Connect with us

Lajme nga vendi

Ministria e Arsimit e RMV-së: Oborret e shkollave të mos shndërrohen në kafene

Published

on

Në shkolla nuk duhet të ketë kafene sepse janë institucione arsimore, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH). Pasi Sdk, pas raportimeve të qytetarëve në mjetin Raporto problem, publikoi një tekst se oborret e shkollave janë shndërruar në lokale ku mbahen festa, ditëlindje, madje edhe dasma, Ministria deklaroi se kjo praktikë duhet të ndalet.

“Në shkolla kryhen aktivitete edukative dhe jemi dakord që të mos ketë përmbajtje apo shërbime nga të cilat nuk përfitojnë të rinjtë dhe procesi i tyre arsimor. Kryesia e re e Ministrisë së Arsimit në 6 muajt e fundit i është afruar zgjidhjes së sfidave të shumta që janë akumuluar në vitet e fundit, ndaj besojmë se do të gjendet një zgjidhje e përshtatshme në lidhje me pyetjen që ju jeni duke kërkuar”, tha Ministria e Arsimit.

Me lejen e Komunave, drejtorët e shkollave u japin me qira oborret kompanive private, me arsyetimin se do të mirëmbahen terrenet sportive, të cilat nxënësit do të mund t’i përdorin gjatë orëve të mësimit.

Pas përfundimit të mësimit, terrenet sportive shfrytëzohen nga klubet sportive apo qytetarët që merren me sport deri në orët e vona të natës. Por, në vend që të jenë vetëm për aktivitete sportive, nëpër oborre bëhen kafene, në të cilat ndonëse ndodhen në institucione arsimore për të mitur, hidhet alkool, bëhen ditëlindje, festa e deri në dasma.

Sipas anketës, në territorin e Komunës Qendër shkollat ​​fillore “Dimitar Miladinov” dhe “11 Oktomvri” janë të shënuara si oborre të shkollave që jepen me qira për aktivitete sportive, në Komunën e Aerodromit shkolla “Bllaze Koneski”, kurse në Komunën e Kisella Vodës oborret janë lëshuar për balona në shkollat ​​”Krume Kepeski” dhe “Kuzman Shapkarev”. Në Komunën e Karposhit, oborri i shkollës “Petar Pop Arsov” është lëshuar për çerdhe private.

Advertisement

Në këto shkolla që janë përgjegjësi e komunave nuk ka kafene, por qytetarët ankohen se ka aktivitete sportive deri në orët e vona të natës dhe ka shumë zhurmë në verë.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat