Lajme nga vendi
ESHR: JANË VËRTETUAR DOBËSI NË PUNËN E REGJISTRIT QENDOR QË NDIKOJNË NË REALITETIN E RAPORTEVE FINANCIARE PËR VITIN 2023
Me revizionin e kryer për punën e Regjistrit qendror janë vërtetuar paregullsi, duke përfshirë edhe shitjen e automjeteve motorike të udhëtarëve pa pajtushmëri të Qeverisë, mospajtime në eivdencën e të ardhurave dhe dhe mosfunksionimin e regjistrave të caktuar. Në mënyrë plotësuese, janë vërtetuar probleme me borxhe, parregullsi në punësim dhe lëshime ligjore që ndikojnë në efikasitetin e institucionit.
Kjo është publikuar në raportin e fundit revizor të Entit shtetëror të revizionit (ESHR) të Regjistrit qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
ESHR ka kryer revizion në raportet financiare së bashku me revizionin e harmonizimit të Regjistrit qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për vitin 202, me ç’rast ka shprehur mendim jo të volitshëm lidhur me të vërtetën dhe objektivtetin e raporteve financiare dhe mendimin me rezerva për harmonizimin e transaksioneve finannciare me rregullativat relevante ligjore.
“Me revizionin e kryer është vërtetuar evidenca e vendosur joadekuate kontabilitetit tek një pjesë e punëve ndërtimore me vlerë blerëse prej 186.635 mijë denarë, të cilët Regjistrit qendror i janë ndarë me transforimim e kryer të Entit të mëparshëm për qarkullim të paguar. Shkaku për këtë gjendje është trajtimi joadekuat i objekteve ndërtimore si mbështetja shtetërore, që ndikon në të dhënat e shprehura në raportet financiare në raportin e punblikuar sot.
Regjistrim jo adekuat është konstatuar edhe për investimet e kryera në ndërtim dhe rindërtim të objekteve në vlerë prej 15.185 mijë denarëve, për të cilat nuk janë ndërmarrë aktivitete për vënien në shfrytëzim të tyre, edhe pse, siç thekson në raport, Regjistri qendror është në posedim të objekteve dhe ka certifikatë pronësie. Edhe pas pesë vitesh nga blerja e mobilieve në vlerë prej 1.360 mijë denarëve, nuk është vënë në përdorim, për këtë arsye ekziston rreziku i dëmtimit dhe humbjes së cilësisë.
Revizorët, sipas njoftimit për media të ESHR-së, kanë konstatuar se toka në të cilën është ndërtuar ndërtesa administrative “Pallati Lazar Pop Trajkov” dhe e cila me Vendim të Qeverisë në vitin 2013 u është ndarë në shfrytëzim të përhershëm gjashtë institucioneve shtetërore, nuk është regjistruar në librat afarist. Për këtë truall, pas përfundimit të kontrollit, përfaqësuesi ligjor ka marrë masa dhe është futur në regjistrat e Regjistrit qendror.
Për tejkalimin e gjendjeve të konstatuara janë dhënë rekomandime me qëllim ndërmarrjen e masave dhe aktivieteve nga personat adekuat dhe organet në funksion të përmirësimit të gjenjeve.
Lajme nga vendi
Kasami inspekton asfaltimin e rrugës drejt Sellcës: Çdo premtim po e kthejmë në realitet
“Po punojmë me përkushtim që çdo projekt të realizohet me cilësi dhe në afat, në shërbim të qytetarëve. Çdo premtim e kthejmë në realitet. Çdo vendbanim është i rëndësishëm për ne”, ka shkruar Kasami në një postim publik.
Asfaltimi i kësaj rruge pritet të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe lidhjen e zonës me Tetovën, duke lehtësuar lëvizjen e banorëve dhe zhvillimin lokal. Komuna e Tetovës ka paralajmëruar vazhdimin e investimeve infrastrukturore edhe në vendbanime të tjera rurale./zyrtare.net/
Lajme nga vendi
48 orë paraburgim për dy persona nga Maqedonia: Dyshohen për lidhje me 5 tonë marihuanë të sekuestruar në Serbi
Me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Penale të Shkupit u ka caktuar masën e paraburgimit afatshkurtër prej 48 orësh dy personave të dyshuar. Pas analizës së provave të grumbulluara, autoritetet kanë ngritur dyshime se këta individë kanë ndërmarrë aktivitete konkrete lidhur me sasinë prej 5 tonë marihuanë që u sekuestrua së fundmi në Republikën e Serbisë.
Masa e paraburgimit është vendosur me qëllim që t’i mundësohet prokurorisë kohë e mjaftueshme për të ndërmarrë veprimet e domosdoshme procesuale dhe për të siguruar praninë e të dyshuarve. Prokuroria sqaron se kjo masë është e justifikuar për shkak të kompleksitetit të rastit dhe karakterit të tij ndërkombëtar, ku afatet kohore për veprim janë shpesh të kufizuara. Institucionet po vijojnë me intensitet punën për zbardhjen e plotë të lëndës dhe kanë paralajmëruar se publiku do të informohet në kohë për rrjedhën e mëtejshme të procedurës.
Lajme nga vendi
PROTESTA E PESTË NË TETOVË KUNDËR TATIMEVE RETROAKTIVE
Protesta e pestë me rradhë. Qytetarët sot protestuan përsëri para Drejtorisë së të Ardhurave Publike në Tetovë për tatimet të cilat u kërkohen të paguhen gjatë kohës që ata kanë punuar jashtë vendit, ata thonë se kjo është e jashtëligjshme. Qytetarët të cilët kanë punuar kryesisht në Irak dhe Afganistan theksojnë se nuk janë kundër tatimeve, por kundërshtojnë ngarkesën e padrejtë dhe retroaktive.
Semi Beqiri – Protestues
Protestuesit kërkojnë që të anulohen të gjitha vendimet e marra me efekt retroaktiv. Besir Abdullahi thotë se protestat janë apolitike dhe kanë për qëllim mbrojtjen e qytetarëve, megjithatë u bën thirrje kryetarëve të partive që t’i mbështesin në këtë mision.
Semi Beqiri – Protestues
Qytetarët paralajmëruan se do të vazhdojnë me protestën derisa të dëgjohet zëri i tyre, ndërsa thonë se protestat do të dislokohen edhe në Shkup nëse nuk gjindet zgjidhje. Ata thonë se tash më janë në kontakt të vazhdueshëm edhe me partitë opozitare dhe se çështja e tyre do të adresohet edhe në parlament së shpejti.
Semi Beqiri – Protestues
Më 13 dhjetor 2025, qytetarët u befasuan nga vendimi i Drejtorisë së të Ardhurave Publike për mbledhjen e taksës mbi të ardhurat e padeklaruara nga jashtë Maqedonisë. Disa prej tyre thanë se nuk janë të informuar mjaftueshëm për detyrimin e deklarimit të rregullt të këtyre të ardhura, ndërsa të tjerë kishin theksuar se njoftimet nga DAP-i u kishin ardhur me vonesë, për të ardhura të realizuara vite më parë.

