Lajme nga vendi
Gerasimovski: Ndalesa për celularë në shkollat fillore në Qendër funksionon në mënyrë të shkëlqyer, nxënësit janë më të fokusuar në mësim

Kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski informon se ndalesa për përdorimin e telefonave celularë gjatë mësimit funksionon në mënyrë të shkëlqyer në të gjitha tetë shkollat fillore.
“Ndalimi i përdorimit të celularit gjatë orëve të mësimit po jep rezultate. Ne kemi dy vjet që e zbatojmë këtë masë në shkollën fillore “Shën Cirili dhe Metodi” dhe është e dobishme. Studentët janë plotësisht të përkushtuar ndaj të mësuarit dhe cilësia e procesit arsimor është përmirësuar. Me rekomandimet që i kanë pranuar të tetë shkollat fillore në Qendër, ne po ofrojmë kushte më të mira mësimore dhe po kontribuojmë në zhvillimin e një atmosfere pozitive shkollore. Duke reduktuar përdorimin e celularëve gjatë orës së mësimit, nxënësit do të mësojnë rëndësinë e disiplinës personale dhe do të kenë shoqërizim më të madh me bashkëmoshatarët e tyre”, thekson Gerasimovski.
Komuna Qendër, siç thonë nga atje, është komuna e parë në vend që ka filluar me implementimin e një mase të këtillë. Rekomandimet për ndalesë e përdorimit të të telefonave celularë, theksojnë nga Komuna Qendër, janë pranuar edhe në procesin zgjedhor në një pjesë të vendeve evropiane.
Lajme nga vendi
Vdes tetovari në një kafene në Tetovë

Sot në mesditë, në rrugën e Ilindenit në Tetovë ka ndërruar jetë një 46 vjeçar (1979) nga Tetova me inciale B.I nga Tetova. Sipas informacioneve të policisë, I njejti ka qenë ulur në një kafene dhe në një moment I është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka ndërruar jetë. Në vendngjarje kanë dalur ekipet e Ndihmës së Parë dhe Policisë së Tetovës. Mjeku nga Ndihma e Shpejtë vetëm ka konstuar vdekjen e 46 vjeçarit. Priten që gjatë ditës të ketë detaje tjera rreth këtij rasti tragjik.
Lajme nga vendi
Vendoset ndalesë e plotë për lëvizje në pyje nga sot deri më 31 gusht

Prej sot deri më 31 gusht vendoset ndalesë e plotë për lëvizje në pyll dhe toka pyjore në territorin me të cilin ekonomizon NP “Pyjet Kombëtare”. Ndalesa, siç informojnë vendoset duke marrë parasysh rrezikur e rritur nga paraqitja dhe përhapja e zjarreve në ambient të hapur për periudhën kohore në terminin nga ora 00:00 deri në 24:00. Lëvizja do të jetë e mjaftueshme vetëm me leje me shkrim të lëshuar nga filialja e NP “Pyjet e Maqedonisë”-Shkup për rajonin me të cilin ekonomizon Drejtoria.
Për mosrespektimin e kësaj ndalese, individët që kapen duke lëvizur në pyje dhe toka pyjore, në përputhje me nenin 106 të Ligjit për Pyjet, do të gjobiten me gjobë prej 1500 deri në 2000 euro në kundërvlerë të denarit.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, siç informojnë nga NP “Pyjet Kombëtare” – Shkup, më 26 qershor sipas nenit 57, paragrafi 3, ka dhënë pëlqim për ndalesë të plotë për lëvizje në pyje dhe tokë pyjore që do të hyjë në fuqi nga 01.07.2025 dhe do të zgjasë deri më 31.08.2025.
Ndalesa e plotë e lëvizjes në pyje dhe toka pyjore nuk vlen për punonjësit e NP “Pyjet Kombëtare” – Shkup dhe degët e saj, si dhe për punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Ministrisë së Mbrojtjes, Policisë Pyjore, Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Inspektoratit Shtetëror për Pylltari dhe Gjueti (ISHPGJ), subjektet që kryejnë aktivitete pyjore – prerje, furnizim dhe transport të drurit dhe asortimenteve të drurit në zonat e menaxhuara nga NP “Pyjet Kombëtare” – Shkup, anëtarët e shërbimit të rojeve të gjahut dhe zyrtarët nga përdoruesit e gjahut në vendet e gjuetisë që kryejnë punë për përdoruesin e gjahut në vendin e gjuetisë dhe për personat që kanë leje me shkrim për të lëvizur në pyjet e menaxhuara nga NP “Pyjet Kombëtare” – Shkup.
Ndalesën e zbatojnë të punësuarit nga NP “Pyjet Kombëtare” të cilët kryejnë veprimtari mbrojtëse, Policia Pyjore, MPB dhe ISHPGJ.
Lajme nga vendi
Digjen tre autobusë dhe një furgon në Koçan

Tre autobusë dhe një furgon u dogjën mbrëmë në një parking në dalje të Koçanit pranë një pompe benzine pranë Orizarës.
Sipas MPB-së, zjarri u shua nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve nga Shtipi, ndërsa nuk pati të lënduar.
Një ekip nga Departamenti i Zjarrfikësve të Koçanit do të kryejë inspektim gjatë ditës për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve