Lajme nga vendi
Koalicioni VLEN mbështet mjekët amë: Kapitacioni nga 75 denarë do të rritet në 100 denarë për pacientë
Koalicioni VLEN, duke dëgjuar nevojat dhe kërkesat e mjekëve amë, ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të punës në sektorin e kujdesit parësor shëndetësor. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në bashkëpunim me përfaqësuesit e sektorit shëndetësor, ka njoftuar për rritjen e kapitacionit për mjekët amë me 20 deri në 25 denarë.
Pra nga periudha e ardhshme kapitacioni nga 75 denarë sa ishte deri më tani është bërë 100 denarë për pacient, një masë që synon të mbështesë mjekët amë në përmbushjen e përgjegjësive të tyre dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Kjo do të luaj rolë edhe në parandalimin e sëmundjeve dhe jo vetëm në shërimin e tyre. Ne do të punojmë me mjekët amë që t’i stimulojnë pacientët që të bëjnë më shumë kontrolle shëndetësore dhe analiza të vazhdueshme sidomos ato në mamografisë për gratë.
Kjo rritje përfaqëson një dëshmi të qartë të përkushtimit të koalicionit VLEN dhe Ministrisë së Shëndetësisë për të dëgjuar dhe adresuar nevojat reale të mjekëve amë. Është një hap që jo vetëm rrit motivimin e tyre, por gjithashtu kontribuon në ndërtimin e një sistemi shëndetësor më efikas dhe më cilësor për të gjithë qytetarët.
VLEN zotohet se ky vendim është vetëm një nga masat e shumtë që do të ndërmerren për t’i përmirësuar kushtet e punës për profesionistët shëndetësorë dhe për të avancuar sektorin shëndetësor në përgjithësi.
Koalicioni VLEN mbetet i përkushtuar për të vazhduar dialogun me të gjithë aktorët relevantë dhe për të garantuar që kërkesat dhe shqetësimet e mjekëve të merren parasysh në çdo hap të vendimmarrjes. BDI non-grata e la shëndetësinë në “vdekje klinike”, por tani ajo po kthehet në jetë, falë përkushtimit dhe vizionit të Koalicionit VLEN dhe ministrit Taravarit. Ka kaluar koha e skandaleve në Onkologji, djegies së spitaleve modulare e kushteve mizore në spitale dhe mospërfillja e zërit të mjekëve amë.
Koalicioni VLEN është për një shëndetësi më të fortë dhe më të drejtë! Një shëndetësi të transformuar ku punonjësit shëndetësorë dhe pacientët do të kenë kushte optimale.
Lajme nga vendi
Kasami inspekton asfaltimin e rrugës drejt Sellcës: Çdo premtim po e kthejmë në realitet
“Po punojmë me përkushtim që çdo projekt të realizohet me cilësi dhe në afat, në shërbim të qytetarëve. Çdo premtim e kthejmë në realitet. Çdo vendbanim është i rëndësishëm për ne”, ka shkruar Kasami në një postim publik.
Asfaltimi i kësaj rruge pritet të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe lidhjen e zonës me Tetovën, duke lehtësuar lëvizjen e banorëve dhe zhvillimin lokal. Komuna e Tetovës ka paralajmëruar vazhdimin e investimeve infrastrukturore edhe në vendbanime të tjera rurale./zyrtare.net/
Lajme nga vendi
48 orë paraburgim për dy persona nga Maqedonia: Dyshohen për lidhje me 5 tonë marihuanë të sekuestruar në Serbi
Me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Penale të Shkupit u ka caktuar masën e paraburgimit afatshkurtër prej 48 orësh dy personave të dyshuar. Pas analizës së provave të grumbulluara, autoritetet kanë ngritur dyshime se këta individë kanë ndërmarrë aktivitete konkrete lidhur me sasinë prej 5 tonë marihuanë që u sekuestrua së fundmi në Republikën e Serbisë.
Masa e paraburgimit është vendosur me qëllim që t’i mundësohet prokurorisë kohë e mjaftueshme për të ndërmarrë veprimet e domosdoshme procesuale dhe për të siguruar praninë e të dyshuarve. Prokuroria sqaron se kjo masë është e justifikuar për shkak të kompleksitetit të rastit dhe karakterit të tij ndërkombëtar, ku afatet kohore për veprim janë shpesh të kufizuara. Institucionet po vijojnë me intensitet punën për zbardhjen e plotë të lëndës dhe kanë paralajmëruar se publiku do të informohet në kohë për rrjedhën e mëtejshme të procedurës.
Lajme nga vendi
PROTESTA E PESTË NË TETOVË KUNDËR TATIMEVE RETROAKTIVE
Protesta e pestë me rradhë. Qytetarët sot protestuan përsëri para Drejtorisë së të Ardhurave Publike në Tetovë për tatimet të cilat u kërkohen të paguhen gjatë kohës që ata kanë punuar jashtë vendit, ata thonë se kjo është e jashtëligjshme. Qytetarët të cilët kanë punuar kryesisht në Irak dhe Afganistan theksojnë se nuk janë kundër tatimeve, por kundërshtojnë ngarkesën e padrejtë dhe retroaktive.
Semi Beqiri – Protestues
Protestuesit kërkojnë që të anulohen të gjitha vendimet e marra me efekt retroaktiv. Besir Abdullahi thotë se protestat janë apolitike dhe kanë për qëllim mbrojtjen e qytetarëve, megjithatë u bën thirrje kryetarëve të partive që t’i mbështesin në këtë mision.
Semi Beqiri – Protestues
Qytetarët paralajmëruan se do të vazhdojnë me protestën derisa të dëgjohet zëri i tyre, ndërsa thonë se protestat do të dislokohen edhe në Shkup nëse nuk gjindet zgjidhje. Ata thonë se tash më janë në kontakt të vazhdueshëm edhe me partitë opozitare dhe se çështja e tyre do të adresohet edhe në parlament së shpejti.
Semi Beqiri – Protestues
Më 13 dhjetor 2025, qytetarët u befasuan nga vendimi i Drejtorisë së të Ardhurave Publike për mbledhjen e taksës mbi të ardhurat e padeklaruara nga jashtë Maqedonisë. Disa prej tyre thanë se nuk janë të informuar mjaftueshëm për detyrimin e deklarimit të rregullt të këtyre të ardhura, ndërsa të tjerë kishin theksuar se njoftimet nga DAP-i u kishin ardhur me vonesë, për të ardhura të realizuara vite më parë.

