Connect with us

Lajme nga vendi

MMJPH: Aktivitete të intensifikuara nga komunat për ajër më të pastër në javën e fundit të janarit

Published

on

Sipas detyrimeve nga Plani i Veprimit me masa afatshkurtra për ajër të pastër për sezonin e ngrohjes 2024-2025, komunat Ohër, Manastir, Shtip, Tetovë, Prilep, Gazi Babë, Kisella Vodë, Strumicë dhe Krushevë dërguan Raport për aktivitetet e realizuara për periudhën nga 27 deri më 31 janar 2025.

Në Ohër, fokusi është vënë në kontrollin e rregullshmërisë së automjeteve dhe zvogëlimin e gazrave të dëmshme nga trafiku, ndërsa është realizuar një inspektim i jashtëzakonshëm në dy vend-ndërtimore, ku nuk janë vërejtur emisione të ndaluara nga substancat ndotëse.

Shërbimet inspektuese të Komunës së Manastirit gjatë gjysmës së dytë të janarit kanë kryer inspektime kontrolluese në tri instalacione me leje B dhe i kanë detyruar ato të marrin masa për të ulur emisionet në ajër në kufijtë e lejuar nga ligji. Aktualisht priten rezultatet nga matjet e reja. Po ashtu, janë kryer inspektime në 11 autoservise për trajtimin e mbeturinave dhe nuk është konstatuar djegia e vajit të mbeturinavedhe me të njëjtin po veprohet në përputhje me ligjin: është ruajtur përkohësisht në kushte të sigurta dhe i është dorëzuar subjekteve të autorizuara. Gjatë kontrollimeve të vazhdueshme, inspektorët komunalë nuk kanë konstatuar djegie të mbeturinave në hapësira të hapura.

Në komunën e Shtipit janë kryer 5 mbikqyrje inspektuese tek subjektet juridike që posedojnë B-LEI, nga të cilat për 3 janë lëshuar aktvendime për veprim, përkatësisht ato janë detyruar të kryejnë matjet e përcaktuara në lejet e tyre. Po ashtu, janë kryer 14 inspektime të jashtëzakonshme tek subjektet që posedojnë elaborat për mbrojtjen e mjedisit, nga të cilat për 6 subjekte juridike që kryejnë aktivitetin – përpunimi i drurit dhe produkteve drurore, përfshirë edhe prodhimin e mobiljeve, është lëshuar aktvendim për veprim për matjet sipas Elaboratit.

Në komunën e Tetovës, shërbimet inspektuese kanë kryer mbikëqyrje inspektuese. Shërbimet inspektuese në Ohër kanë kryer mbikqyrje inspektues tek 5 subjekte juridike që kanë B leje ekologjike të integruar dhe Elaborat për mbrojtjen e mjedisit dhe për këto subjekte nuk janë vërejtur shkelje. Në procesin e prodhimit, dy subjekte përdorin energji elektrike, ndërsa tre përdorin dru për ngrohje (kryesisht bukë-pjekës).

Advertisement

Komuna e Prilepit gjatë javës së përmendur ka realizuar 5 mbikqyrje inspektuese, nga të cilat 4 janë autoservise, dhe një është tek subjekti juridik që kryen gërmim të mermerit. Tek autoserviset janë kryer matje të emisioneve nga burimi stacionar.

 Në komunën e Shkupit, Gazi Babë, janë kryer mbikqyrje inspektuese në përputhje me dispozitat e Ligjit për hapësirat e gjelbra urbane, ku inspektorët komunalë të komunës së Gazi Babës kanë shqiptuar 12 gjoba. Po ashtu, janë shqiptuar 7 gjoba në përputhje me Ligjin për pastrimin publik, dhe është realizuar një inspektim i të gjitha pikave kritike ku shpesh ndodhin shkelje në lidhje me depozitimin dhe/ose djegien e mbeturinave, dhe është shqiptuar një gjobë për depozitimin e papërshtatshëm të mbeturinave.

 Në lidhje me inspektimin e subjekteve juridike që disponojnë B- Leje të Integruar Ekologjike, është bërë një inspektim në 2 servise automekanike në territorin e Komunës së Gazi Babës, ku nuk janë konstatuar shkelje. Gjatë javës së përmendur, gjatë inspektimit të rregullt dhe kontrollit të ngrohjes në serviset e vogla, nuk është gjetur djegie e mbeturinave. Është konstatuar se një problem serioz për Komunën Gazi Babës janë familjet që ngrohen duke djegur mbeturina druri (dërrasa, mbeturina druri dhe të ngjashme). Janë paralajmëruar 2 persona fizikë për këtë shkelje dhe u është urdhëruar që menjëherë të largojnë mbeturinat nga oborret e tyre dhe të përdorin dru për ngrohje.

Komuna Gazi Babës ka vepruar edhe në lidhje me masën 8 të Planit të Veprimit dhe ka realizuar një inspektim të kantierëve të ndërtimit, gjatë të cilit është kontrolluar zbatimi i masave për reduktimin e ndotjes (deponimi i duhur i mbeturinave, punë me manovra speciale që nuk do të shkaktojnë pluhur, etj.). Po ashtu, bëhet kontroll i rregullt i automjeteve që dalin nga kantieret dhe investitorëve u rekomandohet të lajnë rrotat e automjeteve para se të dalin nga kantieret.

Sipas raportit, Komuna Gazi Babës ka realizuar inspektime të rregullta dhe të jashtëzakonshme për subjektet juridike që disponojnë Elabórate për mbrojtjen e mjedisit, sipas Dekretit për miratimin e të cilës është përgjegjës Kryetari i Komunës, Kryetari i Qytetit të Shkupit dhe Kryetarët e komunave në Qytetin e Shkupit. Gjatë realizimit të inspektimeve, është vënë theksi tek subjektet juridike që, gjatë aktivitetit të tyre, pranojnë mbetje si vajra motorikë të përdorur, goma të përdorura dhe mbetje të tjera. Janë realizuar 10 inspektime dhe janë dhënë 2 gjoba për djegien e mbeturinave në hapësirë të hapur. Po ashtu, janë realizuar 10 inspektime në kantierët e ndërtimit dhe magazinat aktive, dhe është urdhëruar larja e gomave të kamionëve dhe aktivitete të tjera për zbatimin e Ligjit për Pastrimin Publik.

Advertisement

Shërbimet inspektuese në Komunën e Strumicës kanë realizuar inspektime të jashtëzakonshme në 5 instalacione, dhe janë lëshuar 4 aktvendime (detyrimi për kryerjen e matjeve të emisioneve nga burimet e stacionuara, vazhdimi i B- lejes së integruar ekologjike) dhe një aktvendim me paralajmërim për përgatitjen e Elaboratit me kontratat e nevojshme për hedhjen  e mbetjeve. Po ashtu, është realizuar një inspektim i jashtëzakonshëm në 2 kantierë ndërtimi, ku nuk janë konstatuar parregullsi.

Ndërkohë, për periudhën nga 01 deri më 04.02.2025, në Strumicë janë realizuar edhe gjashtë inspektime të jashtëzakonshme, nga të cilat katër tek subjekte juridike që merren me prodhimin e mobiljeve, një tek një subjekt juridik për prodhimin e paketimit plastik dhe një inspektim tek një subjekt juridik që merret me prodhimin e strukturave metalike, dhe në të gjitha gjashtë rastet janë konstatuar parregullsi edhe atë: tek dy subjekte juridike do të iniciohet procedura kundërvajtëse sipas Ligjit për menaxhimin e mbetjeve, me lëshimin e një fature të dënimit për shkelje me një gjobë prej 9000 euro për subjektin juridik dhe 500 euro për menaxherin e subjektit juridik të inspektuar; për tre subjekte juridike do të merret një Aktvendim për përgatitjen e një Elaborati për mjedisin dhe marrjen e masave teknike përkatëse për instalimin e filtrave për të reduktuar, parandaluar dhe kontrolluar ndikimin negativ mbi cilësinë e ajrit ambiental, ndërsa për një subjekt juridik do të merret një aktvendim për të përgatitur një Elaborat për mjedisin, në përputhje me aktivitetin që zhvillon. Për më tepër, gjatë periudhës që pason, inspektimet e jashtëzakonshme që realizohen nga inspektori i mjedisit në Komunën e Strumicës do të publikohen në faqen zyrtare të komunës.

Komuna e Krushevës ka vënë theksin në forcimin e kontrolleve aksionale për kontrollin teknik të automjeteve që marrin pjesë në trafik, me theks të veçantë në gazrat e shkarkimit, sidomos tek ato me naftë, automjetet e rënda dhe automjetet e paregjistruara.

Advertisement

Lajme nga vendi

„Tranzicioni i drejtë do të ketë sukses vetëm nëse e udhëheqim së bashku me punëtorët, komunat dhe komunitetet” – Bozhinovska në Ngjarjen Kombëtare për Këshillat Lokale Ekonomiko – Socialë

Published

on

Мinistria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, mori pjesë në Ngjarjen Kombëtare për rrjetëzimin e Këshillave Lokale Ekonomiko – Socialë, ku edhe një herë e konfirmoi përkushtimin e fuqishëm të Ministrisë për të punuar hapur, një bashkëpunim dhe dialog të drejtëpërdrejtë me të gjitha palët e përfshira.

„ Tranzicioni duhet të sjellë jetë më të mirë për të gjithë ne. Dhe kjo është mundur vetëm nëse jemi të hapur, të qasshëm dhe nëse punojmë së bashku. Ministria është partner për çdo komunë, çdo organizatë, çdo punëtor dhe çdo kompani që sjell iniciativën. Mund të na drejtoheni në çdo moment”, deklaroi ministrja Bozhinovska.

Këshillat Lokale Ekonomiko – Socialë janë platformë që i bashkon komunat, sindikatat, komunitetin e biznesit, organizatat qytetare dhe instuticionet në procesin e tranzacionit të drejtë energjetik.

„Nëse nuk punojmë së bashku, nëse punëtorët, komunat, biznesi lokal dhe organizatat qytetare nuk janë në proces – atëher procesi nuk do të ketë sukses. Shumë e thjeshtë”, theksoi Bozhinovska.

Bozhinovska iu referua edhe Platformës Investuese për Tranzicionin e Drejtë Energjetik, e cila tashmë funksionon dhe krijon mundësi për financimin e projekteve lokale:

Advertisement

„Me këtë hapet hapësirë reale për investime që do të çojnë tranzicionin përpara. Por duhet që të gjithë faktorët e përfshirë, veçanërisht komunat, të jenë më përgjegjës, të ofrojnë projekte reale dhe të qëndrueshme në mënyrë që t’i përdorim fondet në mënyrë efkase. Detyra jonë është të sigurojmë drejtim të qartë politik, koordinim mes institucioneve dhe mbështetje për projektet cilësore lokale. Ne nuk duam tranzicion vetëm në letër. Dua që çdo komunë të ketë mundësi të zhvillojë projekt, dhe çdo komunitet të ndiejë se ky është një proces që krijon vlerë – jo frikë. Prandaj jemi këtu, prandaj jemi të hapur”, shtoi Bozhinovska..“

Мinistria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale mbetet plotësisht e përkushtuar në mbështetjen e proceseve lokale, zhvillimin e vendeve të gjelbrta të punës, industrive të reja dhe kushteve të qëndrueshme për rritje ekonomike në të gjitha rajonet.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Hapet tuneli hekurudhor i 14-të, në linjën Beljakovc – Kriva Pallankë

Published

on

Këtë mëngjes hapëm tunelin e parafundit, nga gjithsej 15, në seksionin hekurudhor nga Beljakovc në Kriva Pallankë. Kjo është pjesa e dytë e ndërtimit të hekurudhës për në Bullgari, shkruan drejtori i Hekurudhave te Maqedonise.
Drejtori Sinisha Ivanovski, postoi një video në profilin e tij në Facebook nga hapja e tunelit të 14-të në seksionin hekurudhor Beljakovc – Kriva Pallankë, i cili është në ndërtim e sipër.
“Është mirë kur ka dritë në fund të tunelit. Herët këtë mëngjes hapëm tunelin e parafundit nga gjithsej 15, në seksionin hekurudhor nga Beljakovc-Kriva Pallankë. Kjo është pjesa e dytë e ndërtimit të hekurudhës për në Bullgari”, ka shkruar zoti Ivanovski.
Ndërtimi i kësaj rruge është i mbushur me sfida, një nga më të mëdhatëështë shpimi dhe ndërtimi i tuneleve.
“Progresi i ndërtimit të të gjithë projektit nuk është në nivelin e dëshiruar, por do të doja të përgëzoja kontraktorin për suksesin e tyre në ndërtimin e tuneleve. Besoj se edhe në segmentet e tjera të ndërtimit, ata do të fillojnë të shënojnë sukses shumë shpejt që nga sot”, ka shkruar drejtori I Hekurudhave te Maqedonise Sinisha Ivanovski.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Apel për ndihmë Zenun Hysa, një 28-vjeçar nga Kaçaniku i Kosovës, po përballet me një betejë të vështirë shëndetësore

Published

on

Zenun Hysa nga fshati Stagovë i komunës së Kaçanikut është duke përjetuar vështirësi të mëdha shëndetësore si pasojë e epilepsisë, nga e cila vuan prej një kohe të gjatë.

Gjendja e tij po e bën jetën gjithnjë e më të vështirë dhe po kërkon mbështetje urgjente.

Në një apel drejtuar opinionit publik, kërkohet që të gjithë qytetarët vullnetmirë dhe humanë të kontribuojnë, sipas mundësive të tyre, për t’i ardhur në ndihmë Zenunit.
Të interesuarit për ta ndihmuar mund të kontaktojnë në numrin: 045 484 134.

Logaria bankare: Raiffeisen Bank – 1504001008528570

Ju falënderon familja Hysa

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat