Lajme nga vendi
Qeveria në seancë të jashtëzakonshme, pritet të kufizohet marzha për 10 për qind
Qeveria në seancë të jashtëzakonshme pritet të marrë vendimin për kufizim prej 10 për qind të marzhave në tregti me pakicë dhe shumicë. Vendimi, sipas paralajmërimeve do të vlejë deri më 30 prill dhe do të përfshijë mbi 100 grupe produktesh. Siç informoi Qeveria krahas produkteve bazë ushqimore, vendimi do të përfshijë edhe produkte higjienike, ushqim për foshnje dhe produkte jo ushqimore, të cilët kanë shumë marzhë të lartë, ndërsa janë pjesë e nevojave bazë të qytetarëve. Vendimi do të merret në bazë të raportit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, sipas të cilit shitësit është konstatuar se kanë mbi 20 për qind marzhe për produktet ushqimore bazë dhe mbi 30 për qind për produktet e higjienës personale, ndërsa importuesit dhe distributorët kanë shënuar marzhe më të larta, madje deri në 50 për qind.
Lajme nga vendi
Zëvendësdrejtori i Doganave zhvilloi sot një takim pune me Ambasadorin e Republikës së Turqisë në vend, Fatih Ulusoy.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve, me theks të veçantë në forcimin e marrëdhënieve ekonomike, lehtësimin e procedurave doganore dhe rritjen e shkëmbimevetregtare mes dy vendeve.
Zëvendësdrejtori Mustafa Dauti theksoi rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë institucional dhe koordinimit tëvazhdueshëm për përballimin e sfidave të përbashkëta në fushëne tregtisë dhe qarkullimit të mallrave. Ai nënvizoi gatishmërinëpër thellimin e bashkëpunimit profesional dhe krijimin e mekanizmave më efikasë që do të kontribuojnë në rritjen e transparencës dhe sigurisë në proceset doganore.
Nga ana e tij, Ambasadori Ulusoy rikonfirmoi përkushtimin e Turqisë për të mbështetur iniciativat që nxisin zhvilliminekonomik dhe partneritetin afatgjatë ndërmjet dy vendeve.
Bashkëbiseduesit vlerësuan se takime të tilla kontribuojnë nëforcimin e raporteve institucionale dhe në ndërtimin e bashkëpunimit të qëndrueshëm.
Lajme nga vendi
VËRSHIME NË STRIMNICË TË ZHELINËS SHTËPITË DHE TOKAT BUJQËSORE PËRMBYTEN NGA LUMI VARDAR
Fshati Strimnicë në Komunën e Zhelinës është përmbytur nga uji, pasi që u rit niveli i ujit në Lumin Vardar, që kalon në mes të këtij fshati. Përveç që janë përball me vërshime, një pjesë e fshatit, ka mbetur edhe pa energji elektrike. Banori i fshatit Strimnicë, Bujamin Rustemi thotë se kjo është e katërta herë që uji i ka vërshuar shtëpitë e tyre. Ai u bën thirrje institucioneve që të vijnë të marrin masa konkrete, gjegjësisht, ta pastrojnë shtratin e lumit Vardar që të mos përsëritet e njëjta gjë.
Bujamin Rustemi – Banor i fshatit Strimnicë
“Disave u është futur nëpër shtëpi uji, i ka dëmtuar. Siç e shihni edhe vetë ju, nuk ndalet ky ujë. Është e treta apo e katërta herë që vërshon uji vetëm këtë vit. Duhet institucionet të marrin masa, të pastrohet lumi Vardar të mos rrij kështu sepse ky ujë ua ka përmbyt njërëzve shtëpitë, i ka dëmtuar, ja të gjitha këto shtëpi që i sheh. Nuk është në rregull kjo punë. Ka disa njerëz që nuk lejojnë të pastrohet Vardari. Shteti duhet të merr masa që të vijnë makinat në pranverë dhe ta pastrojnë. Vijnë bëjnë premtime por nuk është pastruar”.
Drejtori i NPK-së Zhelinë Suad Alili thotë se pastrimi i lumit është kompetencë e Ministrisë së Ekologjisë dhe Drejtorisë së Ujërave, dhe i njëjti bën apel që institucionet qëndrore të marrin masa.
Suad Alili – Drejtor i NPK-së Zhelinë
“Kjo nuk është në kompetencë të komunës, por ne kemi qenë afër qytetarëve me ato mundësi që i kemi ne. Kjo bie në komptencë të Ministrisë së Ekologjisë dhe Drejtorisë së ujërave, por edhe të ELEM që i ka hidrocentralet e veta. Këtu duhet të merren masa nga institucionet qëndrore pasi që për lumin Vardar komptencat nuk bien vetëm mbi komunën. Tokat nuk diskutohet, shumë kanë dëme të mëdha kjo pjesa këtu. Me kalimin e kohës deri në muajin korrik duhet të rregullohet kjo çështje për shkak se është një problematikë disa vjeçpare. Prej vitit 2010 kur lumi rrit nivelin ne kemi probleme në këtë pjesë. Tani duhet të marrim masa që të mos na përsëritet kjo, qytetarët të flejnë të qetë. Për shkak se 50 shtëpi tani e dy ditë janë edhe pa energji elektrike.
Komandanti i zjarrëfikësve Avni Ameti thotë se në fshatin Strimnicë situata ka qenë aq alarmante sa që është dashur intervenimi i tyre për të evakouar një familje nga shtëpitë.
Avni Ameti – Komandant i NJTKZ
“Zjarrëfikësit e Tetovës evakouan një familje e cile ishte ngujuar. Ka 18 shtëpi që janë të palëvizshme në fshatin Strimnicë si pasojë e daljes nga shtratit të lumit Vardar”.
Përndryshe, në rajonin e Tetovës dëme të mëdha nga përmbytjet pati edhe në zonën e Treboshit, ku u dëmtua rruga dhe tokat bujqësore, në fshatin Shëmshovë, Xhepçisht si dhe rëshqitje të dheut.
Lajme nga vendi
VLEN: BDI t’i kërkojë SPAK-ut të Shqipërisë ekstradimin e Grubit
Nisma e Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair për krijimin e një “SPAK-u” lokal kundër korrupsionit ka nxitur reagime nga Koalicioni VLEN.
Nga VLEN-i thonë se iniciativa duhet të shoqërohet me veprime konkrete dhe jo të mbetet vetëm deklarative, duke e cilësuar si përpjekje propagandistike.
Sipas tyre, nëse synohet vërtet transparencë dhe përgjegjësi, hetimet duhet të nisin nga vetë drejtuesit e BDI-së, për të dëshmuar se bëhet fjalë për proces serioz dhe të paanshëm ndaj të gjithë zyrtarëve, pa përjashtim.
“BDI në Çair shpall me bujë formimin e një “SPAK-u” lokal, sikur të kishte zbuluar “Amerikën”. Por, pyetja që lind menjëherë është: a do ta kapë ky SPAK edhe kryesinë e vet? Apo është vetëm një teatër i radhës për të mashtruar qytetarët? VLEN-i e përshëndet këtë “SPAK” të BDI-së dhe i sugjeron që, nëse vërtet është për veprim dhe jo për spektakël, të fillojë hetimet pikërisht nga këta emra. Punën e parë që duhet ta bëjë është të vendosë komunikim me SPAK-un e Shqipërisë dhe të kërkojë ekstradimin e Artan Grubit.”, – thanë nga Koalicioni VLEN.
Ditë më parë, Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair themeloi një “SPAK” lokal si mekanizëm kundër korrupsionit. Sipas njoftimit, kjo strukturë do të monitorojë ndërtimet pa leje dhe punën e organeve komunale për shkelje urbanistike.
BDI u bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo keqpërdorim të pushtetit. (Armend Murseli, TVM2)

