Lajme nga vendi
1535 inspektime për ndotje të ambientit, mbi 300 shkelje ligjore
Sipas Raportit Vjetor për vitin 2024, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor ka kryer 1535 inspektime, nga të cilat 1008 të rregullta, 247 të jashtëzakonshme dhe 280 mbikqyrje inspektuese të kontrollit.Si rezultat i kontrolleve janë konstatuar 300 parregullsi ose shkelje ligjore, për të cilat janë përgatitur përkatësisht janë nisur procedura sanksionuese. 300 aktvendime me të cilat urdhërohen apo ndalohen disa veprimtari, dhe janë iniciuar 9 procedura për kundërvajtje. Në të gjithë vendin janë kryer disa inspektime të jashtëzakonshme me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në fushën e menaxhimit të mbeturinave, me qëllim parandalimin e aktiviteteve të paligjshme në menaxhimin e mbeturinave. Kontrollet janë kryer në bashkëpunim me Drejtorinë doganore, Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe institucionet tjera relevante.
“Gjatë vitit 2024 janë pranuar gjithsej 72 ankesa nga qytetarët përmes mjeteve të komunikimit në dispozicion – Facebook dhe ueb-njoftimeve.Në lidhje me dy gjashtëmujorët e mëparshëm të vitit 2023, numri i ankesave ka shënuar rënie, falë veprimit parandalues të inspektorëve të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, në kuadër të inspektimeve të planifikuara rregullisht.Nga gjithsej 72 ankesa të pranuara, 3 kanë qenë të dedikuara për inspektorët,kurse të gjitha 69 ankesat e mbetura kanë të bëjnë me veprimet e inspektorëve komunal/të autorizuar të mjedisit, si dhe inspektorëve komunal/komunal të autorizuar për punët komunale. Ankesat më të shpeshta kishin të bënin me menaxhimin e mbeturinave, djegien e mbeturinave, zhurmat nga ambientet e hotelierisë, aroma të pakëndshme nga mbajtja e kafshëve shtëpiake, kanalet e kanalizimeve atmosferike, gropat septike dhe kanalizimit” njoftuan nga Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor ka vepruar për të gjitha ankesat me inspektime në terren, qoftë në mënyrë të pavarur apo në koordinim me një inspektor të autorizuar mjedisor nga komunat. Ankesat që nuk ishin në kompetencën e , Inspektoratit Shtetëror i Mjedisit Jetësor u dërgoheshin institucioneve përkatëse ose aplikantët udhëzoheshin se ku të drejtoheshin, thonë nga Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Lajme nga vendi
Kasami inspekton asfaltimin e rrugës drejt Sellcës: Çdo premtim po e kthejmë në realitet
“Po punojmë me përkushtim që çdo projekt të realizohet me cilësi dhe në afat, në shërbim të qytetarëve. Çdo premtim e kthejmë në realitet. Çdo vendbanim është i rëndësishëm për ne”, ka shkruar Kasami në një postim publik.
Asfaltimi i kësaj rruge pritet të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe lidhjen e zonës me Tetovën, duke lehtësuar lëvizjen e banorëve dhe zhvillimin lokal. Komuna e Tetovës ka paralajmëruar vazhdimin e investimeve infrastrukturore edhe në vendbanime të tjera rurale./zyrtare.net/
Lajme nga vendi
48 orë paraburgim për dy persona nga Maqedonia: Dyshohen për lidhje me 5 tonë marihuanë të sekuestruar në Serbi
Me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Penale të Shkupit u ka caktuar masën e paraburgimit afatshkurtër prej 48 orësh dy personave të dyshuar. Pas analizës së provave të grumbulluara, autoritetet kanë ngritur dyshime se këta individë kanë ndërmarrë aktivitete konkrete lidhur me sasinë prej 5 tonë marihuanë që u sekuestrua së fundmi në Republikën e Serbisë.
Masa e paraburgimit është vendosur me qëllim që t’i mundësohet prokurorisë kohë e mjaftueshme për të ndërmarrë veprimet e domosdoshme procesuale dhe për të siguruar praninë e të dyshuarve. Prokuroria sqaron se kjo masë është e justifikuar për shkak të kompleksitetit të rastit dhe karakterit të tij ndërkombëtar, ku afatet kohore për veprim janë shpesh të kufizuara. Institucionet po vijojnë me intensitet punën për zbardhjen e plotë të lëndës dhe kanë paralajmëruar se publiku do të informohet në kohë për rrjedhën e mëtejshme të procedurës.
Lajme nga vendi
PROTESTA E PESTË NË TETOVË KUNDËR TATIMEVE RETROAKTIVE
Protesta e pestë me rradhë. Qytetarët sot protestuan përsëri para Drejtorisë së të Ardhurave Publike në Tetovë për tatimet të cilat u kërkohen të paguhen gjatë kohës që ata kanë punuar jashtë vendit, ata thonë se kjo është e jashtëligjshme. Qytetarët të cilët kanë punuar kryesisht në Irak dhe Afganistan theksojnë se nuk janë kundër tatimeve, por kundërshtojnë ngarkesën e padrejtë dhe retroaktive.
Semi Beqiri – Protestues
Protestuesit kërkojnë që të anulohen të gjitha vendimet e marra me efekt retroaktiv. Besir Abdullahi thotë se protestat janë apolitike dhe kanë për qëllim mbrojtjen e qytetarëve, megjithatë u bën thirrje kryetarëve të partive që t’i mbështesin në këtë mision.
Semi Beqiri – Protestues
Qytetarët paralajmëruan se do të vazhdojnë me protestën derisa të dëgjohet zëri i tyre, ndërsa thonë se protestat do të dislokohen edhe në Shkup nëse nuk gjindet zgjidhje. Ata thonë se tash më janë në kontakt të vazhdueshëm edhe me partitë opozitare dhe se çështja e tyre do të adresohet edhe në parlament së shpejti.
Semi Beqiri – Protestues
Më 13 dhjetor 2025, qytetarët u befasuan nga vendimi i Drejtorisë së të Ardhurave Publike për mbledhjen e taksës mbi të ardhurat e padeklaruara nga jashtë Maqedonisë. Disa prej tyre thanë se nuk janë të informuar mjaftueshëm për detyrimin e deklarimit të rregullt të këtyre të ardhura, ndërsa të tjerë kishin theksuar se njoftimet nga DAP-i u kishin ardhur me vonesë, për të ardhura të realizuara vite më parë.

