Lajme nga vendi
Burim Latifi: Linja e transmisionit me Shqipërinë ka rëndësi strategjike për të gjithë rajonin
Ndërtimi i linjës së transmisionit 400 kV midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore që aktualisht po realizon SH.A MEPSO. Në një intervistë për Faktor.mk më 11 shkurt 2025, drejtori i gjeneral i MEPSO, Dr. Burim Latifi, theksoi se kjo linjë ka një rëndësi të madhe jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por për të gjithë rajonin.
“Ndërtimi i linjës interkonektive me Shqipërinë është një nga projektet më të rëndësishme për lidhjen energjetike në rajon dhe ne jemi të vendosur ta përfundojmë me sukses,” ka deklaruar Latifi, duke theksuar se ky projekt do të mundësojë një lidhje më të mirë të sistemit energjetik të Maqedonisë së Veriut me tregun evropian dhe do të rrisë sigurinë në furnizim.
Projekti është pjesë e një iniciative më të gjerë për rritjen e integrimit rajonal të energjisë elektrike, e cila do të kontribuojë për një përdorim më efikas të energjisë. Burim Latifi shpjegoi se me këtë interkoneksion do të krijohen kushte për uljen e varësisë nga burimet e shtrenjta të energjisë në kohë krizash, gjë që do të jetë një përfitim i madh për qytetarët dhe konsumatorët industrial.
“Ky projekt jo vetëm që do të përmirësojë sigurinë e furnizimit, por gjithashtu do të mundësojë një shkëmbim më efikas të energjisë elektrike mes dy vendeve, gjë që ka rëndësi jetike për tranzicionin energjetik të të gjithë rajonit. Me masat e marra dhe përkushtimin tonë, jemi të bindur se do të kapërcejmë sfidat dhe do ta realizojmë projektin sipas planit,” shtoi Latifi.
Sipas të dhënave zyrtare, ndërtimi i linjës së transmetimit mbështetet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe realizimi i saj do të zgjasë disa vite. Me këtë investim, Maqedonia r Veriut do të përfitojë kushte ndjeshëm të përmirësuara për menaxhimin e furnizimit dhe mundësi për një integrim më të mirë me shtetet fqinje.
SH.A MEPSO do të vazhdojë të investojë në projekte që do të sigurojnë furnizim stabil dhe të qëndrueshëm me energji elektrike, çka është thelbësore për të ardhmen energjetike të vendit.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira.
Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri 7, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 12 deri 20 gradë Celsius.
Në ditët në vijim moti do të jetë me vranësira dhe periudha diellore.
Lajme nga vendi
Sidoqoftë, u thashë se provimi i jurisprudencës do të jetë në gjuhën shqipe!
Lajme nga vendi
Dogana e Maqedonisë sekuestron ar në vlerë të 9,460 €
Në pikën kufitare “Bogorodicë”, zyrtarët doganorë kanë parandaluar një tentativë për kontrabandim të bizhuterive prej ari me vlerë prej 581.900 denarë (rreth 9.460 euro), përcjell TV21. Sipas Drejtorisë së Doganave, personi që tentoi kontrabandimin kishte për qëllim të shmangë pagesën e taksave në shumën prej 207.738 denarë. Bizhuteritë e arit u sekuestruan.
“Në Bogorodicë, zyrtarët doganorë parandaluan një tentativë për kontrabandim të bizhuterive prej ari me vlerë prej 581.900 denarë, për të cilat kryerësi kishte tentuar të shmangë pagesën e taksave në shumën prej 207.738 denarë. Bizhuteritë e arit u sekuestruan, ndërsa ndaj kryerësit nga Drejtoria për Hetime është ngritur padi penale për kryerjen e veprës penale “kontrabandim”, e dënueshme sipas Kodit Penal”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

-
Lajme nga bota2 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni2 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga vendi2 months ago20-vjecari nga fshati Novo Sellë е Tetovës drejtonte mjetin pa leje i sekuestohet përkohësisht “BMV”

