-Hilal, Kumanovë-Likovë.
“Të nderuar anëtar të OH. El-Hilal, miq e dashamirë, me dhëmbje ju njoftojmë se dje ka ndrruarr jetë aktivisti, humanisti i devotshëm Demirali Shabani, njëherit ish-kryetar i OH.El Hilalit Dega Kumanovë-Likovë për dy mandate.
Varrimi i të ndjerit Demiralis bëhet sot 22 janar 2025 (e mërkur) pas namazit të Iqindisë!
Allahu e Mëshiroftë, Xhennetul Firdewsin nasib ia bëftë!”, thuhet në njoftimin e Kryesisë së degës të OH. El-Hilal, Kumanovë-Likovë.
Lajme nga vendi
Privohet nga liria një 44-vjeçar nga Gostivari tentoi t’i sulmojë gruan dhe vajzën e tij
Më 09.02.2026 në ora 02:15, punonjës policie nga SP Gostivar kanë privuar nga liria një burrë 44-vjeçar nga Gostivari. paraprakisht, në ora 01:25, bashkëshortja e tij 43-vjeçare ka denoncuar se ai ka tentuar t’i sulmojë atë dhe vajzën e tyre. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse.
Lajme nga vendi
Në vendbanimin Hanet e Mavrovës gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë
Më 08.02.2026 në ora 20:00, në vendbanimin Hanet e Mavrovës, punonjës policie nga Stacioni Policor Mavrovë kanë privuar nga liria personat G.D. (28) dhe D.A. (28) nga Shkupi, të cilët po transportoheshin me automjetin pasagjerë „Golf“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.D.. Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u përgatitet parashtresë përkatëse.
Lajme nga vendi
Incident në një bastore në Tetovë: kërcënohet punonjësja dhe thyhet xhami i pultit
Më 08.02.2026 në ora 20:15, në SPB Tetovë, A.M. (31) nga fshati Bellovisht, e punësuar në një bastore sportive në Tetovë, ka raportuar se personi B.B. (65) nga Tetova është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka kërcënuar punonjësen, pas së cilës ka thyer xhamin e pultit.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

