Connect with us

Sport

FABRICE TAMBA PËRFORCIM I EKIPIT SHKËNDIJA

Published

on

Klubi i futbollit  Shkëndija  në  pritje  të pjesës  pranverore të kampionatit  ku edhe  do të vendoset  për  renditjen e përgjithshme  të ekipeve, nga  dita e sotme  në radhët e veta ka sjell ish futbollistin e Shkupit senegalezin  Fabricie Tamba. Sulmuesi  21  vjeçar   te  skuadra e Shkupit  erdhi në  fillim të kampionatit 2024/2025 dhe  ka  luajtur  si titullar  në 12 ndeshje dhe ka regjistruar 3  gola.  Pas  firmosi  për  ekipin  e Shkëndijës  për  kanalin zyrtar  të klubit  është shprehur  tepër  i kënaqur  që i bashkëngjitet  ekipit tetovar

 ‘’Mirë fillimisht  ishte  befasi . Në fillim unë nuk e dija se do të luaj me  këtë ekip. Kam luajtur  kundër Shkëndijës, mendoj  ishte në fillim të sezonit, ishte ndeshje e vështirë, dolëm me  barazim 1-1. Por  sigurisht unë pashë vërtet cilësi të mirë. Sigurisht se kur kam dëgjuar se ky ekip më dëshiron mua isha  shumë i lumtur sepse unë vërtet  dua të luaj për këtë për këtë skuadër’’

Përforcimi më i ri i Shkëndijës senegalezi Tamba  ka pohuar se  nuk ka njohuri për historikun e Shkëndijës  por  e dinë që është skuadër e madhe.

 “Mirë, vërtet nuk e di storjen e plotë, por sigurisht se do të tentoj të mësoj sa më shumë që do të mundem. E di se është ekip i madh, ambicie të mëdha, edhe presion i madh. Por e di se ekipi dëshiron të jetë kampion, të fitojmë ligën sigurisht. Mendoj tani jemi në krye të renditjes dhe e di se jam këtu për atë. Jam këtu të ndihmoj ekipin sa më shumë që do të jetë e mundur, të ndihmoj ekipin të realizojë ambiciet. Mirë, mendoj se ne do t’ia dalim.”

Futbollisti Fabrice Tamba I  cili nga  sot edhe  zyrtarisht është pjesë e ekipit  tetovar  që  nga  dita e sotme  do të udhëton në Antalia për t’iu bashkangjitur  ekipit   në përgatitje  për  pjesën pranverore të kampionatit 

Advertisement

Shaban Sinani / TV Koha

Sport

ATMOSFERË FESTIVE NË “AIR ALBANIA” FITON ANGLIA

Published

on

Shqipëria me  humbje kundër Anglisë ka mbyllur grupin e kualifikuesve të Botërorit 2026 duke siguruar kualifikimin në play-off për herë të parë në histori. Një rrugëtim, vazhdimin e të cilit do ta mësojë në shortin që hidhet të enjten.

 Kombëtarja shqiptare u mposht 0-2 nga Anglia në stadiumin “Air Albania”, në ndeshjen e fundit për kualifikueset e Botërorit.

 Kuqezinjtë kanë mbyllur me humbje një rrugëtim pozitiv, që kulmoi me kualifikimin historik në “play off”.

Ndaj anglezëve, Shqipëria tregoi një paraqitje të mirë, në pjesën e parë, por edhe në fillimin e së dytës.

Fraksioni i parë u mbyll pa gola, pavarësisht rasteve në të dyja portat. Fraksioni i dytë, nisi me mundësi të mira për Hoxhën dhe Bajramin, që nuk i shfrytëzuan si duhej.

Advertisement

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 74-të, kur Harry Kane përfitoi nga një goditje këndi dhe zhbllokoi sfidën. Tetë minuta më vonë, sulmuesi shënoi edhe të dytin me kokë, pas një krosimi të marrë nga Rashford.

Shqipëria i mbyll kualifikueset në vendin e dytë me 14 pikë, ndërsa Anglia kualifikohet në Botëror si kryesuese me 24 pikë, por pa pësuar asnjë gol. Kështu Shqipëria e mbyll këtë fushatë kualifikuese në vendin e dytë me 14 pikë, historike, me sytë tashmë që janë nga shorti  që do të hidhet të enjten për fazën play off.

Por tashmë është e konfirmuar që Shqipëria  do të jetë në vazon e tretë që do të  nuk  ka  gjasa  të ketë përballje me  Kosovën në play-offin e kualifikimeve për Botërorin 2026. Kjo u bë e ditur me humbjen nga Anglia dhe fitoren e Ukrainës ndaj Islandës, Shqipëria mbeti pa gjasa që të dalë në vazon e dytë. 

SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

TENIS: JANNIK SINNER FITUES  NË ‘’ATP FINALS’’ NË TORINO

Published

on

Fituesi i turneut prestigjioz i tenist ‘’ATP Finals’’ që  mbajt në  Torino të Italisë  doli Jannik Siner i cili në finale mundi spanjollin Carlos Alcaraz. Për italianin ishte  kjo fitorja e dytë radhazi në këtë turnir

  Jannik Sinner ka fituar “ATP Finals” në Torino për të dytin vit radhazi.

Tenisti italian ka arritur të mposhtë me rezultatin 2-0  në sete 7-6 dhe 7-5, në një finale të luftuar rivalin Carlos Alcaraz.

Kjo e çon numrin e përgjithshëm të takimeve në karrierë midis të dyve në 16  ku  bilanci  është 10 me 6 për spanjollin.

Jannik Sinner mundi Carlos Alcaraz në finalen e ëndrrave për të konfirmuar titullin e tij në ATP Finals: 7-6, 7-5 për italianin, i cili kështu përsëriti titullin që fitoi në Torino dymbëdhjetë muaj më parë.

Advertisement

Kjo është fitorja e  gjashtë sezonale  për   tenistin italian  Jannik Sinner  dhe e 24-ta në karrierë.

Continue Reading

Sport

VOLEJBOLL: FITON SHKËNDIJA  HUMBIN KV UT DHE LIRIA

Published

on

Klubi i volejbollit Shkëndija e Tetovës  kthehet me tre pikë nga  Strumica pas  fitores kundër Makedonija Xhio 3-1 n sete, ndërsa Universiteti i Tetovës dhe Liria pësuan humbje

Këtë fundjavë u zhvilluan java e pestë e sezonit vjeshtor në ligën e parë të volejbollit vendor në kategorinë e meshkujve. Ekipi i UGD  Shtipi mbetet skuadra e vetme e cila  ka  të  fituara  pesë  fitore  dhe 15 pikë maksimale, ndërsa  ndiqet nga  kampioni në fuqi Strumica dhe Rabotniçki.  Skuadrat  tetovare  edhe  këtë javë  shënuan rezultate  jo të mira, pasi  ishte  Shkëndija  e vetmja skuadër që  shënoi fitore dhe atë në transfertë me  Makedonija  Xhio në Strumicë  duke  fituar 1- 3në  sete 18-25, 25-21, 19-25  dhe 18-25.

 Skuadra e Universitetit të Tetovës  në  cilësinë e vendasit   ka  pësuar  nga  Boreci i Velsesit  0-3, ndërsa Susheva ka shënuar fitore kundër ekipit Liria 3-1

Rezultatet  e  javës së  pestë të sezonit vjeshtor: Strumica – Skopje  3-0, UGD Shtipi – Janta Volej 3-0,  Makedonija Xhio – Shkëndija 1-3, Vesna Probishtip – Rabotniçki 0-3, Universiteti i Tetovës – Boreci 0-3 dhe  Susheva – Liria  3-1

Pas  javës së 5-të, tabelën e kryeson UGD Shtipi me  15 pik para  Strumicës që ka  13 dhe  Rabotniçkit me 12 pikë.
 
SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Më të lexuarat