Sport
EVROPIANIN U-21: PËRCAKTOHEN GRUPET PËR EURO-2027
Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i kualifikueseve për “Evropianin U-21”, të vitit 2027, që do të organizohet nga Shqipëria dhe Serbia.
Nga shorti u përcaktua udhëtimi i 51 kombëtareve drejt finaleve të Evropianit U21 të vitit 2027.. Shorti ka përcaktuar rrugëtimin e skuadrave drejt finales. Skuadrat janë ndarë në 9 grupe, dhe fituesit e grupeve, bashkë me skuadrën e dytë më të mirë, do të kualifikohen për fazën finale. Shqipëria dhe Serbia janë kualifikuar automatikisht si vendet pritëse të turneut. Maqedonia e Veriut në garat kualifikuese për Euro 2027 do të garon në Grupin E së bashku me Italinë, Poloninë, Suedinë, Malin e Zi dhe Armenin
Kosova ka rënë në një grup A që është mjaftë i vështirë ku do të përballet me Spanjën, Rumaninë, Finlandën, Qipron dhe San Marinon.
Tetë skuadrat e tjera të vendit të dytë do të përballen në play-off për katër vendet e mbetura në fazën finale të turneut, që do të zhvillohet me 16 ekipe.
Ja ndarja e grupeve:
Grupi A: Spanjë, Rumani, Finlandë, Kosovë, Qipro, San Marino
Grupi B: Portugali, Çeki, Bullgari, Skoci, Azerbajxhan, Gjibraltar
Grupi C: Francë, Zvicër, Islandë, Ishujt Faroe, Luksemburg, Estoni
Grupi D: Angli, Irlandë, Sllovaki, Moldavi, Kazakistan, Andorra
Grupi E: Itali, Poloni, Suedi, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Armeni
Grupi F: Gjermani, Gjeorgji, Greqi, Irlandë e Veriut, Letoni, Maltë
Grupi G: Holandë, Norvegji, Slloveni, Izrael, Bosnjë Hercegovinë
Grupi H: Ukrainë, Kroaci, Hungari, Turqi, Lituani
Grupi I: Danimarkë, Belgjikë, Austri, Uells, Bjellorusi
Sport
MILANO-CORTINA 2026: DENNI XHEPA I 34-TI NË SUPER G
Skiatori shqiptar, Denni Xhepa, zhvilloi sot garën e parë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, që transmetohen në RTSH. Kjo garë shënon edhe debutimin e skuadrës shqiptare në Olimpiadën Dimërore, ku përfaqësohemi me 4 sportistë.
Ai regjistroi kohën 1:31,72, duke u pozicionuar në vend të 34-t në Super G. Xhepa zbriti në pistë i 37-i dhe kjo garë ishte për të një test për Slalomin Gjigant, që do të zhvillohet pas tri ditësh.
Kjo është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në një garë shpejtësie në ski.
Përveç Xhepës, në Lojërat Olimpike Dimërore marrin pjesë në disiplina të ndryshme Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Xhepa garon gjithashtu në Slalom Gjigant më 14 shkurt dhe Slalom më 16 shkurt.
Më 15 shkurt zbresin në pistë Lara Colturi dhe Semire Dauti, të cilat marrin pjesë në disiplinën e Slalomit Gjigant. Më 18 shkurt Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti garojnë në disiplinën Slalomit.
Sport
QËLLOHET PËR VDEKJE ME SHISHE QELQI FUTBOLLISTI NË ARGJENTINË
Lucas Ignacio Pires, ish-futbollist i Almirante Broën, u vra me një shishe qelqi të thyer gjatë një përleshje në La Matanza të Buenos Aires
Lucas Pires pasoi një plagë të thellë në parakrah që shkaktoi gjakderdhje fatale.
Pampa Mónaco’ publikon pamjet e regjistruara nga një kamerë sigurie në momentin kur, në kontekstin e një grindjeje, një burrë përdor buzën e një shisheje të thyer për t’i shkaktuar një plagë të thellë kundërshtarit të tij.
Sipas burimeve gjyqësore dhe policore, Lucas Pires pësoi një plagë të thellë në parakrahun e djathtë që dëmtoi një arterie, duke shkaktuar një hemorragji fatale .
Lucas Pires u dërgua me urgjencë në Spitalin Nestor Kirchner, por i riu vdiq për shkak të plagës së rëndë, pasi besohet se tehu i xhamit ka arritur në një arterie.
Çështja po trajtohet nga Zyra e Prokurorit të Vrasjeve në La Matanza, e cila po heton si një krim të mundshëm brenda familjes, raporton Marca.
Sport
MILANO CORTINA: SKUALIFIKOHEN DY SKIATORE TË KORES SË JUGUT
Dy skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24
Skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24. Rihapet debati për substancat e përdorura te materialet sportive.
Skualifikohen për një pomadë të ngjashme me pastën e dhëmbëve. Kjo substancë ka shkaktuar largimin menjëherë nga Olimpiada dimërore të dy skiatoreve nga Koreja e Jugut, Han Dasom dhe Lee Eui-jin. Është fluori i ndaluar në protokoll që nga sezoni 2023/24.
Bën përshtypje fakti se fronti i ri i CIO-s është dopingu te materialet, sepse fluori nuk është gjetur në trupat e sportisteve, por në pajisjet e sportit që ato ushtrojnë, te skitë. Konkretisht, është gjetur në dyllin që teknikët kishin përgatitur për garat në Lago di Tesero. Kështu ka ardhur menjëherë përjashtimi i dy garueseve që gjithsesi nuk do të luftonin për medalje.
Lajmi ka rindezur debatin mbi rëndësinë e substancave që përdoren për skitë për t’i bërë ato më të shpejta gjatë garës. Ekipi italian, për shembull, ka një kamion me më shumë se 500 lloje pomadash, që seleksionohen për diskutimit me sportistët garë pas gare.

