Connect with us

Lajme nga vendi

Mickoski: Lufta kundër sulmeve kibernetike hibride është mbrojtje e sovranitetit të shtetit

Published

on

“Sot patëm, do të thosha, një ushtrim ku u simulua një sulm kibernetik ndaj një pjese të institucioneve shtetërore dhe më pas, natyrisht, u morën vendime nga Shtabi i Krizave në Qeveri për hapat që duhen ndërmarrë dhe mendoj se nga e gjithë kjo mund të nxjerrim vetëm një mësim pozitiv, në mënyrë që, mos e dhëntë Zoti, nëse ndodh, të dimë si të reagojmë dhe cilat janë hapat që duhet të ndërmarrim si Qeveri.

Është mirë që nga partnerët tanë strategjikë të marrim përvojë se si funksionon e gjithë kjo. Si Qeveri, kemi vendosur prioritet në pjesën e digjitalizimit të shtetit, diçka që është shumë e rëndësishme dhe thelbësore. Kemi një fokus dhe prioritet të madh në këtë drejtim dhe po përpiqemi të korrigjojmë diçka që ndoshta në të kaluarën është bërë gabim.

Ne kemi një situatë të çuditshme, kemi recovery, mbrojtje sekondare, gjegjësisht një Qendër të të Dhënave ose siç njihet si Data Center, e cila shërben praktikisht për rikthimin e të dhënave të humbura në rast të një sulmi kibernetik, por nuk kemi një qendër primare të të dhënave dhe pjesa më e madhe e institucioneve dhe serverëve përdorin outsourcing për t’u mbrojtur. Më saktë, secili mbrohet ashtu siç di dhe mundet, por kjo nuk është një qasje e organizuar.

Kemi vendosur fokusin këtu për të krijuar një qendër primare të të dhënave, ose një Data Center, e cila më pas do të jetë e lidhur dhe e integruar me institucionet e shtetit, në mënyrë që të mund të jemi më efikasë në një vend, në një pikë.

Dhe e gjithë kjo është në rangun e prioriteteve, njësoj si siguria e përgjithshme në shtet. Prandaj, mendoj se në periudhën që vjen kemi një sfidë të madhe këtu, e cila tashmë është e vendosur në prioritetet e Planit për Rritje, për të cilin presim financim dhe ndihmë nga Bashkimi Evropian. Kështu që, e gjithë kjo është pjesë e sigurisë së shtetit dhe ne si Qeveri kemi përgjegjësi të sigurojmë këtë siguri, sepse në këtë mënyrë mbrojmë sovranitetin e Maqedonisë si shtet”.

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat