Lajme nga vendi
Janevska: Është mirë për të gjithë ne kur kompanitë tregojnë përgjegjësi sociale duke investuar në arsim
Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik u bë me bibliotekë të re ,ndërsa në ceremoninë e hapjes, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska tha se ky kënd i ri do të jetë tërheqës për studentët, sepse do të lehtësojë qasjen e tyre në librat e nevojshëm, bazat e të dhënave dhe materialet digjitale,gjithçka tjetër që duhet të mësojnë dhe hulumtojnë.
„Dua të theksoj rëndësinë e investimit në kapacitetet akademike. Kjo dëshmon përkushtimin e institucioneve të arsimit të lartë ndaj studentëve dhe përkushtimin e tyre për edukim cilësor. “Sa më shumë burime të ndryshme të njohurive të përdor studenti, aq më e gjerë dhe më e thellë do të jetë njohuria e tij.,” theksoi Janevska, duke shtuar se vetëm vendet që kanë kuadërtë arsimuar mirëmund të shpresojnë për zhvillim ekonomik dhe prosperitet.
Ministrja theksoi se kompanitë që investojnë në arsim në vepër e dëshmojnëpërgjegjësinë e tyre shoqëroredhe ndihmojnë në ngritjen e sistemit arsimor. Duke inkurajuar kompanitë e tjera që të gjejnë mënyra kreative për të investuar në arsim, Janevska tha se këto janë investime të cilët sigurisht do të kthehen .
Lajme nga vendi
Ndahet nga jeta afaristi Rauf Ramadani nga Tetova
Është ndarë nga jeta aktivisti Rauf Ramadani nga Tetova. Lajmin e kanë bërë të ditur miq dhe familjarë të Raufit.
Rauf Ramadani ka qenë aktivist politik në PDSH, një periudhë ka udhëhequr Ndërmarjen publike komunale të Tetovës.
Poashtu njihet si afarist. Ishte pronar i marketeve Erzana kurse së fundmi i kompanisë “Swiss bakery”.
Stafi i Televizionit Koha u shpreh ngushëllime familjes Ramadani , miqve dhe shokëve të të ndjerit.
Lajme nga vendi
Lopët kalojnë “ilegalisht” kufirin: 6 lopë nga Maqedonia ndalohen në Bullgari
Institucionet bullgare po vendosin se çfarë të bëjnë me gjashtë lopë, të cilat para pak ditësh kaluan kufirin nga Maqedonia në afërsi të fshatit Gjueshevë të Qustendilit, njofton Radioja Kombëtare Bullgare.
Kafshët janë kapur dhe janë vendosur në një objekt të përkohshëm blegtoral të komunës, ndërsa një komision i shërbimeve të autorizuara bullgare dhe maqedonase po vendos se si do të veprohet në këtë rast.
Nuk dihet nëse këto gjashtë lopë janë pjesë e gjedheve që lëvizin lirshëm në zonën e Koritës së Kriva Pallankës, duke shkaktuar tension të madh mes banorëve dhe pronarëve, problem ky që autoritetet kompetente maqedonase ende nuk po arrijnë ta zgjidhin.
Kafshët janë vërejtur në tokën e fshatit Gjueshevë, ndërsa kryetarja e fshatit e ka denoncuar rastin në komunë. Ato janë kapur dhe janë transportuar në një objekt të përkohshëm për blegtori.
Komisioni rajonal për kontrollin e ushqimit, autoritetet kufitare dhe ato komunale do të marrin vendimin përfundimtar për fatin e tyre.
Para disa vitesh, lopa Penka shkeli kufirin duke hyrë nga Serbia në afërsi të fshatit Oltomanci të Qustendilit.
Sipas rregulloreve evropiane, pas hyrjes nga një vend jashtë BE-së, ajo duhej të asgjësohej.
Ky rast u kthye në një problem ndërkombëtar – në fund, lopa u kursye dhe pronari i saj nga fshati Kopillovci u kujdes për të në kopenë e tij për vite me radhë.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë Veriut do të jetë
Moti sot në Maqedoninë Veriut do të jetë vranësira dhe diell, ndërsa gjatë fundit të ditë pritet të ketë reshje lokale të shiut.
Në vend do të fryjë një erë e fortë nga drejtimi jugor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri 7, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 14 deri 21 gradë celsius.
Nesër moti pritet të jetë me reshje shiu, ndërsa në vendet malore do të ketë kushte për reshje të borës.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga bota2 months agoGjermania në krizë për punëtorë të kualifikuar, spitalet dhe shkollat kanë mungesa të mëdha

