Connect with us

Lajme nga vendi

HIQENI MARZHËN OSE MBYLLEN MARKETET! Oda e tregtarëve “kërcënon” Qeverinë

Published

on

Odat ekonomike e tregtarëve me shumicë dhe pakicë, kryesisht me produkte ushqimore dhe jo ushqimore, pije dhe duhan kërkuan takim urgjent me Qeverinë lidhur me vendimin për kufizimin e marzheve. Siç njofton Oda, vendimi i cili parasheh 10 për qind kufizim të marzhës do të rrezikojë mbijetesën e shitësve me pakicë dhe do t’i detyrojë ata të largojnë punëtorët, por edhe t’i mbyllin marketet.  Dëmet, sipas Odës, do të jenë të mëdha, sepse vihet në rrezik mbijetesa e 86 kompanive tregtare me 790 dyqane dhe 4.700 punonjës.

“Në përgjithësi e kundërshtojmë vendimin për kufizimin e marzhës në 10 për qind. Me një marzhë të tillë nuk do të mundemi të mbijetojmë. Do të duhet të marrim vendime kufizuese për pushimin nga puna të punonjësve tanë, për ristrukturimin e punës dhe mbylljen e marketeve. Prandaj, kërkojmë urgjentisht të gjendet zgjidhje e përbashkët. Sugjerojmë të merren parasysh analizat që kanë treguar se marketet nuk janë përgjegjëse për rritjen e çmimeve, por politikën e çmimeve e drejtojnë furnitorët dhe prodhuesit. Theksojmë  se çmimet nuk i rrisim asnjëherë vetë, por ndryshimi ndodh për shkak të ndryshimeve në çmimet e prodhuesve apo furnitorëve dhe pikërisht për këtë tregjet janë nën presion të vazhdueshëm për të pranuar listat e reja të çmimeve. Nëse kjo nuk bëhet, produktet nuk do të dorëzohen. Kjo rezulton në presion mbi tregjet dhe konsumatorët, qoftë mbi çmimet, qoftë mbi mungesat e produkteve. Vetëm në muajin janar, në markete erdhën listat e çmimeve nga mbi 40 furnitorë dhe prodhues në 92 kategori produktesh dhe nënkategori. Marzhi i fitimit në markete po zvogëlohet nga viti në vit, ndërsa te ata po rritet”, thekson Oda.

Oda thekson gjithashtu se deri më tani, në formimin e çmimeve, nuk ka ndërhyrë asnjë Qeveri.

“Kemi ekonomi tregtare dhe çmimet formohen në varësi nga oferta dhe kërkesa, nëse ka ofertë të madhe, çmimet vetë ulen, pa intervenuar Qeveria, ndërsa për tu rritur oferta, duhet të rritet prodhimi. Kërkojmë të gjendet zgjidhje e arsyeshme, për të krijuar harmoni mes gjithë aktorëve, me qëllim që i gjithë sistemi të funksionojë dhe të gjithë ne të punojmë me sukses, si partnerë të vërtetë biznesi. Si biznesmenë serioz dhe të përkushtuar, me shumë vite ekzistencë dhe funksionim në sektorin e tregtisë, nuk duam të marrim masa radikale, protesta, bllokada… prandaj kërkojmë takim urgjent me Qeverinë, për të shpjeguar situatat. Kërkojmë që të zbardhen shkaqet e situatës dhe të mbahen përgjegjësi, e jo faji të kalojë te tregtarët. Besojmë, do të kuptohet për seriozitetin e gjendjes dhe do ta realizojmë takimin në një periudhë sa më të shpejtë, sepse masat populiste nuk i zgjidhin problemet në afat të gjatë”, nënvizon Oda në komunikatën e saj.

Ai thekson gjithashtu se mbijetesa e tregtarëve rëndohet edhe nga taksa të tjera, siç është çmimi i energjisë elektrike.

Advertisement

Lajme nga vendi

FILIPÇE: INSPEKTIME NË TË GJITHA SISTEMET E UJËSJELLËSIT NË VEND

Published

on

Rasti në Gostivar nuk është i izoluar, por bëhet fjalë për dobësi sistematike dhe joefikasitet institucional, deklaroi kryetari i LSDM-së, Venco Filipçe.

Në konferencën e sotme për media ai tha se ka informacione se edhe në vende të tjera të vendit ka probleme me cilësinë e ujit, ndërsa institucionet nuk po reagojnë.

Duke iu referuar një raporti të siguruar nga informatorë, Filipçe deklaroi se uji në Spitalin e Specializuar për Sëmundje të Mushkërive dhe Tuberkuloz në Leshkë ka rezultuar i ndotur.

“Askush nuk ka reaguar. Bëhet fjalë për dokumente zyrtare të Qendrës për Shëndet Publik në Tetovë. Mostra e marrë nga çezma e spitalit në Leshok, ku trajtohen pacientët, ka treguar 51 baktere koliforme në 100 mililitra ujë. Në raport thuhet se uji nuk i plotëson standardet e cilësisë për ujë të pijshëm. A e dinë këta njerëz se çfarë po bëjnë? Çfarë lloj menaxhimi i institucioneve është ky? A është qëllimi të rrezikohet shëndeti i të gjithë qytetarëve në vend?”

Lideri socialdemokrat bëri thirrje që analizat dhe kontrollet të kryhen menjëherë, ndërsa kërkoi dorëheqje dhe përgjegjësi penale për drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit të Shëndetit Publik, Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, si dhe të Prokurorisë, duke i akuzuar se kanë vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Pas zënkës me gruan, merr fëmijën 10-muajsh pa leje dhe largohet për në Zvicër

Published

on

Dje në orën 08:10 në DPB Gostivar, një 21-vjeçare nga një fshat i Gostivarit ka denoncuar se, pas një mosmarrëveshjeje paraprake në shtëpinë familjare, bashkëshorti i saj kundërligjshëm dhe pa pëlqimin e saj ka marrë fëmijën e tyre 10-muajsh për në Zvicër. Për rastin janë njoftuar shërbimet kompetente dhe Qendra për Punë Sociale në Gostivar për zbardhjen e plotë të rastit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

16-vjeçari pa leje drejtimi me veturë përfshihet në aksident,i konfiskohet automjeti

Published

on

Dje rreth orës 14:00 në një hapësirë parkingu në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria një të mitur 16-vjeçar nga fshati Poroj. Paraprakisht, ai pa leje drejtimi ka drejtuar automjetin e udhëtarëve “Smart” me targa të Tetovës dhe me automjetin ka qenë i përfshirë në një aksident komunikacioni. Automjeti është konfiskuar dhe ndaluar në stacionin policor, ndërsa biseda zyrtare me të është kryer në prani të inspektorit për delikuencë të të miturve dhe kujdestarit të tij. Pas dokumentimit të rastit, ndaj personit do të dorëzohet kallëzimi përkatës.

Continue Reading

Më të lexuarat