Lajme nga vendi
Thirrje për parakualifikim për ndërtimin e autostradës Bukojçan – Kërçovë
Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” (NPRRSH) shpalli thirrje për parakualifikim për ndërtimin e autostradës E-65, seksioni Bukojçan – Kërçovë, km 2+500 – km 12+727, dhe mirëmbajtjen 5-vjeçare të seksionit të autostradës. Thirrja është e hapur deri më 17 mars të këtij viti dhe është publikuar në platformën ECEPP të BERZH-it nga ku është siguruar kredi për ndërtimin e 10,2 kilometrave të planifikuara të autostradës.
Sipas paralajmërimeve të mëparshme nga institucionet kompetente, kostot totale të parashikuara për pjesën e autostradës kapin vlerën 132.7 milionë euro, prej të cilave 110 milion euro kredi nga BERZH-i, ndërsa 17,8 milion euro investime nga Korniza e investimeve për Ballkanin Perëndimor.
Seksioni i autostradës do të ketë një rrugë të dyfishtë me dy korsi trafiku 3.5 m të gjera, me shpejtësi 100 kilometra në orë. Punimet përfshijnë gjithashtu ndërtimin e kryqëzimeve, urave, kanaleve, tunelit, kanaleve kulluese, ulluqeve dhe mureve , thuhet në thirrje.
Në Programin vjetor për punë nga NPRRSH-ja për Bukojçan-Kërçovë janë paraparë 650 milion denarë. Ky seksion është vazhdimësi e linjës Gostivar – Bukojçan, 30.1 kilometra e gjatë e cila është pjesë e pakos së seksioneve të autostradës që po ndërton konsorciumi amerikano-turk “Behtel dhe Enka”.
Siç deklaroi më parë për MIA-n drejtori i NPRRSH-së, Koce Trajanovski do të ndërmerren aktivitete për t’u hapur një foront më i madh për punë në “Behtel dhe Enka” që linja dhe ndërtimi të jetë brenda afateve të përcaktuara në kontratë. Në fund të vitit 2024 janë kryer 3,241 prej gjithsej 4.031parcelave për shpronësim dhe 791 kanë qenë në proces.
Në seksionin Gostivar -Bukojçan zhvillohen aktivitete përgjatë gjashtë kilometrave, po aq kilometra në seksionin Prilep – Manastir dhe tre në seksionin Tetovë – Gostivar në tre kilometra. Sipas planit të NPRRSH-së, në fillim të vitit pritet të kryhen ndërtimet në kampin e Kontraktorit dhe për të rritur ndjeshëm aktivitetet në terren.
NPRRSH-ja këtë vit planifikon të punohet tërësisht në linjën Tetovë-Gostivar në gjatësi 17 kilometra, Gostivar-Bukojçan përafërsisht 17 kilometra, ndërsa Prilep-Manastir aktivitetet janë planifikuar përafërsisht 25 kilometra.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

