Lajme nga vendi
Në mbledhje të Qeverisë sot pritet të kalojë marrëveshja për paratë nga kredia hungareze dedikuar për kompanitë
Në mbledhje qeveritare sot pritet të kalojë marrëveshja për mjetet nga kredia hungareze dedikaur për kompanitë. Nga Qeveria presin e tërë procedura të përfundojë deri në fund të muajit. Pasi që të kalojë marrëveshja në Qeveri, do të duhet të nënshkruhet marrëveshje me bankat dhe me atë praktikisht paratë bëhen operative për sektorin e biznesin.
Kompanitë do të duhet të kenë minimum 20 për qind pjesëmarrje të vet, ndërsa shuma maksimale që mund ta marrin është 10 milionë euro. Ndërmarrjet do t’i marrin paratë me normë interesi prej 1,95 për qind, grejs periudhë prej tre viteve dhe 12 vite afat pagese.
Paratë fillimisht duhej të ishin operative deri në fund të vitit, por procesi u zvarrit, ndërsa shkaku për atë, sipas kompetentëve, është zgjerimi i përfshirjes së kompanive të cilat mund të aplikojnë për marrje të mjeteve nga kredia hungareze. Praktikisht, tani përveç për kapacitete të reja prodhuese dhe pajisje të re, mjetet nga kredia hungareze do të mund të ndahen edhe për burime ripërtëritëse të energjisë, si dhe për objekte të cilat kompanitë do t’i përdorin si ndërtesa administrative.
Kryeministri Hristian Mickoski javën e kaluar në deklaratë për mediumet u bëri thirrje kompanive të përgatisin projekte dhe të aplikojnë për të marrë kredi nga bankat komerciale.
“Analiza thotë se 250 milionë euro në vit është kërkesa e operatorëve ekonomik për të marrë kredi. Nëse i kufizoni mundësitë, atëherë kufizohen edhe operatorët ekonomik dhe mund të ndodhë nga ato 250 milionë euro të shfrytëzohen vetëm 120, 150 apo 180 milionë euro, ndërsa të tjerat të mbeten. Për ato shkaqe, dëshirojmë ta zgjerojmë tërë atë që do të ketë imput pozitiv në BPV dhe në ekonominë e vendit. Por, tani gjithçka është definuar, ka përfunduar, përmbajtja e marrëveshjes është e gatshme”, deklaroi Mickoski gjatë vizitës në komunën Petrovec.
Nga kredia hungareze, 250 milionë euro janëd edikaur për kompanitë. Marrëveshja për kredinë prej gjithsej 500 milionë euro, në emër të Qeverisë, ishte nënshkruar më 8 tetor në Budapest nga ana e ministres së Financave Gordana Dimitrievska-Koçovska me Eksport-import bankën hungareze.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

