Lajme nga vendi
Mbi 140 persona në vit humbin jetën në aksidente trafiku, “Sejf Siti” ende në pritje
Sistemi i shumëpritur “Sejf Siti” i cili do të regjistrojë dhe sanksionojë shkeljet në trafik, është në përgatitje e sipër, por Ministria e Brendshme ende nuk ka specifikuar se kur do të vihet plotësisht në përdorim. Më shumë se 140 persona në vend çdo vit janë viktima të aksidenteve rrugore, shumë prej tyre pikërisht për shkak të gabimeve të rënda në komunikacion, por sistemi që supozohet t’i zbulojë nuk është ende në funksion.
“Instalimi i kamerave pritet të përfundojë gjatë vitit 2025. Sistemi do të regjistrojë shkeljet e trafikut siç është kalimi në semafor të kuq, shpejtësia dhe parkimi i paligjshëm. Kundërvajtja e trafikut do të dokumentohet me mjete teknike përkatëse dhe aparate regjistrimi, ndërsa pronarit të automjetit do t’i sigurohet raporti përkatës për shkeljen e kryer në komunikacion”, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.
Përveç faktit që “Sejf Siti” është ende në pritje, Kodi penal aktual nuk parashikon dënime të larta as për autorët e veprave me rezultat fatal. Ligji parashikon minimum prej katër vjet burg kurse në praktikë zakonisht dënimet e shqiptuara janë katër deri në pesë vjet burg. Megjithatë, Kodi i ri penal, i cili aktualisht është në fazën e hartimit, po përgatit ndryshime dhe parashikon dënime më të larta, është shprehur ministri i Drejtësisë.
“Vazhdimisht punojmë në harmonizimin e të gjitha zgjidhjeve të mundshme ligjore me kolegun Toshkovski, si për “Sejf Siti” ashtu edhe për atë që thoni ju, andaj, angazhohemi për dënime maksimale”, deklaroi Igor Fillkov, ministër i Drejtësisë.
Sipas statistikave të MPB-së, vitin e kaluar në viza të bardha jetën e kanë humbur 24 këmbësorë, ndërsa shifrat tregojnë se nga viti 2010 nëpër rrugët e Maqedonisë kanë humbur jetën nga 116 deri në 198 persona. Nevoja për rregulla më të rrepta të qarkullimit u shfaq veçanërisht me rastin e fundit kur 22-vjeçarja Frosina Kullakova u përplas nga një 20-vjeçar pa leje dhe nën efektin e alkoolit, teksa po kalonte në bulevardin “Aradhat Partizane” në vendkalim për këmbësorë dhe në dritë të gjelbër. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

