Lajme nga vendi
“Njëri nga Tetova, tjetri nga Kumanova”, shoferët e kamionit tentuan të çojnë në Turqi marihuanë në vlerë të 707.000€
Autoritetet kanë dhënë informacione shtesë në lidhje me sekuestrimin e marihuanës në pikën kufitare “Bogorodicë”.
Janë kapur 188 kg marihuanë, që si destinacion përfundimtar kishte Turqinë.
Janë arrestuar dy persona, njëri nga Kumanova dhe tjetri nga Tetova.
Sipas drejtorit të Doganave, Boban Nikollovski, kamioni me targa të Shkupit kishte hyrë në vendin tonë përmes pikës kufitare “Bllacë” më 8 shkurt.
Autoritetet thonë se kjo sasi e drogës në tregun e zi arrin vlerën e 707 mijë eurove.
“Drejtoria e doganës ka gjetur gjurmët dhe ka parandaluar një kanal ndërkombëtar të kontrabandës me drogë. Në aksionin e përbashkët me Byronë për siguri publike në vendkalimin kufitar Bogorodicë janë sekuestruar 188 kilogram e 636 gram lëndë narkotike marijuanë e cila është dashur të përfundojë në Turqi. Dy persona janë privuar nga liria dhe kundër tyre në Prokurorinë Themelore Publike në Gjevgjeli është ngritur kallëzim penal për kryerjen e veprës penale nga neni 215 i Kodit penal, prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve. Ky është rasti i parë ku në të ardhmen me përpjekje të përbashkëta premtojmë luftë edhe më të ashpër kundër krimit”, ka thënë Nikollovski.
Lajme nga vendi
Motra denoncon vëllain për falsifikim dokumentesh, tentoi të përvetësojë pronën familjare
Një 39-vjeçare nga rrethina e Tetovës ka raportuar në polici vëllanë e saj dhe anëtarë të tjerë të familjes. Ajo dyshon se përmes nënshkrimeve të falsifikuara, prona familjare është kaluar në emër të tij. Policia po punon për zbardhjen e rastit.
Lajme nga vendi
Dy nxënës të Kolegjit “Yahja Kemal” – Tetovë në finalen e Olimpiadës GENIUS në SHBA! video
Kolegji “Yahja Kemal” në Tetovë ka ndarë një moment krenarie për këtë institucion arsimor dhe jo vetëm.
Dy nxënësit e këtij kolegji Aulon Bajrami dhe Sabri Kurtishi bashkë me mentorin e tyre Sajid Ullah janë kualifikuar në finale e Olimpiadës GENIUS, në mesin e 3.254 projekteve nga e gjithë bota.
Nxënësit , Sabri Kurtishi dhe Aulon Bajrami, me projektin e tyre “HYDRODUO – Sistemi Inteligjent për Shpërndarjen e Lëngjeve”, janë përzgjedhur ndër projektet ndërkombëtare dhe janë kualifikuar për finalen e Olimpiadës GENIUS në SHBA!
Projekti i tyre në ueb-faqen e finalistëve të GENIUS mban ID-në me numër 8021.
Olimpiada GENIUS është një garë ndërkombëtare për projekte të nxënësve të shkollave të mesme, e fokusuar në çështje mjedisore.
Ajo është themeluar dhe organizuar nga organizata Terra Science and Education dhe mbahet në Rochester Institute of Technology në SHBA.
GENIUS Olympiad përfshin projekte në tetë disiplina të ndryshme, të gjitha me theks të veçantë në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Lajme nga vendi
Përleshje në Burgun e Idrizovës, një i burgosur përfundon në spital
Ministria e Punëve të Brendshme, informoi se më datë 01.04.2026, në ora 13:00, në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Idrizovës është denoncuar se rreth orës 12:40, gjatë shëtitjes së rregullt, të dënuarit E.A. (32) dhe SH.I. (35) nga njëra anë, dhe S.M. (26) nga ana tjetër, kanë shkëmbyer goditje me sende të forta.
Më pas, E.A. me një send të mprehtë i ka shkaktuar lëndime S.M.-së, të cilit i është ofruar ndihmë në repartin e ambulancës, e më pas është transportuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni1 week agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota1 week ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

